Kerko Mesazhet ketu

Monday, 11 June 2012

Ashtu si Unë u refuzova herën e parë, po ashtu do të refuzohem herën e dytë

E Hënë, 4 Qershor 2012, në 15:20

Bija Ime fort e dashur, shumë pak prej popullit Tim të zgjedhur, Hebrenjve, më pranuan Mua si Mesia i vërtetë kur Unë erdha në botë dhe vdiqa për mëkatet e njerëzimit.

Këtë herë shumë pak të Krishterë do ta kuptojnë se jam Unë që po iu flas atyre tani, përpara se Unë të vij për herë të dytë.

Ata do t’i besojnë gënjeshtrave që dalin nga buzët e gënjeshtarëve, profetëve të rremë të cilët 
do t’i duan, ndërsa do të më refuzojnë Mua me një urrejtje që bie në kundërshtim me dashurinë që ata kanë për Hyjin.

Ashtu si Unë u refuzova herën e parë, ashtu do të refuzohem herën e dytë.

Ju nuk duhet të ndjeheni të trishtuar për mënyrën se si më tallin Mua, më shkelmojnë, më gjuajnë dhe i përqeshin mesazhet e Mia. Sepse një urrejtje e tillë kundër Fjalës Sime të Shenjtë mund të vijë vetëm nga Satani. Nëse zemërimi i Satanit bëhet intensiv ashtu siç është tani, atëherë ju mund të jeni të sigurt se ai shqetësohet për shpirtrat që Unë kam si qëllim t'i shpëtoj nga kthetrat e tij.

Mbyllini veshët. Shikoni përpara dhe përqendrohuni vetëm tek Unë.

Përqëndrohu tek Unë
jo tek stuhia
Çdo lloj sulmi do të hidhet mbi ju, ndjekësit e Mi, për t'ju ndaluar të më ndiqni Mua.

Çdo argument kundër Fjalës Sime prej atyre që mburren se janë ekspertë në çështjet Shpirtërore të Shenjta, duhet të hidhet mënjanë.

Ata nuk e kanë Shpirtin e Shenjtë në shpirtrat e tyre, sepse ata nuk e meritojnë për shkak të mëkatit të krenarisë.

Ashtu si Unë vuajta fshikullimin tek shtylla, po ashtu, Unë do të vuaj përsëri ndërsa Fjala Ime e Shenjtë tani të copëtohet me urrejtje nga ata që duan të sigurojnë që Fjala Ime të refuzohet.

Unë iu them këtyre shpirtrave tani. Nëse ju nuk doni ta pranoni Dorën Time të Mëshirës për ta shpëtuar njerëzimin, përse mbartni kaq urrejtje në zemrat tuaja?

A nuk e dini se ju po tundoheni nga i ligu që kërkon t'ju verbojë ndaj të Vërtetës?

Urrejtja, shpifja dhe sharja nuk vijnë prej Meje. Kur ju i lejoni këto mëkate të liga që t'ju pushtojnë, ju nuk më doni Mua.

Ju do të ktheheni tek Unë, kur ju të dilni para Meje gjatë Paralajmërimit, nëse e keni përulësinë e nevojshme për të më kërkuar Mua që t'ju fal.

Nëse nuk qëndroni të heshtur tani, ju do të vuani dhe keqardhja do t'ju bëjë të dobët dhe do të dridheni përpara Meje.

Sa më lëndoni Mua.
Sa më bëni Mua të vuaj.

Ju më fshikulloni Mua ashtu si Unë u fshikullova herën e parë. Dhe prapë ju thoni se jeni Dishepuj të Shenjtë të Mitë.

Ju jeni shkaku i një dëshpërimi të madh për Mua.

Ndjekësve të Mi iu them, shpërfillini këto ngacmime.

Mos e hapni gojën apo të ngatërroheni me ata që tregojnë zemërim, urrejtje dhe që, në të njëjtën kohë, pohojnë se më duan Mua.

Si mund të më doni Mua kur ju nuk tregoni dashuri apo durim ndaj njëri-tjetrit.

Ju jeni hipokritë nëse ju e lëndoni tjetrin në Emrin Tim.

Tani koha ka ardhur për refuzimin e dytë, aspak të ndryshëm nga hera e parë.

Përçmimi do të thotë se ata të vetëquajturit dishepuj të Shenjtë do t’i ngacmojnë profetët e Mi duke u përpjekur që t'i pengojnë ata duke iu bërë pyetje mbi njohuritë e tyre për Shkrimin e Shenjtë.

Profetët e Mi nuk e kuptojnë shkrimin e shenjtë dhe ata nuk do ta mbrojnë fjalën Time.

Prapë ata të ashtu-quajturit dishepuj të Shenjtë, ashtu siç ndodhi gjatë Kurorëzimit me Gjemba mbi Kokën Time, do të përpiqen që t'i bëjnë profetët e Mi të duken si budallenj dhe pa vlerë.

Pastaj ata do t’i hyjnë tepër thellë për t’i tallur dhe turpëruar, ndërsa të jenë duke pohuar në të njëjtën kohë, se sa të ditur janë mbi Mësimet e Mia.

Ngacmimet do të vazhdojë derisa ato të lehtësohen pas Paralajmërimit kur këta shpirtra do ta kuptojnë gabimin që e kanë bërë.

Ata do të qajnë dhe do të vuajnë për shkak të kësaj, por Unë do t’i fal sepse i dua ata.

Por atëherë shumë të tjerë nuk do të pendohen. Ata do të shkaktojnë dhimbje dhe persekutim të tmerrshëm mbi profetët e Mi të kohëve të fundit. As edhe për një moment ata nuk do të heqin dorë.

Çdo lëndim, fyerje dhe sulm do të hidhet prej tyre drejt Emrit Tim, Jezu Krishtit, Birit të Njeriut.

Ata do të më mohojnë Mua, përmes Fjalës Sime të Shenjtë që iu jepet atyre sot, deri në fund.

Pastaj atyre do t'iu jepet edhe një rast tjetër për ta pranuar Librin e së Vërtetës. Ata ose do të më pranojnë Mua ose do të më refuzojnë.

Pastaj Unë do t’i mbledh të gjithë ata shpirtra të përulur që më duan Mua dhe Qielli dhe Toka e Re do të bashkohen.

Ata që akoma do të më refuzojnë Mua do të hidhen në Zjarret e Ferrit.

Unë vij edhe një herë të fundit për t'ju shpëtuar.

Hapini zemrat tuaja dhe shikoni se jam Unë, Jezusi, që po ju thërras tani.

Nëse ju nuk mund ta shikoni këtë, atëherë ju keni nevojë për shumë lutje për t’ia lejuar Shpirtit të Shenjtë që me të vërtetë të hyjë në shpirtrat tuaj.

Dijeni se ata që janë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë nuk i fyejnë të tjerët, nuk shpifin apo të përhapin urrejtje kundër fëmijëve të Hyjit.

Ata nuk dëshirojnë që t’i kontrollojnë fëmijët e Hyjit.

Ata nuk i thyejnë 10 Urdhërimet.