Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 3 June 2012

Gjatë Paralajmërimit, ata që e kanë shpenguar veten para Syve të Mi, nuk do të vuajnë dhimbjen e Purgatorit

E Enjte, 24 Maj 2012, në 18:30

Kur të vijë koha për Paralajmërimin, bija Ime fort e dashur, një numër shenjash do të shfaqen. Unë ta tregoj këtë për t’i kujtuar të gjithë fëmijët e Hyjit se ata duhet të përgatiten para kohe.

Dy yjet do të përplasen dhe shumë vetë do të tremben. 

Nuk ka asgjë për t’u trembur sepse kjo është një nga dhuratat më të mëdha që Unë sjell me qëllim që as edhe një shpirt të mos humbasë për në zjarret e Ferrit.

Pastaj, Kryqi Im, do të shfaqet në qiej dhe as edhe një njeri nuk do të mbesë pa e vërejtur.

Shumë do të bien përtokë me frikë, dhe një lëkundje e madhe, si një tërmet, do të ndjehet.

Pastaj do të vijë qetësia.

Gjithmonë përgatituni për këtë ditë sikur të ishte nesër. Kërkoni shpengim tani dhe m'i zbuloni Mua mëkatet tuaja.

Katolikët duhet të shkojnë në Rrëfim.

Për ata që nuk janë Katolikë, ata duhet të recitojnë Lutjen e Kryqëzatës (24), që Unë i jap të gjithë botës për Shfajësim të Plotë – Indulgjenca Ime Plenare.

Kjo dhuratë e Faljes Sime të Plotë është për të gjithë fëmijët e Hyjit të çdo besimi fetar dhe ofron një pastrim të madh. Mos e refuzoni këtë Dhuratë. Pranojeni atë.

Për Katolikët që e vënë në dyshim Dhuratën Time dhe që me zili e kanë kritikuar Dhuratën Time, Unë ju them këtë.

A besoni ju se Unë nuk do t’ua jepja këtë Sakrament të gjithë fëmijëve të Hyjit?

Ju duhet të jeni bujarë në zemër dhe të gëzuar që Unë e bëj këtë. A mendoni ju se atyre nuk duhet t’iu jepej një Dhuratë e tillë? Nëse ju mendoni kështu, atëherë ju nuk më doni Mua me të vërtetë.

Ulini kokat tuaja dhe lavdërojeni Hyjin për këtë Dhuratë të mrekullueshme që i është dhënë njerëzimit për të shpëtuar shpirtrat e tyre.

Atëherë, gjatë Paralajmërimit, të gjithë ata që e kanë shpenguar veten para Syve të Mi nuk do të vuajnë dhimbjen e Purgatorit. 

Ata që do t'i shikojnë mëkatet e tyre të zbuluara përpara tyre, ashtu siç shikohen përmes Syve të Mi, do të tronditen.

Shumë do ta kenë të vështirë për ta pranuar se sa të errët janë shpirtrat e tyre.

Ata që do ta pranojnë dhe do të tregojnë pendesë, do të më kërkojnë Mua që t'i fal ata. Dhe Unë do ta bëj.

Por disave nuk do t’iu vijë keq dhe do t'i mbrojnë, në zemrat e tyre, ligësitë që ata kanë kryer, ashtu si ato duken përpara Syve të Mi. Ata nuk do të pendohen dhe do të më godasin Mua me shuplakë në fytyrë.

Sidoqoftë flakët e pastrimit dhe vuajtjes do të ndjehen nga të gjithë mëkatarët. 

Gjatësia e kohës do të varet nga rëndesa e mëkateve të tyre.

Ata që largohen nga Unë kanë nevojë për lutjet tuaja. Atyre do t'iu jepet më shumë kohë për t’u kthyer tek Unë dhe për të më kërkuar Mua që t’i fal.

Por kjo kohë mund të jetë e shkurtër sa një ditë ose e gjatë sa disa vjet. 

Askush nuk e di datën e Ardhjes Sime të Dytë, por vetëm Ati Im.

Koha ndërmjet dy ngjarjeve nuk do të jetë aq e gjatë sa mund të mendoni ju.

Më në fund, fëmijët e Mi do ta kuptojnë kohën në të cilën ata po jetojnë dhe do ta pranojnë të Vërtetën.

Për ata që e dinë të vërtetën tani dhe që besojnë tek Unë, ju keni për detyrë që të luteni për shpirtrat të cilët nuk do ta pranojnë Mëshirën Time.

Bija Ime, dëshira Ime më e madhe është që ta shpëtoj të gjithë botën, përfshirë edhe ata që janë të humbur për Mua.

Të gjitha lutjet e ndjekësve të Mi, që bashkohen si një zë i vetëm, mund të më ndihmojnë Mua për ta bërë këtë. 

Shkoni me Dashuri. Kini gjithmonë besim tek Unë sepse koha është e shkurtër dhe planet për shpëtimin e njerëzimit ndodhen në duart e Atit Tim të Përjetshëm.

Jezusi juaj i dashur