Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 20 June 2012

Një Betim për besnikëri ndaj Vullnetit Hyjnor të Hyjit Atë

E Mërkurë, 13 Qershor 2012, në 16:00

Bija Ime fort e dashur, ashtu si Ati Im i Përjetshëm i ka dhuruar njerëzimit Dhuratën e Madhe të Vulës së Tij, po ashtu edhe fëmijët e Tij, duhet të betohen për besnikërinë e tyre ndaj Vullnetit të Tij Hyjnor.

Unë iu kërkoj të gjithë fëmijëve të Hyjit që do të marshojnë përpara në ushtrinë e Tij për të ndihmuar të shpëtojnë shpirtrat e gjithë fëmijëve të Hyjit, përfshirë edhe mëkatarët e ngurtë, që të bëjnë këtë premtim.

Lutja e Kryqëzatës (59) Një Betim për Besnikëri ndaj Vullnetit Hyjnor

O Hyji Më i Larti, 
O Ati Qiellor, 
unë të betohem Ty për besnikërinë time të fortë për të nderuar dhe për t’u bindur Ty 
në gjithçka që ka lidhje me Vullnetin Tënd Hyjnor në Tokë. 
Unë, përmes Gjakut të Shenjtë të Birit Tënd të vetëm-lindur, Mesisë së Vërtetë, 
të ofroj Ty mendjen, trupin dhe shpirtin tim, 
në emër të gjithë shpirtrave, 
që ne të bashkohemi si një në Mbretërinë Tënde Qiellore që do të vijë, 
në mënyrë që Vullneti Yt Hyjnor të kryhet në Tokë, ashtu si është në Qiell. 
Amen.

Ju duhet t’ia premtoni shpirtrat tuaj Atit Tim Qiellor si një shenjë e Besimit tuaj dhe në përkujtim të Vdekjes Sime në Kryq, me qëllim që secili prej jush të mund të pijë nga Kupa e Shpëtimit.