Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 17 June 2012

Profeti i Rremë jo vetëm që do ta pushtojë Kishën Katolike, por edhe do të diktojë mbi të gjitha Kishat e Krishtera

E Diel, 10 Qershor 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, Unë iu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi që të tregojnë kurajo në këtë kohë.

Kjo nuk është koha që të rrëzoheni dhe të qani. Është koha që të luftoni për shpëtimin tuaj.

Unë iu bëj thirrje të gjitha Kishave të Krishtera, klerikëve të Mi dhe të gjithë atyre që m’i kanë kushtuar jetët e tyre Mua, Jezusit të tyre, t’i dëgjojnë thirrjet e Mia.

Kurrë mos e braktisni të vërtetën e mësimeve të Mia.

Kurrë mos më braktisni Mua.

Kurrë mos e braktisni Kishën Time. Sepse Unë jam Kisha.

Kurrë mos e braktisni Trupin Tim, sepse Unë jam Buka e jetës.

Kurrë mos i pranoni gënjeshtrat, që së shpejti do të mbillen midis jush, për ta zhvendosur Kishën Time në tokë.

Është koha që të përgatiteni.

Së shpejti ju do të detyroheni që të kapërdini një fe të re, e cila do të jetë e krijuar nga njeriu.

Së shpejti ju do të detyroheni që të ushqeheni me atë çfarë do të duket si Eukaristia e Shenjtë, por që nuk do të jetë Trupi Im. Ajo do të bëhet e zbrazët, e shterpë dhe nuk do të përmbajë fare jetë të vërtetë.

E vetmja Eukaristi e Shenjtë që ekziston është mënyra me të cilën Prania Ime bëhet e njohur në Sakrificën e Shenjtë të Meshës kështu siç është tani.

Kurrë mos devijoni nga kjo madje edhe nëse do të jeni të detyruar ta bëni këtë nga të pafetë, të cilët do t’i pushtojnë Kishat e Mia të Krishtera.

Ata do t’i përdhosin Kishat e Mia dhe do t’i kthejnë ato në asgjë më tepër se vende argëtimi dhe qendra sociale.

Ju gjithmonë duhet të ndiqni hapat që Unë iu mësova Apostujve të Mi në Darkën e Fundit.

Tani ju duhet të bëni të sigurt që gjithçka të jetë në vend përpara se sulmi të fillojë.

Sepse shumë shpejt ju do ta keni të pamundur që të ndiqni një doktrinë të rreme të imponuar mbi ju nga neveria që shtrihet para.

Profeti i Rremë jo vetëm që do ta pushtojë Kishën Katolike por edhe do të diktojë mbi të gjitha Kishat e Krishtera të cilat ai do t’i bashkojë si një të vetme.

Por nuk do të jem Unë, Jezu Krishti, ai mbi të cilin do të ngrihet Tempulli i Ri. Ai do të jetë një tempull, për të zëvendësuar Selinë e Shenjtë, e për të nderuar bishën.

Vërini veshin tani fjalëve të Mia sepse shumë shpejt ju do ta shikoni të Vërtetën.

Për ata që janë mjaft të guximshëm për t’i bërë ballë këtij persekutimi të besimit tuaj, ju duhet të planifikoni që tani.

Për ata që nuk e kanë forcën për ta luftuar sundimin e antikrishtit dhe profetit të rremë, bini në gjunjët tuaj tani dhe lutuni tek Unë për t'ju ndihmuar.

Unë do t'ju udhëzoj përmes udhëheqësve të Mi të rinj që do të burojnë midis jush, të udhëhequr nga Dy Dëshmitarët e Mi.

Henoku dhe Elia, të pranishëm në Kishat e Mia të Krishtera mbi tokë dhe në Shtëpinë e Izraelit, do të ndikojnë në predikimin e Ungjillit nëpër mbarë botën, së shpejti.

Asgjë nuk do ta ndalojë mësimin e të Vërtetës.

Këtë herë do të jetë e vështirë por ngrihuni dhe ndiqeni Ushtrinë Time në tokë dhe më shumë shpirtra do të shpëtohen. Mos e braktisni grigjën që Unë jua kam caktuar për ta drejtuar.

Mos kini frikë sepse vetëm duke ndjekur Udhën Time drejt Jetës së Përjetshme ju mund të shpëtoheni.

Ndiqni udhën e Profetit të Rremë dhe jo vetëm që ju do të jeni të humbur për Mua por edhe do të çoni shpirtra të pafajshëm drejt udhës për në Ferr.

Jini të guximshëm shërbëtorët e Mi të shenjtë.

Pranojeni se koha për kthimin Tim është krejt afër. Ju nuk keni kohë për të humbur.