Thursday, 21 June 2012

Jesusi: “Paralajmërimi, edhe pse nuk duhet të trëmbeni, do të shkaktoj dhimbje tek ata që nuk janë me hiret e Zotit”

E Enjte, 14 Qershor 2012, ora 18:15

Unë, Jesui juaj i dashur, dëshiroj që ti, bija Ime e dashur, t'i kërkosh të gjithë ndjekësve të Mi t'i kushtojnë vëmëndje Udhëzimeve të Mia.

Shikoni çdo pjestar të familjes suaj, ata që janë mes jush, që nuk i ndjekin Mësimet e Mia.

Shikoni mes jush për ata shpirta që janë të humbur për Mua, që në pamje të jashtme më refuzojnë Mua. Pastaj Unë kërkoj që ju të luteni fort për ata në këtë kohë.

Ju duhet të luteni për Mëshirë për shpirtrat e tyre. Lutjet dhe sakrificat tuaja mund t'i shpëtojnë ata nga një vuajtje e tmerrshme gjatë Pastrimit në kohën e Paralajmërimit.

Paralajmërimi, edhe pse nuk duhet të trëmbeni dhe duhet ta mirëprisni si Dhuratën Time të veçantë, do të shkaktoj dhimbje tek ata që nuk kanë marrë hiret e Zotit.

Pregatisni shpritrat tuaja para kohe sepse shpirtrat e shëndetshëm do ta shohin Paralajmërimin si një Ngjarje e Gëzueshme.

Ata nuk do të vuajnë sepse do të jenë në gjëndjen e hireve të Zotit, sidomos po të marrin Sakramentin e Rrëfimit rregullisht.

Forca e tyre do të ndihmoj ata që duhet të kalojnë mes dhimbjes së Purgatorit pas Paralajmërimit.

Ndihmojini ata që nuk do t'ju dëgjojnë përmes lutjes ditore të Kurorës së Mëshirës Time Hyjnore.

Ofroni një sakrificë, tek Unë Jesusi juaj, si shpërblim për mëkatet e familjeve tuaja.

Unë do të tregoj Mëshirë ndaj kujdo që e pranon gjëndjen e zezë të shpirtrave të tyre, kur t'ju tregohen mëkatet e tyre gjatë Paralajmërimit.

Vetëm ata me përulësi të vërtetë dhe me zemër të pastër do të falen.
Ata, përfshi edhe fëmijët që më braktisin Mua, kanë nevojë të madhe për lutjet tuaja.

Këtu është lutja të cilën ju duhet ta thoni për kthimin e tyre gjatë Paralajmërimit.

Fushata e Lutjes (60) Lutje për kthimin në besim të familjeve gjatë Paralajmërimit

O I dashur Jesus i Ëmbël
Unë të lutem për Mëshirë për shpirtrat e familjes sime
(përmëndi ata këtu)
Unë të ofroj vuajtjet, sprovat dhe lutjet e mia për të shpëtuar
Shpirtrat e tyre nga fryma e errësirës,
Mos lejo as edhe një prej tyre, bijtë e Tu, të mohojnë Ty apo
Të refuzojnë Dorën Tënde të Mëshirës

Hapi zemrat e tyre për t'u lidhur me Zemrën Tënde të Shenjtë
Që ata të mund të kërkojnë faljen e nevojshme për t'i shpëtuar
Nga zjarri i Ferrit,
Jepu mundësinë të përmirësohen
Që të mund të kthehen me anë të Rrezeve të Mëshirës Tënde Hyjnore
Amen

Bijtë e Zotit, pregatituni çdo ditë për Paralajmërimin sepse mund të ndodhi në çdo kohë.

Jesusi Juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-warning-while-not-to-be-feared-will-cause-pain-in-those-not-in-a-state-of-grace/