Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 26 June 2012

Asnjë profeti nuk i janë dhënë mesazhe nga Nëna Ime e Dashur dhe nga Trinia e Shenjtë me kaq shumë bollëk

E Hënë, 18 Qershor 2012, në 20:36

Bija Ime fort e dashur, ti nuk duhet të lejosh që refuzimi mizor i mesazheve të Mia të Shenjta prej atyre ndjekësve të Mi, që ti e di se janë veçanërisht të përkushtuar ndaj Vullnetit Tim të Shenjtë, të të çorientojë ty. 

Prite që ky lloj refuzimi të rritet në intensitet, ndërsa Fjala Ime do të bëhet copë-copë dhe të hidhet tutje sikur të mos ishte asgjë. 

Dhimbja e refuzimit që ti ndjen është dhimbja Ime. Përbuzja dhe tallja që shkaktohet mbi ty është persekutimi Im. Në vend që ta lejosh një mos-aprovim të tillë për të të lënduar, ti duhet ta pranosh atë në heshtje. 

Qëndro e gëzuar në mes të lotëve të tua sepse ti e di tashmë se Unë gjithmonë kam qenë i refuzuar madje edhe nga vetë dishepujt e Mi. 

Nëse ti lejon që refuzimi i Fjalës Sime të të vonojë në përhapjen e mesazheve të Mia, atëherë më pak shpirtra do të shpëtohen. 
Gjithmonë kujto se dëshira Ime më e madhe është që të shpëtoj shpirtra. 

Misioni Im nuk duhet të njolloset nga opinione njerëzore të krijuara për të të nënvlerësuar ty. 

Fjalët që po të jap këtë mbrëmje nuk janë për të dhënë ngushëllim, por për të theksuar urgjencën e paralajmërimeve të Mia për botën. 

Shumë prej lajmëtarëve të Hyjit kanë ardhur përpara teje, bija Ime, për ta përgatitur njerëzimin për Ardhjen Time të Dytë. 

Asnjë profeti nuk i janë dhënë mesazhe nga Nëna Ime e Dashur dhe nga Trinia e Shenjtë me kaq shumë bollëk. 

Vetëm këto mesazhe mund të zbulojnë sekretet e kohëve që do të vijnë dhe të ofrojnë bekimet që iu nevojiten të gjithë fëmijëve të Hyjit deri në ditën e fundit. 

Merreni dhuratën e Fjalës Sime që i jepet gjithë njerëzimit për t'ju dhënë jetën.

Pa ndihmën Time ju do ta keni shumë të vështirë për t'i bërë ballë sprovave që do të vijnë.

Të gjithë lajmëtarët e Mi të vërtetë po i përgatisin fëmijët e Hyjit për Ardhjen e Dytë. 

Dijeni se kjo do të ndodhë gjatë kohës së jetës së këtij brezi. 

Merreni Kupën Time, pini prej saj, lëreni atë t'ju mbushë me dhuratën e dijes që kështu ju të mund të më ndihmoni Mua të shpëtoj shpirtra. 

Jezusi juaj