Bija Ime fort e dashur shumë që i lexojnë këto, Fjalët e Mia të Shenjta që po i jepen njerëzimit prej dashurisë sime, i keqkuptojnë qëllimet e Mia.
Si Biri i Njeriut, premtimi Im është që ta shpëtoj mbarë njerëzimin.
Kryqëzimi Im në Kryq nuk ishte thjesht një moment në kohë, apo një moment në histori.
Ishte një Sakrificë e bërë për t'ju ofruar secilit prej jush, edhe sot e kësaj dite, dhuratën e Jetës së Përjetshme.
Ky është një premtim solemn. Jeta e botës që do të vijë, Mbretëria Ime në tokë, është për të gjithë.
Unë po vij tani për t'ju përgatitur.
Vullneti i lirë nuk do të hiqet prej jush. Unë nuk mund t'ju urdhëroj që ju të më ndiqni Mua.
Unë mund t'ju paralajmëroj, t'ju tregoj gabimin e udhëve tuaja, por nuk mund t'ju urdhëroj që t'i përgjigjeni thirrjes Sime.
Unë vetëm mund të kërkoj.
Vullneti i lirë, ndërkohë që është një dhuratë, mund të bëhet gjithashtu një pengesë sepse mund të përdoret nga Satani për të mbjellur gënjeshtra në mendjen tuaj.
Ai mund t’ju bëjë urdhëresa të një natyre shumë detyruese, të cilat ju do t’i keni shumë të vështira për t'i luftuar, e tillë është fuqia e tij.
Durimi Im është duke u vënë në provë në këto, kohët e fundit, si kurrë më parë.
Pavarësisht nga Vdekja Ime në Kryq, ku Jeta Ime ishte dhuruar me dashuri për të shpëtuar secilin prej jush, shumë e kanë harruar se çfarë do të thotë me të vërtetë kjo Sakrificë.
Kur Unë e dhashë jetën Time për shpëtimin e njerëzimit, përse nuk dëgjojnë fëmijët e Mi?
Nëse ata nuk duan të më dëgjojnë Mua tani, përmes këtyre mesazheve, kjo është zgjedhja që ata e bëjnë sipas vullnetit të tyre të lirë. Atëherë përse ata vazhdojnë ta keqinterpretojnë dhe ta shtrembërojnë përmbajtjen e Biblës së Shenjtë?
Pa marrë parasysh se sa shumë Unë jam i refuzuar, Unë kurrë nuk do të heq dorë nga detyra Ime për t'ju paralajmëruar për rreziqet që po vijnë.
Rreziqet për të cilat Unë flas nuk janë vetëm vuajtjet e planifikuara nga dishepujt e ligj të Satanit përmbi kombet tuaja, kontrolli i parave tuaja, i ushqimit tuaj apo i jetës njerëzore.
Jo, rreziqet për të cilat ju duhet të jeni në dijeni, më shumë se të gjitha, janë rreziqet e humbjes së shpirtit tuaj tek Satani dhe engjëjt e tij të rënë.
Nëse ju i kushtoni vëmendje Fjalës Sime tani, kjo varet tërësisht nga gjithsecili prej jush.
Gjithçka që Unë kërkoj është që ju të dëgjoni. Mosarritja për të dëgjuar, për t’i pranuar hiret e veçanta që Unë ju dhuroj tani, do të thotë që ju mund të mos pajiseni ashtu si duhet për ta shpëtuar shpirtin tuaj nga bisha.
Unë ju bekoj të gjithëve. Atyre që janë të ngatërruar, Unë ju bëj thirrje që të zgjidhni lutjet që ju janë dhënë përmes këtyre mesazheve.
Ato do t'ju ndihmojnë që t'i përgjigjeni Thirrjes Sime nga Qielli.