Kerko Mesazhet ketu

Thursday 28 June 2012

Virgjëra Mari: Unë, bashkë me Birin tim, mund t’ju japim hiret dhe rrethin e mbrojtjes të cilin asnjë engjëll i rënë nuk mund ta depërtojë

E Mërkurë, 20 Qershor 2012, në 07:46

Fëmija im, sa shumë vuan Biri im në këtë kohë dhe sa shumë dhimbja ime është e ndërthurur me të Tijën.

Ata që i shkaktojnë vuajtje të tjerëve e kryqëzojnë Birin tim. Kur ata bëjnë gjëra të tmerrshme që u shkaktojnë vështirësi, dhimbje dhe vdekje fëmijëve të Hyjit, ata e rikrijojnë Mundimin në Kryq të Birit tim.

Ata që ndjekin udhën e mashtruesit po tundohen çdo sekondë prej engjëjve të rënë të udhëhequr nga Satani.

Shumë prej tyre nuk e dinë këtë prandaj dhe ju duhet të luteni për ta.

Shumë prej tyre nuk e kuptojnë se ata po përdoren nga i ligu, që ai t’ia arrijë për ta shkatërruar racën njerëzore.

Shumë shpejt ata do të skartohen prej Satanit kur të mos i nevojiten për qëllime të mëtejshme.

Biri im do të jetë duke pritur që t'i mirëpresë këta mëkatarë në Krahët e Tij të Shenjtë, kaq i mëshirshëm është Ai.

Planet djallëzore që po kryhen nga Satani, të padukshme për të gjithë, kanë për t’i sjellë hidhërim Atit Tim të Përjetshëm. Duke i lënduar vëllezërit dhe motrat e tyre, këta mëkatarë të ngurtësuar, e lëndojnë Hyjin.

Kurrë mos mendoni se ata do të realizojnë gjithçka që vendosin të bëjnë.

Mua, Nënës së Hyjit, si Bashkë-Shpenguese dhe Ndërmjetëse më janë dhënë hiret për ta shkatërruar gjarprin.

Duke më kërkuar mua që t'ju ndihmoj, unë mund t'ju ofroj mbrojtje fëmijë, nga frika.

Unë, bashkë me Birin tim, mund t'ju japim hiret dhe rrethin e mbrojtjes të cilin asnjë engjëll i rënë nuk mund ta depërtojë.

Satani nuk mund t’i lëndojë apo t’i sulmojë të gjithë ata që e thonë Rruzaren time të Shenjtë çdo ditë.

Duke recituar tri ose më shumë Rruzare ju mund ta zgjeroni këtë mbrojtje për të tjerët. Nëse edhe madje 100 njerëz të mund ta bënin këtë, ata do të mund ta shpëtonin kombin e tyre nga ndotja e përhapur prej të ligut.

Ju duhet të mblidheni së bashku fëmijë dhe të luteni për të mbrojtur veten tuaj.

Ju duhet të jeni bujarë në zemër dhe të luteni për armiqtë tuaj, sepse shumë prej tyre nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë.

Duke pasur besim në Birin tim plotësisht dhe duke i pranuar dhuratat që Ai tani ju sjell përmes mësimeve dhe profecive të Tij, ju mund ta fshini gjithë frikën tuaj.

Satani e përdor frikën për të gjuajtur dhe e ushqen atë. Përballuni me të Vërtetën dhe përdoreni lutjen për t’i dobësuar planet djallëzore që po kryhen nga këto grupe të liga që duan ta shkatërrojnë njerëzimin.

Ndjeni dashurinë e Birit tim duke i hapur zemrat tuaja. M'i dorëzoni mua, Nënës së Shpëtimit, shqetësimet tuaja dhe unë do t'i çoj ato tek Biri im.

Pastaj unë do t'ju mbuloj me mantelin tim më të shenjtë dhe ju do të ndjeni një forcë që mund të vijë vetëm nga Qielli.

Vetëm atëherë ju do të mbusheni me paqe, kurajo dhe me vendosmërinë për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Hyjit. Kjo ushtri, që tashmë po formohet, është e përbërë prej shumë vetëve nëpër çdo komb.

Ata do të marshojnë deri në fund dhe nuk do të mposhten.

Faleminderit fëmija im që iu përgjigje thirrjes sime.