Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 26 September 2017

Ardhja e Dytë

E Hënë, 15 Nëntor 2010, në 03:00

Faleminderit bija Ime për këmbënguljen në të Vërtetën Time dhe që e kupton se komunikimi Im me ty është shumë i vërtetë. Ti do ta ndjesh Shpirtin Tim në trupin tënd, kur Unë të vij të zbuloj ty Mesazhin Tim Hyjnor të nevojshëm për njerëzimin që ta kuptojë në këto kohë. Unë sjell një Mesazh Dashurie dhe Pasioni të Pastër tek fëmijët e Atit Tim. Këto Mesazhe janë për t’iu shpjeguar të gjithë ndjekësve të Hyjit, së pari, nevojën për të rënë në gjunjë tani, dhe për ta kuptuar të Vërtetën e Librit të Gjonit.

Koha ka ardhur për Ardhjen Time të Dytë, Shenjat e së cilës tashmë po iu tregohen atyre që i njohin profecitë e treguara kaq kohë më parë. Vështroni, çfarë shikoni tani? Shenjat janë të dukshme tani. Njeriu nuk e kupton zhytjen e tmerrshme tek e cila po ekspozohet. Gënjeshtra e ligë, që është marrë dhe pranuar nga qeveri që nuk dyshojnë, fshihet, pa u dalluar, nën maskën e shpëtimit.

Më dëgjoni Mua tani fëmijët e Mi. Antikrishti është gati për të dalë. Qëndroni vigjilentë, hapini sytë dhe zemrat ndaj të Vërtetës, ose përndryshe do të humbisni. Mos kini frikë, ndjekësit e Mi të dashur, sepse ju do ta udhëhiqni grigjën Time në Adhurimin e Shenjtë të Atit Tim të Përjetshëm. Ushqimi i Jetës do të jetë i bollshëm për ata besimtarë, gjatë ditëve të errëta që do të vijnë. Qëndroni së bashku. Duajeni njëri-tjetrin. Jepini njëri-tjetrit forcën që të mund të bashkoni të gjitha racat, besimet dhe besimtarët, kudo, drejt Mbretërisë së Atit Tim.

Do të jetë detyra juaj të tregoni Dashurinë e Hyjit, Mirësinë, Dashurinë, Shpresën dhe të Vërtetën e jetës së përjetshme, që e pret gjithë njerëzimin. Do të jetë duke u lutur së bashku, duke e rrëzuar murin tuaj të jashtëm të krenarisë dhe ndrojtjes, që ju do të bëheni forca e fuqishme. Së bashku ju do të jeni të fortë. Besimi juaj tek Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor, do të ndihmojë në kthimin e jo-besimtarëve. Këta njerëz, shumë prej të cilëve, jo për faj të tyre, janë të paditur ndaj Dashurisë Sime. Ata mund të ndjejnë dashuri për njëri tjetrin, por nuk e kuptojnë se nga vjen ajo. Udhëzojini ata, fëmijët e Mi të Hyjit, drejt Dritës.

Unë Jam Buka dhe Unë Jam Drita. Drita Ime do ju ruaj të gjithë. Por Unë ju kërkoj të jeni bujarë në zemër dhe në shpirt dhe të mendoni për ata shpirtra të gjorë që kanë nevojë për udhëzim. Ju duhet ta bëni këtë përmes shembullit tuaj dhe t’iu tregoni këtyre shpirtrave se si të afrohen tek Unë. Ata duhet të trajtohen me butësi, por me vendosmëri, përgjatë udhës. Është e rëndësishme që ata të zgjohen nga dremitja e padijes, përpara se të jetë tepër vonë.

Bijtë e Mi, a nuk i kuptoni ju Mësimet e Librit të Atit Tim? Libri që zbulon shenjën për kthimin Tim në Tokë, duhet të studiohet dhe të pranohet si e Vërteta. Hyji, Ati Im i Përjetshëm, përmes profetëve, nuk gënjen. Ai nuk bie në kontradiktë. 

Tani po ju tregohen shenjat e qiellore, të parathëna, dhe ju duhet të përgatiteni tani.

Ju dhe familjet tuaja do të ngriheni me Mua sa hap e mbyll sytë. 

Ju lutem, ju lutem që të luteni për udhëzim. Besimtarë, bëhuni gati tani, për të luftuar në Emrin Tim dhe për ta kund
ërshtuar antikrishtin. 

Njerëzit do t’ju qeshin kur t’ia kujtoni atyre profecitë e përmbajtura në Librin e Gjonit. Ju do të akuzoheni dhe do të qortoheni me cinizëm për pikëpamjet dhe shqetësimet tuaja. Injorojini këto, sepse ju keni një detyrë ndaj Meje. Lutuni, lutuni dhe sillini jo-besimtarët që të pranojnë Mësimet. Mos kini frikë. Për shumë nga ju, që jeni të frikësuar për të ardhmen dhe familjet tuaja, Unë kam këtë për t’ju thënë. Kur koha të vijë, ju dhe familjet tuaja do të ngriheni me Mua, sa hap e mbyll sytë, drejt Qiejve. Pastaj ju do të merrni Dhuratën e jetës së përjetshme kur Qielli dhe Toka të bëhen një. Kjo është ajo që kuptohet si Parajsa e Re. Do të jetë një kohë lavdie të madhe, dashurie dhe përsosmërie për të gjithë ndjekësit e Mi.

Qëndroni të fortë. Ju duhet të duroni një periudhë të shkurtër mundimesh, por besimi juaj do t’ju mbajë të fortë. Mbajeni mend, Unë ju dua të gjithëve ju. Më doni Mua nga ana juaj, dhe më ndihmoni Mua të shpëtoj sa më shumë shpirtra të jetë e mundur. Ju jeni ushtria Ime e fuqishme dhe koha është tani për t’u përgatitur për betejë. Unë do t’ju udhëheq ju të gjithëve tek Mbretëria e Atit Tim.

Shpëtimtari juaj i Dashur