Më dëgjo mua, fëmija im. Ti duhet të qëndrosh e fortë, për Birin tim të dashur, Jezu Krishtin. Ai është tepër i rëndësishëm dhe i veçantë për ty për t’iu larguar me dyshime në mendjen tënde. Po, është e lehtë të ngatërrohesh në këtë Punë, por ty do të duhet që të besosh tek Ai, plotësisht. Ai ka nevojë që ti të dorëzohesh dhe t’i japësh Atij besimin tënd absolut.
Fëmija im, nuk ka qenë e lehtë për ty, me këtë Punë. Por, siç e kam thënë edhe më parë, ti dëshiron të këmbngulësh. Ti do të kesh sukses në kryerjen e Punës tënde. Unë të kërkoj të kthehesh në një rutinë të lutjeve ditore. Sepse është përmes Rruzares sime Më të Shenjtë që ti do të jesh e mbrojtur.
Kjo Punë është shumë e Shenjtë, bija ime, prandaj për respekt, të lutem bindju Birit tim, duke besuar tek Ai plotësisht. Largoji mënjanë dyshimet, bija ime, sepse ty të janë dhënë hire të veçanta, nga Shpirti i Shenjtë. E Vërteta tani shtrihet në zemrën, shpirtin dhe mendjen tënde. Prandaj ti e ke pasur më të lehtë t’i shkruash Mesazhet, që Biri im fort i dashur t’i jep.
Ai të do ty, fëmija im, dhe të ka zgjedhur ty për një nga detyrat më të rëndësishme ndonjëherë në këtë shekull. Puna jote është duke u krahasuar me atë të kërkuar prej Motër Faustinës. Ti po kalon vuajtje të ngjashme me ato që ajo duroi. Mos ki frikë nga këto vuajtje, të cilat përfshijnë mungesën e aftësisë për t’u lutur dhe dyshimet e përditshme, të cilat janë normale. Ato do të kalojnë.

Të gjithë shenjtorët, përfshirë Shën Faustinën, ecin me ty, bija ime dhe të udhëzojnë ty, çdo ditë.
Puna që ti po e ndërmerr në emrin tim, dhe të Birit tim të dashur, ka qenë parathënë. Ajo është një nga mënyrat më të rëndësishme me të cilat ti mund të shpëtosh shpirtrat. Mos u lëkund, apo të hezitosh. Gjithmonë, gjithmonë thirre Nënën tënde të dashur për ndihmë. Unë Jam atje për ty. Të lutem, lutju përditë Birit tim duke recituar Kurorëzën e Mëshirës së Tij Hyjnore. Kështu ti do të jesh më pranë Tij dhe do ta ndjesh Atë të lëvizë brenda zemrës tënde.
Merr kurajo dhe ec përpara, tani. Shiko, me dashuri, drejt udhës së çmuar që çon drejt Trinisë së Bekuar. Të gjithë janë me ty. Ti do të vuash, por konsideroje këtë një hir, sepse pa vuajtje ti nuk mund të qëndrosh pranë Zemrës së Birit tim.
Kjo është e gjitha për tani. Kthehu dhe hape zemrën tënde, tani, drejt Birit tim të dashur, Jezusit Më të Lartit.
Dashuria dhe Paqja

Zonja jonë e Trëndafilave
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/12/20/third-message-from-the-virgin-mary/