Tuesday, 26 September 2017

Mesazh për Agnosticistët dhe Ateistët

E Enjte, 18 Nëntor 2010, në 21:00

Atyre që pohojnë se nuk besojnë tek Unë, Unë kam këtë për t’ju thënë. Bëjini vetes këtë pyetje: A mund të kujtoni një kohë kur ju besonit? Mendoni për kohën kur ishit fëmijë kur ju besonit në Hyj. Nuk ka rëndësi se çfarë feje ndiqnin prindërit tuaj. A besonit ju? Çfarë ndryshoi? A ishte ndikimi i të tjerëve? A ju thanë ata se ka një përgjigje të arsyeshme ndaj ekzistencës suaj?

Që nga fillimi i kohës, ka qenë e vështirë për fëmijët e Mi që të pranonin ndonjë ekzistencë tjetër jashtë kësaj. Megjithatë hidhini sytë nëpër botë dhe shikojini mrekullitë e Krijimit nga Ati Im i Përjetshëm. Diellin, hënën, detin, lumenjtë, bimët, kafshët dhe të gjitha mrekullitë e Krijimit dhe përgjigjuni kësaj. Nga erdhën të gjitha këto? Me të vërtetë besoni se doli nga diçka tjetër përveçse nga një Qenie e Superiore? Kujdes kur dëgjoni gënjeshtrat e përhapura nga të ashtu-quajturit tregues fati, që gjenden në Lëvizjen e Epokës së Re (New Age). Ata po çohen drejt asaj që ata besojnë të jetë e vërteta dhe kënaqësia e jetës së premtuar atyre në një erë të re. Kjo erë, drejt të cilës ata janë drejtuar të besojnë, është një parajsë e re, një formë qendre e universit, e kontrolluar nga njeriu, por e lavdishme. Ajo është një doktrinë e rreme. Shumë njerëz të Hyjit, përfshirë ata që besojnë, gabimisht e ngatërrojnë besimin e tyre në këtë doktrinë, me besimin në doktrinën e Dritës.

Ata po udhëhiqen nga djajtë. Disa e dinë se ata janë. Të tjerët nuk e dinë. Lutuni që ata ta shikojnë të vërtetën përpara se të vazhdojnë në udhën e tyre të kotë të zbrazëtisë.

Ateistëve Unë ju them këtë. Unë ju dua pavarësisht se sa më fyeni Mua. Ateistët që udhëhiqen dhe influencohen nga besimet e tjera, të ndalojnë dhe të mendojnë. Në përpjekjet e tyre për të ndjekur arsyen njerëzore, ata thjeshtë besojnë në një besim tjetër. Në besimin se njeriu është në kontroll. Ai nuk është. Por vetë këta njerëz, fëmijët e Mi të shtrenjtë, për të cilët Unë do të luftoj, po inkurajohen të ndjekin Satanin, mashtruesin dhe armikun e njerëzimit. Pyesni ateistin, i cili bën të pamundurën për të vënë në presion fëmijët e Hyjit, përse e bën ai këtë?

A nuk është e mjaftueshme që thjeshtë të më mohojë Mua? Përse gënjejnë këta njerëz? Shumë nga këto grupe ateiste e kanë një program për të tunduar dhe joshur fëmijët e Mi në një doktrinë të rreme. Mos u gaboni, besimi i tyre është një formë tjetër feje. Një fe që lartëson forcën e inteligjencës, arsyes dhe krenarisë. Ata imitojnë të njëjtat karakteristika të Satanit. Ata, në verbërinë e tyre, ndjekin një besim tjetër – adhurimin e errësirës, ku nuk ekziston asnjë dashuri.

Kaq të apasionuar janë këta ateistë, kaq krenarë për fenë e tyre, saqë ata nuk e kuptojnë se ajo që ata mbështesin është një fe – feja e mashtruesit i cili qesh me budallallëkun e tyre.

Ateistë, më dëgjoni Mua edhe një herë të fundit. Kthehuni tek Shkrimet e Shenjta, tani. Shikoni Librin e Gjonit dhe konsiderojeni të Vërtetën, ndërsa po fillon të zbulohet tani. A nuk ju duket e reale për ju, tani, ndërsa ju vëzhgoni ngjarje, ndërsa ato po zbulohen, fletë pas flete, çdo ditë, përpara jush?

A nuk mund ta shikoni se Fjala Ime, profecia Ime e parathënë kaq kohë më parë, mund të jetë e Vërteta? Hapini sytë tuaj dhe flisni me Mua, një herë, si më poshtë:

“Hyj, nëse Ti je e Vërteta më trego mua shenjën e Dashurisë Tënde. Hape zemrën time që të marrë drejtim. Nëse Ti Ekziston më lejo ta ndiej Dashurinë Tënde, që të mund ta shoh të Vërtetën. Lutu për mua tani.”

Ndërsa Unë po ju bëj thirrje, për herë të fundit, Unë ju them këtë. Dashuria nuk është bërë nga njeriu. Ju nuk mund ta shikoni atë por ju mund ta ndjeni atë. Dashuria vjen nga Ati i Përjetshëm. Ajo është një Dhuratë për njerëzimin. Ajo nuk vjen nga errësira. Errësira që ju ndjeni është e zhveshur nga dashuria. Pa dashuri të vërtetë, ju nuk mund të ndjeni. Ju nuk mund ta shikoni Dritën. Ju nuk mund të shikoni asnjë të ardhme. Unë Jam Drita. Unë Jam e ardhmja. Unë ju sjell lavdi dhe jetë të përjetshme. Kthehuni, tani, dhe kërkoni ndihmën Time. Bëjeni këtë, dhe Unë do t’ju përgjigjem dhe do t’ju mbështjell në Krahët e Mi.

Lotët e Mi të Gëzimit do t’ju shpëtojnë, ndërsa ju bëheni fëmija Im i dashur, përsëri. Ejani tani dhe bashkohuni me Mua në Parajsë.

Shpëtimtari juaj i Dashur