Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 26 September 2017

Thirrje për Besimtarët për të kthyer në besim shpirtrat e humbur

E Premte, 26 Nëntor 2010, në 15:00

Bija Ime e dashur, Trinia e Shenjtë bashkohet me ty, si një, për ta çuar përpara të Vërtetën Hyjnore tek çdo shpirt në botë, si një çështje urgjente.

Ti, bija Ime, tani e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen në zemrën tënde së bashku me Mua për njerëzimin. Besimi i tyre i humbur të sjell ty një trishtim të thellë dhe një ndjenjë frike për të ardhmen e tyre.

Ndjekësit e Mi të dashur dhe të përkushtuar janë tani, në këtë kohë, duke u bashkuar nëpër botë përmes lidhjes së Dashurisë së fuqishme Hyjnore për të luftuar për shpëtimin e shpirtrave nga mallkimi.

Këta, fëmijët e Mi të Dritës, vijnë nga të gjitha kombet. Ata do ta njohin njëri tjetrin në çast pavarësisht nga raca, ngjyra apo besimi i tyre. Unë Jam duke i drejtuar ata me qëllim që kjo ushtri e dashurisë të ndihmojë në forcimin e besimit të njerëzimit në këtë pikë të historisë.

Kurrë më parë nuk e kam bërë Praninë Time kaq të dukshme brenda zemrave të besimtarëve. Ata ndjejnë vuajtjen që Unë e duroj, ndërsa Unë dëshmoj ligësinë që ta thyen zemrën, e cila emetohet prej njeriut, madje edhe midis atyre që do të konsideroheshin të ishin të mirë dhe dashamirës. Dashuria për vetveten po i shkatërron fëmijët e Mi.

Egoizmi dhe mungesa e respektit për ata rreth jush dhe për të pambrojturit lë një njollë turpi që është e vështirë për t’u fshirë. Mizoria që njeriu i tregon fqinjit të tij, e gjitha për një arsye në mendje – vet-kënaqësisë, ka arritur në një lartësi të të gjitha kohëve. Mania për nevojat e tyre është një mëkat në sytë e Atit Tim të Përjetshëm.

Sa shumë justifikime të rreme, të bëra në emër të vet-vlerësimit, janë plotësisht të papranueshme dhe kundër Mësimeve të Mia. Duajeni njëri tjetrin. Trajtojini të tjerët, ashtu siç do të prisnit që t’ju trajtonin juve. Mendoni për nevojat e të tjerëve përpara nevojave tuaja. Qëndroni për të drejtat njerëzore të vëllezërve dhe motrave tuaja kur ata përballen me padrejtësi nga të tjerët. Kurrë ndonjëherë, mos e justifikoni ndëshkimin e një personi me qëllim që të fitoni materialisht. Tregoni dashuri dhe keqardhje, madje edhe për armiqtë tuaj. Kjo nuk është një detyrë e lehtë për shkak të pasigurive materialiste që ndjejnë fëmijët e Mi. Simptomat e obsesionimit egoist me pasurinë, bukurinë dhe të ashtu-quajturin sukses, që shumë njerëz besojnë të jenë atribute të natyrshme të qenies njerëzore, shkaktojnë një konfuzion të tmerrshëm.

Ideja ku njerëzit mësohen të vënë nevojat e veta të parat, në emër të rëndësisë për vetveten, ka qenë mbjellë në psikozën njerëzore për një kohë të gjatë, por kjo filozofi është përforcuar nga fuqitë e komunikimit modern. Kur fëmijët e Mi i ndjejnë këto mesazhe, pothuajse çdo ditë, përmes TV, medias, kinemasë, muzikës dhe Internetit, ata i pranojnë këto mesazhe sikur të ishin të rëndësishme.

Pavarësisht premtimit të rremë, këto bestytni, që janë joshëse sepse ofrojnë vetë-shpërblim, i cili është vështirë të refuzohet, fëmijët e Mi e pranojnë gënjeshtrën, gënjeshtrën që ka qenë mbjellë nga mashtruesi – Satani.

Shqetësimi që ata ndjejnë menjëherë pasi të kenë përfituar nga dikush tjetër, është e vështirë për ta që të kuptohet. Ata, fëmijët e Mi, pasi e kanë fituar çmimin e kërkuar, nuk janë të kënaqur. Atëherë ata kërkojnë më shumë e më shumë prej së njëjtës gjë, kaq i pangopur është oreksi i tyre. Por kjo është e pavlerë. Ata nuk mund ta kënaqin veten plotësisht. Atyre u mungon gëzimi i vërtetë, një kënaqësi e natyrshme, dhe ata nuk e kuptojnë boshllëkun që ndjejnë përbrenda.

Kur ju e vini veten tuaj të parin, përpara të tjerëve, ky është egoizëm. Kur ju përfitoni me të padrejtë mbi ata që janë më të dobët dhe më të pambrojtur se ju, ky është mëkat. Kur ju e dëmtoni aftësinë e atij personi për të jetuar me dinjitet dhe më pas i hiqni atyre të drejtën për të ushqyer siç duhet familjet e tyre, kjo më fyen Mua rëndë. Unë vuaj me këta shpirtra. Bëjini një të keqe fqinjit tuaj dhe ju ma bëni këtë Mua. Kur ju e lëndoni fqinjin tuaj përmes fjalëve të rënda, ju jeni fajtor për dhimbjen e shkaktuar në Zemrën Time.

Kur njeriu e ndëshkon një tjetër përmes dhunës, Unë e duroj dhimbjen e Mundimit Tim në Kryq. Unë e rijetoj atë. Unë e ndjej dhimbjen e tyre ndërsa ju i shkaktoni atyre dëmin në trup. Kur ju jeni një vrasës, ju jeni fajtor për turpin përfundimtar të gozhdimit Tim në Kryq.

Fëmijë, dijeni këtë. Mëkati do t’ju çojë në Ferr. Kjo është e frikshme për ata besimtarë që më shohin Mua si një Gjykatës të Mëshirshëm. Premtimi Im për Mëshirë të pakufizuar, të cilën Unë do t’ia jap secilit prej jush që pendohet, është akoma i garantuar. Por, si mundem Unë t’i shpëtoj ata që nuk do ta shikojnë gabimin në jetën e tyre të trazuar?

Predikimi i të Vërtetës së Mësimeve të Mia është i rëndësishëm. Është për shkak të tërheqjes së shumë shpërqendrimeve, të cilat janë me bollëk, që shumë prej fëmijëve të Mi do ta kenë jashtëzakonisht të vështirë ta njohin Fjalën e Hyjit. Shumë nuk do të kenë njohuri mbi Mësimet e Hyjit përmes profetëve apo përmes Shkrimit të Shenjtë. Shumë, thjesht nuk duan t’i njohin. Të tjerët, do të refuzojnë të dëgjojnë madje edhe nëse Fjala përhapet përmes profetëve dhe vizionarëve të Mi të sotshëm, me shenja të qarta për t’u parë nga të gjithë. 

Prandaj dhe do të varet nga besimtarët që të luten për të tjerët. Lutje të veçanta kërkohen tani. Duke lutur Mëshirën Hyjnore, lutjen e fuqishme dhënë të dashurës Sime - Motër Faustinës, shumë kthime do të ndodhin.

Kur kjo të ndodhë, Unë kërkoj që të gjithë fëmijët e Mi të ribashkohen në grupe të lutjes për të vazhduar të luten dhe të japin udhëzim për ata fëmijë të Mi të dëshiruar – vëllezërit dhe motrat tuaja.

Në Emrin Tim dhe të Trinisë së Shenjtë, Unë u kërkoj fëmijëve të Mi të dashur që të bashkojnë forcat në bashkim me Zemrën Time dhe të më ndihmojnë Mua të shpëtoj shpirtrat e tyre. Unë i dua ata të gjithë aq shumë saqë Unë derdh lot të dëshpëruara dhe të hidhura terrori për ta. Unë nuk dua t’i humbas ata.

Më ndihmoni Mua, ndjekës të Mi në Dritë, për t’i bashkuar këto shpirtra të humbur me familjen Time, që edhe ata të përjetojnë Parajsën e Vërtetë për të cilën ata përpiqen në mënyrë kaq të dëshpëruar.

Zgjatini duart tuaja tek ato të tyre. Bisedoni me ta. Dëgjojini ata. Tregoni dhembshuri për ata, madje edhe kur ata jua përplasin në fytyrë me përbuzje. Tregoni durim. Mbi të gjitha bëni që ata të ndjejnë Dashurinë Time për ta përmes jush.

Ata do ta kenë të vështirë t’ju shpërfillin atëherë, edhe nëse ata ju tallin. Përmes lutjeve tuaja ju mund t’i shpëtoni, dhe do t’i shpëtoni shpirtrat e tyre.

Unë ju përshëndes, ndjekësit e Mi të çmuar. Ju sillni lot në Sytë e Mi me dashurinë dhe përkushtimin që ju tregoni ndaj Meje, Nënës Sime të Bekuar, Mbretëreshës së Qiejve dhe Trinisë së Bekuar.

Ne, dhe të gjithë engjëjt dhe shenjtorët në Qiell gëzohemi për përgjigjen tuaj ndaj kësaj thirrjeje tani. Prandaj, shkoni të kryeni Punën tuaj në Emrin e Atit Tim të Përjetshëm. Sillmëni grigjën Time.

Shpëtimtari juaj i devotshëm