Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 26 September 2017

Paralajmërimi mbi Ferrin dhe Premtimi i Parajsës

E Shtunë, 13 Nëntor 2010, në 03:00

Bija Ime e dashur, ti ke kaluar një persekutim të tmerrshëm, të cilin Unë e lejova për ta çliruar shpirtin tënd nga mundimet e Ferrit. Ti je tani e lirë dhe shpirti yt do të mundësojë që ta përhapësh Fjalën Time, që njerëzimi të mund të çlirohet nga vuajtja që i pret ata, nëse bëjnë budallallëkun që të dorëzohen tek i ligu.

Ti, bija Ime, ishe dërguar që prej fillimit. Unë po të bëj ty më të fortë gjatë gjithë kohës, në pak ditë. Si mendon se do të jesh për një javë, për një vit apo dy vjet? Një luftëtare, trime deri në fund, ti do të punosh me Mua për të pastruar shpirtrat e fëmijëve të Mi të dashur, për të cilët Unë mbaj një Dhembshuri të thellë dhe plotësisht dashamirëse. Dashuria rrjedh nëpër venat e Mia si një lumë. Dhembshuria Ime kurrë nuk shuhet, pavarësisht nga fakti se ata kthehen në anën tjetër.

Unë do t’i shpëtoj ata nga Mundimet e Ferrit 

Tregoju atyre, bija Ime, se Unë do t’i shpëtoj ata nga mundimet e Ferrit. Unë kam nevojë që ata të kthehen tek Unë në gjendjen e tyre të trishtuar dhe pashpresë. Ka vetëm një rrugë drejt dashurisë dhe paqes. Kjo do të jetë në Parajsën Time të Re kur Qielli dhe Toka do të bëhen një. A nuk e dinë ata këtë? Kurrë nuk kanë dëgjuar për premtimin Tim të vjetër? Premtimi i jetës së përjetshme, ku ata – gjithë njerëzimi që kthehet tek Unë – do të ngrihen në trup, shpirt dhe mendje në Tokën dhe Qiellin e Ri, kur ato të bashkohen, edhe një herë, në Parajsën e premtuar për aq kohë tek fëmijët e Atit Tim.

Besoni. Unë ju lutem. Mendoni. Nëse ju nuk keni qenë ekspozuar kurrë ndaj Shkrimit të Shenjtë, atëherë bëjini vetes suaj këtë pyetje të thjeshtë. Nëse ju ndjeni dashuri në zemrat tuaja, nga mendoni se vjen ajo? A është dashuria ajo që ju bën të ndjeheni të butë, të përulët, me dëshirë të zjarrtë dhe të çliruar nga i gjithë egoizmi? Nëse është kështu, atëherë, kjo është dashuria që Unë ua premtoj të gjithë fëmijëve të Mi që kthehen tek Unë.

Si ambiciet e kësaj bote ju lënë bosh

Unë e di se është e vështirë, fëmijë të dashur, të besoni në një botë të ndryshme nga ajo në të cilën jetoni. Mbajeni mend se kjo botë qe krijuar nga Hyji Ati i Përjetshëm, dhe pastaj ajo u njollos nga veprat e mashtruesit. Ai, Satani, është dinak në ekstrem. Ju, fëmijët e Mi duhet ta dini me siguri se ambiciet e kësaj bote, të cilat nuk mbarojnë kurrë, nuk ju mbushin. Ju ndjeni një boshllëk, të cilin ju nuk mund ta shpjegoni, apo ta kuptoni. A nuk është kështu? Dhe pastaj ju mundoheni për më shumë e më shumë. Por prapë, ju nuk jeni të kënaqur kur e ndjeni se duhet të jeni. Përse është kjo? A keni kërkuar në zemrat tuaja dhe pyetur përse? Përse? Përgjigja është shumë e thjeshtë.

Hyji e krijoi njerëzimin. Njerëzimi qe tunduar nga Satani. Satani ekziston në këtë botë të bukur që Ati Im i Përjetshëm e krijoi prej Dashurisë së Pastër. Për fat të keq, ai, Satani, do të ekzistojë deri në Ardhjen Time të Dytë. Pastaj ai do të ekspozohet për gënjeshtrat e plota dha mashtrimet që ai ka futur tek fëmijët e Mi. Në atë kohë do të jetë tepër vonë për shumë nga fëmijët e Mi, përfshirë ata që janë të pasigurt apo që hezitojnë të besojnë në Krijimin më të lartë Hyjnor të Mbretërisë së Atit Tim.

Mos më refuzoni Mua

Dëgjoni! Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari, u dërgova për t’ju dhënë të gjithëve një mundësi të dytë për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim. Dëgjoni tani premtimin Tim. Dëgjojeni Zërin Tim, të dërguar sipas hirit Hyjnor, përmes lajmëtarëve dhe profetëve të Mi në botën e sotme, dhe kuptojeni se të gjithë fëmijët e Mi janë të barabartë në Sytë e Atit Tim.


Ata që e ndjekin Atë janë të bekuar, por do të vuajnë mundime për shpirtrat që nuk besojnë dhe që refuzojnë të dëgjojnë. Hyji e bëri botën. Ajo nuk u shfaq prej askundit. Njeriu nuk e bëri dhe as nuk mund ta shpikte një Mrekulli të tillë, të cilën shkenca nuk do të jetë në gjendje ta shpjegojë. E Mbinatyrshmja Hyjnore nuk mund të kuptohet kurrë me të vërtetë, derisa të gjithë fëmijët e Hyjit të dorëzohen në mendje, trup dhe shpirt tek Dashuria e Pastër që Unë ofroj.

Ju lutem, Unë jua kërkoj të gjithëve, mos e refuzoni Krijuesin tuaj. Ju lutem të mos i dëgjoni mashtrimet e gënjeshtrave që ju janë thënë nga mashtruesi, përmes divizioneve të freemasonëve, të Iluminati-ve, të profetëve të rremë dhe të kulteve të pazakonta dhe krejtësisht djallëzore që kanë evoluar përmes naivitetit të njeriut.

Satani është i vërtetë

Njerëzimi është i dobët. Madje edhe ndjekësit më të shenjtë bien pre e tundimeve të vazhdueshme të të ligut. Problemi është se ata që kërkojnë kënaqësi, nuk besojnë se ai është i vërtetë. Të tjerë e dinë se ai është i vërtetë dhe se ai ekziston. Këta janë ata që më shkaktojnë Mua më shumë dëshpërim.

Plagët po hapen përsëri dhe po keqësohen

Unë po vuaj në atë shkallë sa Plagët e shkaktuara mbi Mua në Kryqëzimin Tim të tmerrshëm, ndaj të cilit e dhashë Veten, po hapen përsëri dhe po keqësohen, duke më lënë Mua në një agoni tepër të dhimbshme në Trup, Shpirt dhe Hyjninë Time. Prapë Unë kurrë nuk do të pushoj për t’ju dashur të gjithëve.

Unë ju bëj thirrje, nga Qielli dhe në emër të Atit Tim të Përjetshëm, i Cili e krijoi secilin prej jush prej Dashurisë së Pastër, që të qëndroni të fortë. Refuzojeni Satanin. Besoni se ai ekziston. Pranojeni se ai ekziston. Hapini sytë. A nuk e shikoni rrëmujën që ai shkakton në jetët tuaja? A jeni të verbër?

Një Mesazh për të pasurit

Të pasurve Unë ju them ndaloni, mendoni dhe pyeteni Hyjin për vetëm një moment, a është roli juaj në të jetuarin e Urdhërimeve të Hyjit i kënaqshëm për ju? A duket kjo e drejtë? A më keni mohuar gjë Mua, për të fituar bollëkun e botës? I njëjti bollëk dhe kënaqësitë do ta lënë zemrën tuaj bosh. Ju do ta kuptoni, në zemrën tuaj, se kjo nuk ndjehet e drejtë. Dhe ju prapë keni etje për më shumë nga premtimet boshe dhe joshëse që po ju jepen nga mashtruesi si shkëmbim për shpirtin tuaj.

Një mesazh për ata që ndjekin Iluminati-n

Unë ju bëj thirrje të gjithëve, sidomos fëmijëve të Mi që janë të futur në Iluminati dhe në të tjera grupe të tilla djallëzore. Sa të futeni në to, ju jeni të dënuar për në ndëshkimin e përjetshëm. A nuk e kuptoni se ajo që ju është premtuar, si shkëmbim për shpirtin tuaj, është një gënjeshtër? Një gënjeshtër mashtruese dhe e frikshme. Ju kurrë nuk do t'i merrni dhuratat e premtuara nga ky lajmëtar i mbrapshtë nga thellësitë e Ferrit. Si Shpëtimtari juaj në Kryq, Unë e dhashë Jetën Time për t’ju shpëtuar. Ju lutem të mos më lini që t’ju humbas tani. Unë ju dua, fëmijët e Mi. Unë derdh lot ndërsa Unë ju lutem edhe një herë të fundit që të mos më refuzoni Mua në favor të mashtruesit.

Unë do t’i fal të gjithë ata që rrëfehen 

Unë nuk mund të ndërhyj me vullnetin tuaj të lirë, sepse kjo është një nga Dhuratat e dhëna kur lindët në Dritën e Hyjit. Unë do të vij, ashtu si Shkrimet e Shenjta e parathanë, shumë shpejt – më herët se sa ndonjëri të mund të kuptojë. Bota do të zhytet në errësirë dhe dëshpërim. Megjithatë, Unë do t’i fal të gjithë, dhe çdonjërin prej fëmijëve të Mi, të cilët, kur mëkatet e tyre t’iu jenë treguar, sado fyese ato të jenë, t’i rrëfejnë ato. Në po atë çast unë do t’i fal.

Ata do të hyjnë në trup dhe shpirt në Parajsë kur Qielli dhe Toka të bëhen një, ku të gjithë ju do të jetoni përjetësisht me familjen tuaj, në shekuj të shekujve.

Premtimet që Parajsa ka për të ofruar

Asnjë sëmundje apo prishje trupore, asnjë mëkat – vetëm dashuri. Ky është premtimi i Parajsës Sime. Askujt nuk do t’i mungojë gjë. Secili do të jetojë në harmoni, gëzim dhe dashuri.

Realiteti i Ferrit

Mos e refuzoni këtë jetë për jetën që ju është premtuar nga Satani! Ju po gënjeheni. Nëse ju ndiqni udhën ku Hyji apo Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari juaj, nuk bëjmë pjesë, atëherë ju jeni në udhën e mallkimit të përjetshëm. Ju do të ulërini të tmerruar kur ta kuptoni gabimin. Atëherë ju do të luteni për Mëshirë, do të çirrni fytyrën, do të shkulni flokët, por meqenëse ju keni një vullnet të lirë, një Dhuratë nga Ati Im, ai nuk mund të hiqet prej jush. Kur ju zgjidhni këtë udhë të rreme, ju do të vuani mallkimin dhe do të digjeni në Ferr përgjithmonë. Ai është shumë real.

Ndëshkimi më i madh është të kuptuarit më në fund se ka një Hyj. Se Unë, Shpëtimtari juaj, Jezu Krishti, me të vërtetë Ekzistoj dhe se nuk do të ketë as edhe një lloj mënyre, në atë pikë, për të shpëtuar veten. Familja juaj mund t’ju shikojë nga ana tjetër. Kur kjo të ndodhë, dhe ju ta kuptoni të vërtetën e tmerrshme, do të jetë tepër vonë. Mbajini mend këto Fjalë.

Mallkimi më i madh është kur ju e dini se nuk do ta shikoni kurrë Fytyrën e Hyjit. Kjo do të jetë tortura më e madhe dhe do të qëndrojë me ju përgjithmonë në flakët e Ferrit, ku dhimbja është e vazhdueshme dhe që nuk zvogëlohet. Ju, në vend që të shijoni parajsën e premtuar, përmes gënjeshtrave të mashtruesit, do të përfundoni në korridoret e tmerrshme të Ferrit. Kjo është shumë e vërtetë dhe përfaqëson vuajtjen e përjetshme.

Ju lutem, të gjithë ju që nuk besoni se Unë komunikoj me njerëzimin, ju kërkoj që të luteni tek Zemra Ime e Shenjtë. Lusni Mëshirën Time Hyjnore në orën 3 çdo ditë. Unë do t’i përgjigjem kërkesës suaj me Dashuri, të cilën ju do ta ndjeni menjëherë. Kapeni dorën Time fëmijë. Mos e lëshoni. Unë ju dua të gjithë ju aq shumë sa Unë dhashë Jetën Time për secilin prej jush, që të mund të shpëtoheshit.

Këtë herë Unë vij për të Gjykuar. Për aq shumë sa ju dua, Unë nuk mund të ndërhyj me Dhuratën e vullnetit të lirë, që ju është dhuruar nga Ati Im i dashur. 

Unë shpresoj se përmes lajmëtarëve të Mi të kohëve moderne dhe profetëve e Mi, ju më në fund do të dëgjoni. E Vërteta është udha, mbajeni mend, drejt shpëtimit të përjetshëm dhe një fillimi të ri kur Parajsa të kthehet në Tokë.

Gënjeshtrat e Satanit

Gënjeshtrat, pavarësisht se sa joshëse, janë vetëm të tilla. Gënjeshtra – të sajuara për të vjedhur shpirtra të dashur, të cilët nuk mund të çlirohen nga Ati Im, Krijuesi dhe Bërësi i Tokës.

Shpëtimtari juaj Hyjnor