Tuesday, 26 September 2017

Mundimi i Madh

E Hënë, 20 Dhjetor 2010, në 10:00

Dëgjoje këtë, bija Ime. Njerëzimi po paralajmërohet, përmes këtyre Mesazheve, për sëpatën që do të bjerë mbi ata që vazhdojnë ta refuzojnë Atin e Përjetshëm. Koha po afrohet për fillimin e Mundimit të Madh. Kjo ngjarje do të fillojë nga fundi i 2012-ës dhe nuk duhet të ngatërrohet me kohën, apo datën, për Ardhjen Time të Dytë në Tokë. Sepse kjo, bijtë e Mi, nuk është duke u parathënë në këto Mesazhe. Kushdo që përpiqet t’iu japë fëmijëve të Mi një datë për Ardhjen Time të Dytë është një gënjeshtar dhe jo një profet i vërtetë. Unë, sidoqoftë, Jam duke zbuluar vite të ngjarjeve specifike që i prijnë Ardhjes Sime të Dytë, përmes kësaj profeteje.

Hyji nuk do të lejojë që një plan për të pakësuar popullsinë e botës të zbatohet
Mundimi i Madh, siç është parathënë kaq kohë më parë, do të shpaloset tani para syve të një bote mosbesuese. Kjo do të jetë kur Shpata e Drejtësisë do të godasë, kudo. Ati Im i Përjetshëm nuk është përgatitur për të qëndruar duarkryq dhe ta lejojë të kryhet plani i lig, që po përpilohet pikërisht tani, prapa dyerve të mbyllura, dhe i skicuar për të pakësuar popullsinë e botës.

Ky grup i lig, ndjekës të devotshëm të Satanit, janë përpjekur në të kaluarën që të shkaktonin gjenocid mbi fëmijët e Atit Tim. Ata dështuan. Ata janë duke e provuar përsëri. Ata do të dështojnë përsëri, por jo më parë se ata të kenë shkaktuar shkatërrim të tmerrshëm.

Besimtarët nuk duhet të kenë frikë
Ati Im i Përjetshëm, në Mëshirën e Tij, do të duhet që të ndërhyjë për t’i ndaluar ata, edhe pse i shkakton Atij dhimbje që t’i lëshojë katastrofat globale që qëndrojnë përpara. Besimtarë, mos u trembni për veten tuaj, apo për familjet tuaja. Ju jeni duke u mbrojtur. Por ju lutem, ju lutem të lusni Rruzaren e Shenjtë dhe Mëshirën Time Hyjnore, në çdo kohë, për të ndihmuar që të lehtësoni dhe të shmangni disa prej këtyre shkatërrimeve.

Filloni të planifikoni tani. Këta njerëz, ndërsa ata përpiqen për të kontrolluar paratë tuaja, shëndetin tuaj, ushqimin tuaj dhe madje edhe besimin tuaj, duhet të luftohen. Ngrihuni dhe mbroni veten tuaj dhe familjet tuaja duke përdorur lutjen. Thërrisni të gjithë ata shenjtorë që ju i admironi për t’ju ardhur në ndihmë si ndërmjetës tek Ati Im i Përjetshëm.

Katastrofa globale që do të godasin
Ndërsa këto katastrofa globale të fillojnë, me ndryshime dramatike në dukuritë e motit – të cilat tashmë kanë filluar në një formë të butë – ato do të shihen si rezultat i ngrohjes globale. Po, njerëzimi e ka dëmtuar Tokën, në një mënyrë shumë të shëmtuar, por këto katastrofa nuk do të kenë fare të bëjnë me ndryshimet klimatike.

Ati Im i Përjetshëm, nëse Ai do ta vendoste, mund të ulej dhe të mos bënte asgjë. Atëherë këto grupe të liga, të mashtruara, të etura për pushtet dhe të përbëra nga vendim-marrës të fuqishëm do të fitonin. Duke i tërhequr fëmijët e Mi të pafajshëm brenda kurthit të tyre të besnikërisë hipnotizuese ndaj Satanit, të ligut, ata do të vidhnin shpirtra. Kjo nuk do të lejohet.

Thirrje drejtuar të gjitha feve për t’u bashkuar
Është koha tani, për fëmijët dhe ndjekësit e Atit Tim, si dhe për ata që besojnë në Qenien Superiore që është Hyji-Krijuesi dhe Bërësi i të gjitha gjërave, që t’i bashkojnë forcat në një. Pavarësisht se nga cila udhë ju e ndiqni Hyjin, apo nëse besoni tek Unë, Biri i Tij i vetëm i dashur, qëndroni të bashkuar në një. Luftojeni grupin që përfaqëson të ligun. Ai është armiku juaj, nëse ju besoni në Hyjin Atin e Përjetshëm. Ai (i ligu) po përpiqet për t’ju ndaluar që të hyni në Parajsë duke i gënjyer ndjekësit e tij, se ai gjithashtu, do t’i çojë ata në një parajsë po aq të bukur Hyjnore. Ata ndjekës të gjorë të gënjyer dhe të besuar nuk mund ta dallojnë mashtrimin, sepse ata janë të verbuar nga joshja e lavdisë materiale.

Profecitë në Librin e Gjonit, tani vijnë në Dritë
Lutuni, lutuni, lutuni, të gjithë ju, çdo ditë të vetme. Shumë shpejt, të gjithë do ta kuptojnë të Vërtetën e Shkrimit të Shenjtë. Të gjithë do ta kuptojnë, më në fund, se Mësimet e përmbajtura në Librin e Atit Tim janë të sakta. Ato nuk gënjejnë. Profeci, të parathëna në të shkuarën, erdhën në dritë. Profecitë e përmbajtura në Librin e Gjonit, do të dalin tani në dritë. Këto Mesazhe, që po i jepen kësaj profeteje, janë për t’i përgatitur fëmijët e Mi që të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim.

Shkoni, tani, përhapeni të Vërtetën Time. Shpëtojeni njëri tjetrin nga kthetrat e mashtruesit, përpara se të jetë tepër vonë.

Shpëtimtari juaj i dashur