Bija Ime, Unë kam vuajtur tmerrësisht për mëkatet e njerëzimit dhe për refuzimin mizor të Ekzistencës Sime, i cili është kaq i zakonshëm tani, në botë, sa numri i besimtarëve që më kthejnë Mua shpinën është rritur në përmasa të jashtëzakonshme.
Dhimbja, vuajtja dhe agonia janë gjithnjë e më të theksuara, ndërsa bota feston Krishtlindjet. Unë e di në Zemrën Time, se ndërsa kjo është Festa e Krishterë më e rëndësishme, Mësimet e Mia nuk janë duke u shpalluar ashtu si duhet.
Bija Ime e dashur, ti duhet të ngulmosh në vuajtjet e tua, si në mendje dhe në shpirt. Ato do të të sjellin më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Vetëm atëherë, kur t’i durosh këto sprova të vuajtjes, ti do të bashkohesh me Mua. Bija Ime, lutu, lutu, lutu që shpirtra të tjerë ta lehtësojnë agoninë që Unë duroj.
Oh sikur Unë veç të mund t’i shpëtoja shpirtrat me shpejtësi dhe t’i përqafoja ata në Krahët e Mi të dashur, Zemra Ime do të shërohej. Por, shumë shpirtra nuk do të kthehen tek Unë. Ti duhet të punosh fort për t’i bindur ata mbi të Vërtetën, bija Ime. Kurrë, ndonjëherë mos hiq dorë.
Ti ke qenë plot me dyshime, por Unë e di se thellë brenda zemrës tënde ti e kupton se këto Mesazhe të Mëshirës, për shpëtimin e shpirtrave, me të vërtetë po vijnë nga Unë dhe nga Ati Im i Përjetshëm.
Këmbngul, pranoje vuajtjen, qëndro e përulur, e duruar dhe vepro me dinjitet, kur sfidohesh në Emrin Tim.
Shko tani me energji, dashuri dhe forcë të ripërtërirë, për t’i fituar shpirtrat e fëmijëve të Mi të dashur.
Shpëtimtari juaj i dashur