Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 26 September 2017

Mesazhi i parë nga Virgjëra Mari

E Hënë, 8 Nëntor 2010, në 15:30

Mesazhi i parë nga Virgjëra Mari
Marrë të Hënën, 8 Nëntor 2010, 15:30, pas thënies së Rruzares në shtëpi.(Njoftimi për profecitë e së ardhmes që do të merren nga vizionarja, e cila në këtë pikë nuk e ka idenë se çfarë po i kërkohet të bëjë)

Bija ime, ti ke një punë me përgjegjësi për të bërë dhe nuk duhet të lejosh askënd të të ndalojë. E Vërteta duhet të dalë. Ti je zgjedhur për ta bërë këtë Punë. Bija ime, qëndro e fortë. Kërkoje Hyjin lart për udhëzim për të kryer Punën time.

Ti ke të gjithë shenjtorët që po punojnë me ty. Figurat* (shiko fundin e mesazhit) që ti pe janë të gjithë aty për të të ndihmuar të përhapësh Mesazhet e Mia të pafundme, që gjithë bota t’i dëgjojë. Ti po udhëzohesh. Ti nuk do ta kesh të lehtë por ti dëshiron të këmbëngulësh. Ajo çfarë po ndodh e gjitha është parathënë. Ti je një instrument në komunikimin e Fjalës së Hyjit tek të gjithë fëmijët e Tij.

Kurrë mos harro, Hyji i do të gjithë fëmijët e Tij përfshirë këtu edhe ata mëkatarë që e kanë fyer Atë. Lutu për Mëshirë për secilin prej jush. Familja e Shenjtë do të ribashkohet.

(Pauzë…. në këtë pikë isha e habitur prandaj e pyeta Zonjën e Bekuar “A e kuptova këtë pjesë mirë?” Ajo buzëqeshi butësisht dhe vazhdoi….)

Merre penën, është tamam ashtu, dhe përhape të Vërtetën, përpara se të jetë tepër vonë.

Këto Mesazhe janë me Prejardhje Hyjnore dhe duhen respektuar.
Unë kam besim se ti do të bësh të mundur që ato të shpërndahen me efektivitet tek një botë jobesimtare. Është e rëndësishme që ti të qëndrosh e fortë për Birin tim të dashur. Unë e di që ti vuan për Të, me Të dhe përmes Tij. Gëzohu, sepse kjo është mirë. Ti je e bekuar, bija ime, që je zgjedhur për këtë punë. Qëndro e fortë.

Lutu për udhëzim çdo ditë. Ti do të bëhesh më e fortë ndërsa koha kalon. Mos ki frikë. Unë jam me ty dhe me familjen tënde çdo ditë. Ti po mbushesh me Shpirtin e Shenjtë, që të mund ta zbulosh të Vërtetën rreth planit të Atit tim në Tokë.

Bija ime, hidhi mënjanë dyshimet tuaja. Ti nuk po e imagjinon këtë Mesazh Hyjnor. Shkrimet e Shenjta, të parathëna, tani do të shpalosen.

Lutu për të gjithë fëmijët e Hyjit. Biri im i dashur lëndohet kaq shumë çdo ditë. Ai torturohet nga mëkatet e njerëzve. Vuajtja e Tij ka arritur nivele të pa imagjinuara, të pa përjetuara që nga vdekja e Tij në Kryq.

Ti e ke energjinë dhe shpirtin që kërkohet, së bashku me bekimin e Hyjit, për ta kryer Misionin tënd. Pastrimi yt është kompletuar. Ti je gati për betejën që të pret.

Shko tani, bija ime. Vishe mburojën tënde. Qëndro me kokën lart dhe ndihmo në luftën kundër të ligut. Mos u dëshpëro nëse herë pas here ndjehesh sikur je e izoluar. Ti ke gjithë engjëjt dhe shenjtorët - përfshirë Papa Gjon Palin II, Shën Faustinën dhe Shën Jozefin që po të udhëzojnë në çdo hap të udhës.

Faleminderit, bija ime, për besimin që ke treguar. Ti je një luftëtare dhe shumë e dashur nga Hyji Atë dhe nga Biri im i dashur. Ti je një me Jezusin dhe dora jote po udhëzohet nga Shpirti i Shenjtë.

Shko tani, bija ime, për ta bërë Punën duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicionin tënd në këtë kohë tepër të rëndësishme në historinë e njerëzimit.

Hyji të bekoftë, bija ime.

Nëna juaj e dashur në Krishtin, 

Maria Mbretëresha e Tokës

*Figurat e referuara janë pamjet e disa shenjtorëve që iu shfaqën vizionares gjatë shfaqjes private, por ajo nuk e kishte idenë se të kujt ishin ato deri më vonë, kur iu identifikuan si më sipër, p.sh. Papa Gjon Pali II, Shën Faustina dhe Shën Jozefi dhe dy figura të tjera, që janë të paidentifikuara.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/08/first-message-from-the-virgin-mary/