Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 26 September 2017

Ngritja e Grupeve Satanike dhe kontrolli i Botës

E Shtunë, 20 Nëntor 2010, në 07:20

Bija Ime, tregoju fëmijëve të Mi se gjarpri është gati të dalë. Ata nuk duhet t’ia lejojnë vetes që të bien në kurthin e tij të lig nga i cili nuk ka asnjë kthim.

Ai, gjarpri ka shumë maska. Ndjekësit e tij, të gënjyer me premtimet për pushtet dhe lavdi, nga njëri tjetri, po komplotojnë tani, për të kryer një sërë ngjarjesh nëpër botë, të cilat do të shkaktojnë hidhërim të paparë, dhimbje dhe tmerr kudo.

Fëmijët e Mi nuk do të jenë më të mençur. Atyre fëmijëve, që iu është treguar e Vërteta dhe që drejtohen nga Unë, janë shpirtra të guximshëm. Ata po përpiqen shumë për të paralajmëruar botën për këto grupe të tmerrshme, të shpërndara në të gjitha drejtimet, të gjitha me një qëllim në mendje. Duke ndotur çdo vend, të pranishëm në çdo nivel autoriteti, ata komplotojnë fshehurazi.

Janë ata anëtarët e pafajshëm, pjesë e shoqërisë së ligë, që nuk e kuptojnë realitetin mbi të vërtetën. Por ata vazhdojnë, bëjnë veprat e tyre të mira, pa i kuptuar punët e liga që drejtuesit e tyre po i kryejnë fshehtazi. Dijeni se këta drejtues të lartë janë ndjekës të devotshëm të Satanit dhe marrin pjesë në ritualet e adhurimit që, po të vëzhgoheshin nga njerëz të tjerë, ata do të ndjenin neveri dhe tmerr për veprat e skandaloze të adhurimit Satanik dhe të betimit ndaj premtimeve të të ligut, që janë në qendrën e organizatave të tyre.

Për ata nga ju, që i shihni fjalët e shpirtrave të Mi të guximshëm si çuditëse, më dëgjoni Mua tani. Pamundësia për ta kuptuar të Vërtetën dhe mos dëgjimi i atyre zërave të guximshëm, do ta shkatërrojë jetën tuaj, besimin tuaj dhe jetesën tuaj. Për kaq shumë kohë këta njerëz kanë komplotuar për kontroll. Punët e tyre janë të dukshme në shumë, shumë vende por janë projektuar të ndodhin në një mënyrë të tillë që ato fëmijë që kryejnë punët e tyre të përditshme, të mos e kuptojnë se çfarë po ndodh.

Gjarpri do të dalë TANI!

Kur Unë them se gjarpri është gati të dalë, Unë e kam fjalën për tani. Ai dhe ushtria e tij e ligë e bishave krenare dhe të uritura po marshojnë me shpejtësi dhe vendosmëri në çdo aspekt të jetës. Ata e drejtojnë jetën tuaj në mënyra me të cilat ju nuk jeni të vetëdijshëm. Meqenëse ata po udhëhiqen nga mashtruesi, ata janë dinakë, joshës, me gjuhë të mprehtë, lakmitar, të pamëshirshëm dhe kanë një qëllim në mendje. Ata, përmes bankave, komunikimeve moderne, ushtrisë, organizatave fetare dhe Qeverisë, do të duan t’ju sundojnë të gjithëve. Kini kujdes dhe dëgjoni tani.

Jo teori Konspirative

Paralajmërimi Im dhe ato të fëmijëve të Mi të dashur do të trajtohen si teori konspirative. Por ato nuk janë. Kjo situatë, bija Ime, nuk ka ardhur papritur. Ky grup, dhe Unë po i referohem vetëm një grupi tani, kanë qenë duke komplotuar, planifikuar dhe rekrutuar nga nivelet e larta në shoqëri për shekuj. Ata i kanë vrarë ata që i kanë ekspozuar në të kaluarën. Ata kanë vrarë udhëheqës, përfshirë koka të talentuara dhe të njohur, ndër shekuj. Ata janë vëllezër gjaku dhe ia hanë mishin njerëzimit.

Relikat Satanike

Ata i bëjnë nderime relikave të turpshme dhe shenjave që gjarpri dëshiron. Ky, mos u gënjeni, është një grup i fuqishëm dhe i frikshëm. Kaq të fuqishëm janë ata sa do të jetë e vështirë të shpëtoni nga kthetrat e tyre kur jeta juaj, ushqimi dhe paraja të jenë të varura prej tyre.

Fëmijët e Mi, shumë njerëz në pushtet, ndër qeveri, banka, industri ushqimore dhe agjenci ndihmash, nuk e dinë se çfarë po ndodh as edhe nuk do ta dinë deri në fund të Mundimit të Madh, i cili është gati të ndodhë. Atëherë ata do të shohin bishën të dalë në pah, që do të sjellë ndryshim të menjëhershëm saqë të gjithë ju do të duhet të luftoni, si kurrë më parë, për t’u fshehur nga regjimi i tij i lig.

Menjëherë sapo Bisha dhe ndjekësit e tij të kontrollojnë paratë tuaja, ata do t’i kontrollojnë të gjitha, përveç një gjëje. Ata nuk do të munden dhe kurrë nuk duhet të provojnë të vjedhin shpirtrat tuaj. Prapë kjo është pikërisht çfarë ata do të përpiqen të bëjnë.

Për ata prej jush që e vënë në pyetje këtë Mesazh të së Vërtetës, të dërguar tek ju prej dëshirës që Unë kam për t’ju ndihmuar, udhëzuar dhe për t’ju zbuluar të vërtetën, më dëgjoni Mua tani. Nëse ju nuk e besoni këtë Mesazh Unë, përmes lutjeve që Unë do të kërkoj me anë të ndjekësve të Mi, lutem që ju ta shikoni Dritën. Unë ju lutem të kini kujdes dhe të jeni gati për shenjat e këtyre bishave djallëzore të uritura për pushtet, që jargosen ndaj planit dhe lavdisë së rreme që ata do të tregojnë.

Besoni, të kontrolluarit e aftësisë suaj për të fituar para, e aksesit tuaj ndaj saj, nuk do të jetë e mjaftueshme. Jo, ata do të duan shumë, më shumë nga ju. Ata do të duan të kontrollojnë çfarë hani, pini dhe ku jetoni. Për ta bërë këtë ju duhet tani të kryeni veprimin e mëposhtëm për të mbrojtur veten.

Gjeni streha

Ju lutem gjeni streha si grupe besimtarësh. Unë do t’ju dërgoj Dritën që t’ju ndihmoj të mbijetoni. Filloni të rrisni ushqimin tuaj. Ruani çfarëdo lloj ushqimi të mundeni dhe lëreni mënjanë. Filloni të planifikoni tani sikur po prisni një stuhi. Dijeni se errësira do të zbresë në atë shkallë, sa për të shpëtuar, ju duhet të jeni të përgatitur.

Dëgjojini profetët. Mos bëni të njëjtat gabime kur njerëzit e Mi nuk do ta dëgjonin profetin tim Noehin. Ata i kthyen atij shpinën. Refuzuan të dëgjonin. Ata vazhdonin jetën e përditshme ndërsa hanin dhe qeshnin në harresë të plotë mbi fatin e tmerrshëm që i priste ata.

Ngrihuni tani. Kthehuni tek Ati Im i Përjetshëm, Hyji Më i Larti, për udhëzim. Përgatitni familjet tuaja për errësirën që po vjen, të cilën ju nuk mund ta kuptoni tani. Lutuni, Lutuni, Lutuni për guximin për të mos e pranuar shenjën e bishës mizore. Ai, përmes ushtrisë së tij të ligë, do të përpiqet të kryejë atë që fillimisht do të jetë një vulë identiteti e ligë. Kjo do t’ju jepet dhe paraqitet si kryesore me qëllim që ju të tërhiqni para, të blini ushqim, të udhëtoni, të jetoni në shtëpitë tuaja dhe të kryeni tregti. Ky është kontrolli përfundimtar. Ju dhe udhëheqësit tuaj politikë të vërtetë do të jeni të pafuqishëm.

Unë i bëj thirrje medias, atyre që nuk janë të infektuar me këtë grup djallëzor, të hedhin sytë dhe të shikojnë se çfarë po ndodh. Ekspozojini të gjithë ata që e mbështesin gjarprin dhe ushtrinë e tij, por kini kujdes.

Fëmijët e Mi, t’i trembeni grupit dhe dijeni se ata me të vërtetë janë atje, dhe se pohimet e bëra nga ata njerëzit e fortë të guximshëm që po përpiqen t’i ekspozojnë ata, janë të vërteta.

Për ata prej jush që mund të mendojnë se si një Mesazh nga burimet Hyjnore mund të sjellë një ‘marrëzi’ të tillë të çuditshme, mendohuni përsëri. Kthehuni dhe lexoni Shkrimet. Fjalët e përmbajtura në Librin e së Vërtetës të Atit Tim janë të sakta. Ato tregojnë për ngjarje nga kohët e lashta. Ato japin të Vërtetën me qëllim që t’ju çojnë ju drejt Hyjit. Fjalët e profetëve të Mi atëherë dhe tani përfaqësojnë të Vërtetën e plotë të jetës që do të vijë.

Paralajmërimet e përmbajtura në Librin e Gjonit, megjithëse shumë njerëz sot e kanë të vështirë t’i deshifrojnë, janë të bazuara në ngjarje, që tani do të shpalosen.

Libri i Zbulesës tregon me saktësi një varg ngjarjesh, që do të nxiten nga Satani ndërsa afrohen Ditët e Fundit. Ai e di të Vërtetën se ditët e tij janë të numëruara. Por ai iu thotë fëmijëve të Mi të gjorë, që e adhurojnë atë, se parajsa, një e ndryshme por më tërheqëse se ajo që ka premtuar Hyji, i pret ata. Prandaj, në betejën e tij përfundimtare me Atin Tim të Përjetshëm, ai do të bëjë çdo gjë për të vjedhur shpirtrat dhe sa më shumë të mundet përpara se të zbresë Zemërimi i Atit tim.

Ai, Satani, është me nxitim. Vraponi nga ana tjetër. Mbrojini familjet tuaja dhe lutuni sikur nuk e keni bërë për një kohë shumë të gjatë. Lutja do t’ju mbrojë të gjithë ju. Rinovoni besimin tuaj tani, dhe kur tri ditët e errësirës të zbresin mbi Tokë, ata, ndjekësit e Mi, do t’i ndriçojnë shtëpitë e tyre me lehtësi. Errësira e tmerrshme të cilën asnjë njeri nuk e kupton, është më e zezë se nata.

Jo-besimtarët dhe ata që këndojnë lavdet e bishës, do ta kuptojnë të Vërtetën në atë pikë. Sepse ata nuk do t’i shpëtojnë errësirës ndërsa ajo zbret.

Ngrihuni, fëmijët e Mi, tani, dhe luftoni; planifikoni për mbijetesën e trupit dhe të shpirtit, ndërsa veprat djallëzore të këtyre njerëzve shpalosen para syve tuaj.

Shpëtimtari juaj i Dashur