Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 26 September 2017

Thirrje për të gjitha Kishat dhe Besimet që të bashkohen kundër të Ligut

E Diel, 21 Nëntor 2010, në 15:00

Kishat e Mia nëpër botë, dëgjojeni thirrjen Time. 

Të gjithë ju fëmijë dhe ndjekës më përkisni Mua. Shumë prej jush po i ndjekin mësimet e kishës suaj dhe të Hyjit Krijuesit të Njerëzimit. Kjo është e mirë. Shumë prej jush i interpretojnë Mësimet e Atit Tim të Përjetshëm në mënyra të ndryshme. Kjo ka ndodhur përmes interpretimeve të profetëve që nga fillimi i kohës.

Shumë profetë i interpretuan Mësimet e Hyjit në mënyrën q
ë Mesazhi ishte marrë prej tyre. Disa nga fjalët e profetëve të Mi janë shtrembëruar. Të gjithë profetëve të Mi iu ishte dhënë e Vërteta. Jo të gjithë profetët e Mi arritën të sigurojnë që ndjekësit e tyre të qëndronin në një udhë drejt Jetës së Përjetshme. 

Të gjitha udhët çojnë tek Hyji, Krijuesi i njerëzimit. Ndjekësit e Hyjit i interpretojnë Mësimet në mënyra të ndryshme që çojnë në ngatërresa. Kur ngatërresa del hapur ju mund të jeni të sigurt se e vetmja mënyrë është që të thjeshtoni besimet tuaja. Thjesht besoni dhe nderojeni Krijuesin tuaj.

Unë iu bëj thirrje të gjitha kishave, feve dhe besimeve në mbarë botën që të luten për njerëzimin dhe për ata pa fe – tani. 

Dashuria për Hyjin nuk ka fare të bëjë me shkatërrimin e jetës. Asnjë njeri nuk e ka të drejtën, në Emrin Tim, apo të Atit Tim të Përjetshëm, të marrë një jetë në Emrin e Tij. Përkundrazi, mblidhuni së bashku dhe bashkohuni në dashurinë tuaj për Krijuesin tuaj përballë të ligut, ndërsa ai me shpejtësi ngrihet gjithandej përreth jush.

Fëmijët e Mi, më lejoni Mua t’ju kujtoj ligjet e Hyjit. 10 Urdhërimet, e dërguara tek ju nga Ati Im i Përjetshëm, përmes profetit të Tij më të shenjtë dhe më të devotshëm Moisiut. Këto rregulla u krijuan për t’i mësuar fëmijët e Hyjit, në lidhje me mënyrat me të cilat ata duhet t’i bëjnë nderime Atij, për t’i udhëhequr ata drejt të Vërtetës. Sa shumë njerëz sot e kanë harruar këtë. Ata që nuk e kanë harruar, rrallë e mendojnë se çfarë ato do të thonë me të vërtetë. Ata që nuk i kuptojnë 10 Urdhërimet zgjedhin t’i interpretojnë ato në një mënyrë që është shumë larg nga e Vërteta. Atyre, Unë ju them ju lutem lexojini 10 Urdhërimet dhe dëgjoni ose rrezikoni të përballeni me Zemërimin e Hyjit. Kuptimi i tyre nuk duhet të zbehet prapa dashurisë së rreme, dhembshurisë së shtirur apo duke e justifikuar mëkatin në kundërshtim me ato që ju janë thënë.

Urdhërimi i parë ju tregon që të adhuroni vetëm një Krijues, Atin Tim të Përjetshëm, dhe t’i shmangeni idhujtarisë. Por ky Urdhërim i parë është hedhur tutje në favor të hyjnive të rremë. Me hyjni të rremë Unë nuk e kam kryesisht fjalën vetëm për njerëz në vendet e larta, apo ata që e lartësojnë veten në kulm, me qëllim që ju, fëmijët e Mi, të bini në ekstazë tek këmbët e tyre. Po, ky është një ofendim dhe tepër fyes në Sytë e Hyjit. Idhujtaria që Unë tani po i referohem është dashuria e njerëzimit për pushtet dhe para, të cilat mund t’i çojnë fëmijët e Mi në dëshpërim të zbrazët. Ky dëshpërim çon në thyerjen e rregullit tjetër, mëkati i vetë-k
ënaqësisë. Dëshira për t’u kujdesur për udhën tuaj në jetë, duke e paguar me shpirtin tuaj, do të jetë rrëzimi juaj. Dashuria për veten, nuk është dashuri. Ajo është kotësi. Megjithatë, ajo është një doktrinë popullore sot. Ju, nën mburojën e dhembshurisë së shtirur, po e lartësoni veten dhe po e mohoni Hyjin. Mungesa e përulësisë suaj do të sjellë shkatërrimin tuaj. Kur ju e vini veten tuaj para të tjerëve, ata, dhe njerëz të tjerë do të vuajnë për këtë. Ky Urdhërim nuk duhet të thyhet asnjëherë. Arsyeja njerëzore, që përdoret për të justifikuar mëkatin, është një absurditet. 

Mania për Njerëzit me Famë

Për të rinjtë që iu ka munguar drejtimi për kaq kohë, tani ata janë zhytur në humnerën e idhujtarisë në mënyra që janë të qarta për t’u parë nga të gjithë. Ato idhuj që fëmijët e Mi të rinj adhurojnë, për pjesën më të madhe, nuk janë nga Drita. Shumë i kanë shitur shpirtrat e tyre tek djalli, një fakt për të cilin ata me krenari mburren.

Joshja e tyre hipnotizuese, përmes muzikës dhe fjalëve të tyre, i bindin fëmijët e Mi se kjo është udha e vërtetë për t’u ndjekur. Imoraliteti i tyre tërheqës i inkurajon ndjekësit e tyre t’i imitojnë ata. Kur ata e bëjnë këtë, ata, fëmijët e Mi, e bllokojnë Dritën pasi edhe ata janë të zhytur gjithashtu në errësirën e përjetshme. Mania për njerëzit me famë në botë sot, do të thotë se fëmijët e Mi ndjehen në ankth gjatë gjithë kohës, ndërsa përpiqen të arrijnë të njëjtat lartësi, që ata që ndjekin mashtruesin thonë se po shijojnë.

Ejani tani, gjithë fëmijët e Mi, të të gjitha kishave dhe besimeve. Bashkohuni së bashku dhe luftoni për të drejtën për ta ruajtur besimin në Hyjin Atin e Përjetshëm, të drejtën për ta dashur njëri tjetrin, të drejtën për dashurinë e pastër, Dashurinë e Hyjit - Atit të Përjetshëm, Krijues të Qiellit dhe Tokës.

Shpëtimtari juaj i dashur dhe Gjykatësi i Drejtë