Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 26 September 2017

Ky Libër do të ndryshojë jetë dhe do të shpëtojë shpirtra

E Premte, 12 Nëntor 2010, në 15:00

Ec përpara; bëj atë që duhet bërë me qëllim që njerëzit të shohin dhe të dëgjojnë Mesazhet e Mia Hyjnore.

Unë kam besim tek ti, e dashur bijë, që të përdorësh çfarëdo lloj mjeti që ti e ndjen se do të sigurojë që njerëzit t’i lexojnë Mesazhet. Ti ke nevojë për gjithë energjinë tënde për ta shkruar Librin. Ky Libër* do të ndryshojë jetë, do të shpëtojë shpirtra dhe ka qenë parathënë. Po, Libri është çfarë ishte profetizuar. 

Ti je shkrimtarja. Unë Jam Autori.

Të mos u çuditesh, apo të shqetësohesh, sepse kjo është një detyrë shumë e shenjtë dhe ti ke qenë zgjedhur për ta bërë këtë Punë me Mua. Ajo do të marrë tre muaj. Unë dua që ti ta publikosh atë nëpër botë. Duhet të jetë i madh, i fuqishëm dhe të kërkohet nga miliona njerëz, ashtu si dhe Bibla e Shenjtë.

Bija Ime, ti mund të publikosh këtë 'në bashkë bisedim me profetin sekret’. Është në rregull ta bësh këtë. Përse ke frikë bija Ime? Ti po udhëzohesh nga Qielli. Ti duhet të jesh e fortë. Ki besim tek Unë. Dorëzohu. Unë do të mbaj për dore në çdo hap të udhës. Unë do të flas me ty më vonë.

Shpëtimtari juaj i dashur

Jezu Krishti

*Librit që Jezusi i referohet është Volumi i Parë i Mesazheve, i prezantuar botës në Shkurt 2011

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/12/this-book-will-change-lives-and-save-souls/