Tuesday, 26 September 2017

Shkalla drejt përsosmërisë shpirtërore

E Mërkurë, 24 Nëntor 2010, në 02:30

Shkruaje këtë, bija Ime e dashur. Besimi ndodh që i braktis ndjekësit e Mi më të devotshëm kur ata më pak e presin. Kjo është e rëndësishme, pasi e vë në provë besimin e tyre, me qëllim që ata të kthehen në Zemrën Time, gjithnjë e më të fortë për përvojë. Mos u trembni, kjo është një sprovë që Unë ia lejoj fëmijëve të Mi ta durojnë që të bëhen më të fortë.

Nuk është e lehtë ta ruani besimin tuaj tek Unë, fëmijët e Mi, pasi ka shumë pengesa, që e bllokojnë përkushtimin tuaj. Ju, herë pas here, do të ndjeni një boshllëk të plotë në shpirtin tuaj. Kjo mund t’ju lërë ju në një gjendje të acaruar sepse ju ndjeheni të vetmuar pa asnjë mbështetje.

Sepse ju, ndjekësit e Mi besnikë, duhet të kuptoni këtë. Unë, pavarësisht nga vetmia që ju mund të përjetoni, nuk Jam kurrë larg. Të gjitha këto episode e kanë një qëllim, për ta forcuar besimin tuaj në një mënyrë të tillë, për të siguruar që ju të lëvizni çdo herë disa hapa drejt Meje. Kjo është ajo që quhet shkalla drejt përsosmërisë shpirtërore, që është Qielli. Ajo është një shkallë e gjatë dhe mund të marrë një kohë shumë të gjatë për të arritur shkallët e sipërme. Çdo shkallë mund të përfaqësojë një zbulesë të re në ato mësime ku ju duhet të merrni përvojë përpara se të merrni Hiret që ju duhen për të ngritur shpirtrat tuaj drejt përsosmërisë shpirtërore që duhet për të hyrë në Parajsën e Atit Tim.

Ndërsa çdo shkallë ngjitet, një ndërgjegjshmëri e re e asaj që Unë pres nga ju do të kuptohet. E vështirë, nganjëherë, e padrejtë mund të duket, herë të tjera. Por për çdo shkallë që ju ngjisni, aq më të mençur ju bëheni në kuptimin e të Vërtetës së Mësimeve të Mia.

Disa i ngjisin këto shkallë shpejt, ndërsa të tjerë duan kohë. Disa nga ndjekësit e Mi të devotshëm mund të humbasin kurajon dhe kthehen mbrapsht një hap, dy hapa apo tri përnjëherë. Kjo është e natyrshme. Të tjerët që lëvizin tepër shpejt, fitojnë një besim që i bind ata se i kuptojnë të gjitha çështjet shpirtërore. Por kjo është mënyra e mashtruesit për t’ju bërë ta besoni dhe ta pranoni këtë besim të rremë. Të gjitha dhuratat e dhëna juve mund të vijnë vetëm prej Meje. Ato ju janë dhënë juve, ndjekësve të Mi besnikë, prej Dashurisë Sime të pakufishme për ju. Ju kurrë nuk duhet të mendoni se për shkak se besimi juaj është i fortë, e gjithë kjo është vepra juaj. Po, besimi juaj mund të jetë i fortë prej butësisë së zemrës suaj. Megjithatë, kjo gjithashtu është një Dhuratë prej Meje. Ju, për të arritur në majën e shkallës, duhet të jeni të përulët në dashurinë tuaj për Mua. Tregoni ndershmëri në çdo kohë.

Tregoni siguri në besimin tuaj, në çdo mënyrë, sepse kjo është e kënaqshme për Mua. Por kurrë mos bini në kurthin e të besuarit se i dini misteret e plota të Mbretërisë Hyjnore. Si njerëz, të lindur me mëkatin origjinal, vetëm koha do t’jua zbulojë këto mistere, fëmijët e Mi.

Përpiquni gjithmonë të pranoni gjithçka, madje edhe sprovat që Unë mund t’ju dërgoj, si një Dhuratë prej Meje. Të gjitha Dhuratat e Mia ju janë dhënë për t’ju bërë të fortë në dashurinë tuaj për Mua.

Unë Jam kaq shumë krenar për të gjithë fëmijët e Mi, që besojnë tek Unë dhe që më tregojnë Mua nderim dhe respekt. Me qëllim që Unë të mund t’ju ngre lart në Lavdinë e plotë të Parajsës së Atit Tim, ju duhet të aspironi drejt lavdisë së bashkimit të përkryer me Mua.

Për ta bërë këtë, fëmijët e Mi, duhet pak kohë dhe kërkohet durim, përpara se ju të arrini në braktisjen e plotë të shpirtit tuaj tek Unë. Sapo kjo të ndodhë, ju bëheni pjesë e Trupit Tim Mistik në përjetësi.

Dorëzohuni, fëmijët e Mi, ndaj Dashurisë Sime absolutisht të Pastër dhe ju kurrë nuk do të duhet të shikoni prapa apo të frikësoheni, sepse ju do të jeni të sigurt në Krahët e Mi.

Qëndroni të fortë, fëmijët e Mi besnikë, madje edhe përballë pengesave, sepse Unë nuk do t’i braktis asnjëherë ndjekësit e Mi të dashur të devotshëm. Asnjëherë.

Shpëtimtari juaj i dashur