Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 26 September 2017

Mëkatet po e thyejnë Zemrën Time të Shenjtë

E Premte, 12 Nëntor 2010, në 03:00

Shkruaje këtë bija Ime. Orët po trokasin. Mos e shpërfill kërkesën Time për ta shpallur Paralajmërimin Tim tek njerëzimi. 

Tani është nevoja për t’u penduar. Fëmijët e Mi duhet ta dëgjojnë Paralajmërimin Tim tani. 

Bija Ime, komuniko me Grupet e Krishtera në fillim, për t’i transmetuar kërkesat e Mia. Qëndro e fortë. Unë të kam zgjedhur ty për këtë Punë, që thirrjet e Mia për pendesë të dëgjohen shpejt. Shkruaje Librin dhe komunikoji Mesazhet e Mia, duke përdorur mjetet moderne të komunikimit, si interneti dhe media. Ndërsa kërkesa Ime është urgjente, Unë do ta mbaj dorën tënde që të mund ta kuptosh Mesazhin.

Ti je më e fortë nga sa mendon. Lutu tek Unë më shumë, çdo ditë, me Lutjen e Mëshirës Sime Hyjnore. Mos ki frikë. Përse je kaq e frikësuar? Jeta e Përjetshme, kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një, është për t’u mirëpritur. 

Kjo është ajo për të cilën njeriu është munduar që kur koha filloi. Mos u gënje nga tërheqjet që Toka ka për të ofruar. Ato bëhen të papërfillshme kur krahasohen me shkëlqimin e Mbretërisë së Atit Tim. Ty do të dërgohet mbështetje, sapo plani yt të fillojë të shpaloset. 

Këto pak ditët e fundit kanë qenë dërrmuese për ty, megjithatë, ti e ke pranuar, në zemrën tënde, atë që Unë po të kërkoj. Është e vështirë dhe ndoshta pak e frikshme për ty për ta ndërmarrë të gjithë këtë, por është e rëndësishme që të kesh besim tek Unë.

Më mbaj Mua në zemrën tënde dhe mbështetu tek Unë. Dorëzoji dyshimet që ke dhe detyra jote do të jetë më e lehtë. 

Ti duhet t’i kujtosh njerëzit për premtimet e Mia dhe referoju tek Fjala Ime e shkruar. Kthehu tek Shkrimet për të gjetur kuptimin e duhur. Kurrë mos ki frikë t’i kujtosh njerëzit se si mëkatet e tyre po e thyejnë Zemrën Time të Shenjtë dhe po e shpojnë Shpirtin e Atit Tim të Përjetshëm. 

Ne, Nëna Ime dhe të gjithë shenjtorët, do të mbajmë për dore dhe do të japim forcë. Ty do të dërgohet udhëzim praktik dhe dyert do të hapen për të të ndihmuar në Punën tënde.

Bëj kujdes nga ata që do të krijojnë pengesa për të të vonuar në komunikimet e tua. Lutu për ata dhe vazhdo p
ërpara. E di që je e lodhur, por kërkesa Ime duhet të zbatohet shpejt. 

Është koha të pushosh tani, bija Ime. Ti po përgjigjesh mirë dhe me besim dhe kurajo. Kurrë mos u dorëzo.

Shpëtimtari juaj i Dashur