Tuesday, 26 September 2017

Persekutimi i Vizionarëve të Vërtetë

E Hënë, 29 Nëntor 2010, në 12:48

Bija Ime, shkruaje këtë për ta paralajmëruar botën për persekutimin që po kryhet mbi shpirtrat e Mi të zgjedhur, të dërguar në botë që të përhapin të Vërtetën, për të shpëtuar shpirtra përpara Ardhjes Sime të Dytë.

Ju do të vini re se vizionarët, lajmëtarët dhe profetët e Mi të zgjedhur, janë ata që do të refuzohen, plotësisht, mbi profetët e rremë. Këta shpirtra të bukur të Mi, të zgjedhur për përkushtimin e tyre të thjeshtë, do të vuajnë, në bashkim me Mua, refuzimin që Unë vuajta në duart e njerëzimit.

Ata që vuajnë në Mua, me Mua dhe për shkakun Tim, janë profetët e vërtetë. Ata janë shpirtrat që do të torturohen, që do të trajtohen me përbuzje dhe që do të dënohen plotësisht në emrin Tim. Ata gjithashtu do të refuzohen nga vetë Kisha Ime, por jo nga të gjithë shërbëtorët e Mi të bekuar. Ndjekësit e Mi të devotshëm, që i ndjekin ngushtësisht Mësimet e Mia, do të tundohen gjithashtu për t’i refuzuar ata, derisa, me kohën; e Vërteta dalëngadalë do të agojë mbi ta.

Që nga fillimi i kohës kur Unë zgjodha të dërgoj profetët në botë, prej Mëshirës Sime Hyjnore, për t’iu kujtuar të gjithëve për Mësimet e Mia, fare pak prej tyre qenë besuar në fillim. Shumë qenë përbuzur dhe qenë parë sikur të vuanin nga një imagjinatë e fortë, depresion, ose qenë dënuar sikur të ishin të mashtruar. Shumica e këtyre profetëve, në vetvete, ishin të tronditur kur e përjetonin takimin e tyre të parë Hyjnor. Shumë prej tyre i vunë në dyshim këto eksperienca mistike për pak kohë, përpara se ta pranonin vërtetësinë e tyre. Ata ishin të ngadalshëm për t’ia zbuluar përvojat e tyre tek ndonjë tjetër. Atyre iu desh kohë që ta pranonin.

Të gjithë shpirtrat e Mi të zgjedhur, ndërsa e pranonin këtë thirrje, hezitonin të tregonin Mesazhet, apo udhëzimet nga Unë, madje edhe tek ata shërbëtorë të Mi të bekuar, përfshirë murgesha, priftërinj, peshkopë dhe kardinalë. Ata ishin të frikësuar nga këta njerëz dhe e dinin në zemrat e tyre, se pyetjet e dhëna atyre do të ishin të vështira për t’u trajtuar. Shumë që qenë thirrur nuk i treguan Mesazhet e tyre dhe përdorën lutjet dhe vuajtjen personale për të kryer detyrën e tyre ndaj Meje.

Të tjerët, që i treguan Mesazhet, ashtu siç u udhëzuan nga Nëna Ime e Bekuar dhe Unë, nuk qenë besuar. Qe vetëm përmes shfaqjeve Hyjnore, të cilat u bënë të dukshme me kohën, që ata u besuan.

Unë i kërkoj të gjithë ndjekësve të Mi që ta dëgjoni zemrën tuaj. Shikoni Mesazhet e dhëna nga vizionarët dhe lajmëtarët e Mi të çmuar të mëparshëm. Këto Mesazhe po ju jepen, prej Dashurisë së Pastër, për t’ju ndihmuar të udhëzoheni dhe për të shpëtuar shpirtra. Ky është qëllimi. Nëse ju vendosni që ato nuk janë me origjinë Hyjnore, lutuni për udhëzim. Nëse ju vendosni që ato janë, atëherë lutuni, lutuni, lutuni për vizionarët e Mi që ata të dëgjohen.

Tani Më lejoni t’ju paralajmëroj për shenjat që duhen pasur kujdes, kur vizionarët e Mi të vërtetë të persekutohen në Emrin Tim. Ndjekësit e mashtruesit, duke e parë Dritën e tyre, do t’i vënë ata në shënjestër; jo lehtë por me një ngulmim që do t’ju lërë pa frymë. Jo vetëm që do t’i mundojnë ata, përmes talljeve, por ata do të shkojnë aq larg sa t’i diskretitojnë ata, dhe gjithçka në Emrin Tim. Dhimbja që dishepujt e Mi vuajnë nuk është asgjë para dhimbjes që ajo më shkakton Mua.

Vuajtja Ime ka arritur një nivel të tillë, kohët e fundit, sa Unë Jam duke e përjetuar përsëri, torturën e tmerrshme që durova kur Unë vdiqa për mëkatet tuaja, të gjitha mëkatet, për të gjithë njerëzimin; përfshirë ata që më torturojnë Mua dhe vizionarët e Mi; përfshirë ata vrasës, ata njerëz që më mohojnë Mua publikisht dhe mburren për të, dhe për ligësinë e tmerrshme në botë, tani.

Ju lutem dëgjojini vizionarët e Mi. Ju do ta ndjeni atë në zemrat tuaja, kur ta dëgjoni të Vërtetën. Ju lutem të mos bini në grackën e atyre që i persekutuan vizionarët e Nënës Sime të Bekuar, përfshirë Shën Bernadetën apo fëmijët e Mi të vegjël në Fatima. Ata qenë trajtuar me mos-respektin më të madh, sidomos nga shërbëtorët e Mi të bekuar. Këta janë ata që më lëndojnë Mua më shumë, kur shfaqjet e Mia Hyjnore i jepen njerëzimit, prej Dashurisë. Zemra Ime vuan më shumë kur ata nuk besojnë në Hyjnoren e mbinatyrshme, dhe as nuk e njohin atë kur iu paraqitet atyre.

Ju lutem që të luteni për vizionarët e Mi, dhe në veçanti, për vizionarët e Mi Mesazhet e të cilëve nuk mund të mohohen për dashurinë që ata tregojnë dhe për paralajmërimet që ato përmbajnë, sepse ata janë vizionarët e Mi të vërtetë. Ju do t’i njihni ata nga fyerjet, përbuzjet, vuajtjet dhe abuzimin që ata marrin nga duart e fëmijëve të Mi.

Nëse ju e shikoni abuzimin që ata marrin dhe pastaj shikoni gënjeshtrat që përhapen rreth tyre, në një mënyrë aq poshtëruese, ju atëherë duhet të pyesni veten. Nëse ky person është torturuar kaq gjatë dhe nuk besohet, përse abuzimi vazhdon me kaq egërsi? Atëherë ju do ta keni përgjigjen tuaj. Lutjuni Shpirtit të Shenjtë për udhëzim në dallimin e profetëve, vizionarëve dhe shikuesve të Mi të vërtetë, nga pjesa tjetër, të cilët po ju mashtrojnë.

Shpëtimtari juaj i dashur