E Premte, 24 Dhjetor 2010, në 20:15
Bija Ime e dashur, faleminderit që iu përgjigje thirrjes Sime. Është me gëzim që Unë komunikoj me ty, në këtë celebrim të veçantë të Lindjes Sime. Dashuria që e mbush Zemrën Time, prej besimit dhe përkushtimit të treguar nga të gjithë fëmijët e Mi, është shumë e çmuar.
Kjo është koha që fëmijët e Mi, kudo, të reflektojnë mbi jetën Time në Tokë. Kjo është një kohë që ata të konsidojnë implikimet që lindja Ime përfaqëson, për tërë njerëzimin. Është për shkak të lindjes Sime që njeriu do të kërkojë shpëtim. Është përmes Dashurisë së Atit Tim të Përjetshëm, për të gjithë fëmijët e Tij, që Ai bëri Sakrificën vendimtare. Që Atij iu desh të shikonte një foshnje të lindte, ta shikonte atë të rritej si një fëmijë, deri në burrëri, tregon qartë Dashurinë dhe vendosmërinë e Tij për t’i shpëtuar të gjithë fëmijët e Tij. Ai i do të gjithë fëmijët e Tij, kaq shumë, saqë Ai më kërkoi Mua që ta jetoja jetën si një qenie njerëzore, megjithëse duke e ditur se Unë do të përbuzesha dhe tallesha, Ai e lejoi këtë që të ndodhte.
Lindja Ime është një Shenjë ndaj të gjithëve se Hyji Ati i Përjetshëm, i donte fëmijët e Tij, kaq shumë, saqë Ai bëri një Sakrificë madhështore. Duke më lejuar Mua që të vija në Tokë, që të jetoja mes të gjithë juve, Ai tregoi Dhembshurinë e Tij dhe dëshirën për t’ju shpëtuar, duke e lejuar vdekjen Time. Nëse Ai nuk do të më kishte dërguar Mua, njeriu nuk do të mund të shpëtohej. Prapë, ata që më refuzuan Mua janë akoma të pasigurt ndaj të Vërtetës së premtimeve të bëra nga Hyji Ati i Përjetshëm. Ka shumë paqartësi akoma.
Gjithçka që ka rëndësi, tani, është që njerëzimi të kuptojë premtimet dhe realitetin e Qiellit dhe Tokës së Re, që iu ka qenë përcaktuar të gjithë fëmijëve e Hyjit. Kjo është Dhurata më e madhe nga të gjitha dhe është Dhurata që ju të gjithë duhej ta ndanit me Atë, derisa Satani i shkatërroi të gjitha duke e tunduar Evën.
Njerëzit sot i shikojnë Mësimet në Besëlidhjen e Vjetër dhe të Re, në shumë mënyra, si fabula të vjetra. Shumë akoma nuk e kuptojnë se Mësimet, e përmbajtura në këto Shkrime, ishin dhe janë akoma autentike. Meqenëse në shumë raste referimet i janë bërë ngjarjeve, të cilat ndodhën në botën shpirtërore, njerëzit e kanë të vështirë për ta besuar se këto mund të kenë ndodhur. Ata kanë arritur në këtë konkluzion sepse po e analizojnë përmbajtjen sipas mendimit logjik, të bazuar mbi atë që ndodh në Tokë. Por ata e kanë gabim.
Ardhja Ime në Tokë ishte orkestruar, si një mundësi e fundit për ta zgjuar botën, kështu që të gjithë do ta kuptonin se Hyji është i gjithë-falshëm. Roli Im ishte për t’ju treguar ju, përmes Mësimeve të Mia dhe vdekjes Sime në Kryq, udhën drejt Parajsës.
Kujtojeni pra, në Krishtlindje, se lindja Ime ishte që t’ju ndihmonte të fillonit për ta ri-vlerësuar besimin tuaj në Qiell, në të cilin ju jeni të gjithë të emëruar për të qenë pjesë. Duke e kujtuar Jetën Time, ju tani mund të bashkoheni me Mua në Mbretërinë e Atit Tim, nëse ju i hapni zemrat tuaja dhe më kërkoni Mua që t’ju përqafoj edhe një herë.
Shpëtimtari juaj Hyjnor dhe Gjykatësi i Drejtë