Bija Ime e dashur, sot është një ditë kur Zemra Ime është e thyer nga trazirat dhe dëshpërimi i thellë në botë. Unë shikoj me trishtim ndërsa bota ngrihet me zemërim kundrejt njëri tjetrit. Shumë nga ky trishtim vjen prej dijes se këto profeci do të shpalosen; por prapë pjesa më e madhe e njerëzimit nuk do të jenë më të ditur.
Lutuni që Rusia t’i përkushtohet Nënës Sime të Bekuar
Ata prapë refuzojnë ta pranojnë se këto ngjarje qenë parathënë në Librin e Gjonit. Prandaj, sa shumë do të vuajnë tani për shkak të mungesës së besimit. Lutuni tani që Rusia të dorëzohet më në fund dhe ta lejojë veten që të përkushtohet më në fund në Emrin e Nënës Sime të Bekuar. Lutuni, lutuni, lutuni që kjo të ndodhë sepse do të jetë përmes lutjes që kjo arritje e madhe të bëhet e mundur. Nëse kjo ndodh, atëherë miliona do të shpëtojnë. Sepse rreziku është që forcat komuniste të ngrihen bashkë me gjarprin dhe të bashkohen, duke ju lënë ju, fëmijët e Mi, të pafuqishëm.
Shikoni, tani, shpejtësinë me të cilën kombet do të ngrihen për të luftuar. Shpejtësia e ngjarjeve globale do shkaktojë shumë tmerr, ndërsa këto të shpalosen me intensitetin e tyre. Ndjekësit e Mi, ju duhet të dëgjoni. Grupet e lutjes do të jenë themelore në përhapjen e kthimeve në besim dhe për të lehtësuar këto ngjarje katastrofike. Edhe ata prej jush, të kënaqur me jetën tuaj, ku ju e merrni gjithçka si të sigurt, nuk do të jeni më në gjendje t’i shpërfillni këto ngjarje. Ju duhet të më dëgjoni Mua, tani, dhe të pranoni se këto ngjarje të parashikuara në Librin e Zbulesës do të ndodhin.
Mbajini duart në lutje, tani. Edhe nëse mbani vetëm një shkëndijë dashurie për Mua në zemrën tuaj, më kërkoni Mua t’ju mbaj, që të mund ta ndez dhe ta forcoj besimin tuaj tek Unë.
Unë do të luftoj për secilin prej jush
Unë do të luftoj deri në fundin e hidhur për t’ju sjellë të gjithë ju pranë Zemrës Sime, nuk ka rëndësi nëse jeni një fëmijë, një adoleshent, një i ri, një i moshuar apo një plak – në sytë e Mi ju jeni të gjithë njësoj. Ju jeni familja Ime e dashur dhe e shtrenjtë – secili dhe çdonjëri prej jush. Asnjëri nuk është i përjashtuar, madje edhe ata prej jush që nuk e pranojnë se Unë Ekzistoj. Madje edhe ata që e pranojnë, por më urrejnë Mua – Unë prapë ju dua. Dashuria Ime është e zjarrtë përtej njohurisë suaj dhe Unë do të bëj gjithçka në Fuqinë Time për t’ju sjellë përsëri brenda mbështjelljes Sime. Unë nuk do ta dorëzoj shpirtin tuaj kaq lehtë tek Satani.
Ju lutem kthehuni tek Unë
Ju lutem kthehuni tek Unë – pavarësisht se sa shumë dyshime mbani – dhe më lejoni Mua ta mbush zemrën tuaj me Dashurinë Time Hyjnore. Vetëm një shije e kësaj Dashurie do t’ju ndihmojë të përgatiteni për jetën e përjetshme në Parajsë me Mua, Atin Tim të Përjetshëm dhe vëllezërit dhe motrat tuaja. Kjo është trashëgimia juaj, trashëgimia që ju takon.
Mos e shpërdoroni këtë mundësi të shpëtimit. Kur jeta juaj në Tokë të përfundojë, ju do të keni dy zgjedhje në jetën pas vdekjes. Qiellin në Parajsë ose thellësitë e Ferrit, me Satanin, që do t’ju marrë me vete përmes mëkateve që ai ju tundon të kryeni mbi Tokë. Hapini sytë tuaj tani. Mbajeni mend se vdekja në Tokë mund të ndodhë në çdo ditë, në çdo kohë dhe kur ju më pak e prisni.
Përmes këtij Mesazhi Unë ju lutem ta shikoni të Vërtetën përpara Ditës së Gjykimit. Gjithmonë ta kujtoni se Unë ju dua, pavarësisht se sa rëndë ju keni mëkatuar. Kur ju ktheheni tek Unë, dhe më kërkoni Mua që t’ju fal, nga thellësia e zemrës suaj, ju do të faleni. Madje edhe gjatë frymëmarrjes suaj të fundit.
Shpëtimtari juaj i dashur, Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/26/book-of-revelation/