Unë Jam fillimi dhe mbarimi. Ishte përmes Meje që Ati Im i dashur i Përjetshëm e krijoi botën dhe do të jetë përmes Meje që ajo do të marrë fund. Unë Jam Drita dhe Shpëtimtari i Cili do t’i sjellë të gjithë ata që besojnë tek Unë në Parajsën e premtuar. Ata që akoma refuzojnë të më pranojnë Mua, pavarësisht nga të gjitha Mësimet e Mia dhe përpjekjet e profetëve të Mi, nuk do të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim.
Atyre prej jush që ju është dhënë Dhurata e së Vërtetës, përmes Shkrimeve, duhet t’i hapni sytë, tani, dhe t’i pranoni Mësimet e Mia dhe profecitë e dhëna profetëve të Mi. Koha përfundimisht po afron kur Unë do të kthehem në Tokë për t’i mbledhur ndjekësit e Mi të dashur. Përmes profetëve të Mi modernë, për fat të keq, Unë prapë do të refuzohem. Ju të gjithë duhet t’i dëgjoni dhe t’i lexoni Mesazhet nga Unë, të cilat po ju jepen, prej Mëshirës, dhe ta kuptoni rëndësinë e tyre.
Mësimet e Mia kurrë nuk kanë ndryshuar
Ju duhet ta kujtoni se Mësimet e Mia janë njësoj siç kanë qenë gjithmonë. Ata që vijnë, në Emrin Tim, duhet të shihen me kujdes. Nëse ata e shpallin Fjalën Time, atëherë ata janë nga Drita. Nëse shikoni që Mësimet e Mia janë ndryshuar, në çdo lloj mënyre që duket e çuditshme për ju, largohuni. Mos dëgjoni. Këta njerëz fatkeq janë të tunduar nga i ligu për t’i shtrembëruar Mësimet e Mia, qëllimisht, për t’ju çuar në udhë të gabuar dhe për t’ju ngatërruar.
Çdo doktrinë që nuk e ka origjinën nga Shkrimi i Shenjtë dhe që deklaron të shpallë të Vërtetën është një gënjeshtër. Ky është një mëkat kundër Meje dhe është një sulm i rëndë mbi Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm.
Mesia i rremë
Këta mësues të rremë do të fillojnë të shfaqen në mbarë botën, së shpejti. Ju do t’i gjeni ata kudo, duke bërtitur në kupë të qiellit. Duke kërkuar vëmendje. Disa do të lënë përshtypje tek fëmijët e Mi, deri në atë shkallë, saqë edhe ndjekësit e Mi të vërtetë do të besojnë se ata kanë fuqi të veçanta Hyjnore. Njëri, në veçanti, do ta lartësojë veten e tij në nivele kaq të larta saqë njerëzit gabimisht do të besojnë se ai të jetë Mesia.
Do të nevojitet shumë guxim, vendosmëri dhe forcë, që fëmijët e Mi të qëndrojnë pas Meje dhe të më lejojnë Mua t’i drejtoj përmes kësaj xhungle të rrezikshme, të mbushur plot me djaj. Djajtë, që tani po lëshohen nga Satani, ndërsa ditët e fundit fillojnë të shpalosen, do të vijnë të maskuar si ndjekësit dhe profetët e Mi. Ata tani janë duke intriguar për të vënë në shënjestër vizionarët, lajmëtarët dhe profetët e Mi të vërtetë. Ata do të përpiqen që t’i joshin ata me doktrinë të rreme. Ata do ta shtrëmbërojnë të Vërtetën për t’ia përshtatur mënyrave të tyre të pamoralshme, të cilat nga një pikpamje e jashtme, do të jenë të vështira për t’u dalluar. Ndjekësit e Mi të devotshëm, shërbëtorët e shenjtë dhe profetët do ta njohin, menjëherë, se kush janë këta njerëz djallëzor. Ata do të shohin se deklaratat e tyre do të jenë të dhimbshme dhe shqetësuese, por çfarë do të shkaktojë tmerr në zemrat e tyre është fakti se kaq shumë të Krishterë do të gënjehen pas personaliteteve të tyre joshëse. Kaq bindës do të jenë ata, saqë shumë do të tërheqin drejt kurtheve të tyre djallëzore edhe vetë shërbëtorët e shenjtë të cilët i kanë dedikuar jetët e tyre tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm.
Thirrje drejtuar të Krishterëve për t’u ngritur
Atyre ndjekësve të Mi të devotshëm, të bekuar me hiret e Shpirtit të Shenjtë, Unë ju thërras, tani. Merreni armën tuaj të besimit dhe qëndroni të fortë. Sfidojini ata. Mësojuni njerëzve të Vërtetën duke i kujtuar ata vazhdimisht për të Vërtetën, e cila përmbahet në Librin e Atit Tim – Librin e së Vërtetës. Këto Mësime do të zgjasin përgjithmonë.
Mund të jetë e vështirë për ju, fëmijët e Mi, që të ngriheni dhe të numëroheni, por më dëgjoni Mua tani. Nëse ju e bëni këtë, ju do të ndihmoni shpirtra. Vëllezërit dhe motrat tuaja në botë janë familja juaj. Unë do t’ju sjell të gjithë ju me Vete në Parajsën, të cilën ua kam premtuar të gjithë fëmijëve të Mi. Ju lutem, ju lutem më ndihmoni Mua që të mos lë prapa asnjërin prej jush. Do të më thyhej Zemra Ime nëse Unë nuk do mund t’i shpëtoja të gjithë fëmijët e Mi të dashur. Do të jetë përmes lutjes, sakrificës dhe këmbënguljes, nga ana e ndjekësve të Mi ngado, që Vullneti Im do të kryhet.
Merreni Kupën e Shpëtimit, tani, në Emrin Tim. Më ndiqni Mua. Më lejoni Mua t’ju udhëheq të gjithëve. Më lejoni Mua t’ju pushtoj në Zemrën Time ndërsa ne bashkohemi së bashku për të shpëtuar njerëzimin nga mashtruesi.
Mbajeni mend këtë. Unë e dua secilin nga fëmijët e Mi deri në atë shkallë sa fitorja, pa i sjellë të gjithë ata në jetën e përjetshme, do të jetë e hidhur dhe do ta thyejë Zemrën Time.
Lutuni, lutuni, lutuni, tani, të gjithë ju, dhe kujtojini Fjalët – Unë Jam Alfa dhe Omega.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Tokës dhe Gjykatësi i Drejtë për gjithë njerëzimin.
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/12/25/false-teachers-prophets/
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/12/25/false-teachers-prophets/