Bija Ime, ti po vuan për shkak të Punës që po kryen në Emrin Tim. Errësira që ti ndjen vjen prej mashtruesit, i cili godet në çdo orë përmes të tjerëve – njerëz që ti i njeh – përmes errësirës së tij – për të të sulmuar ty. Pavarësisht nga ndjenja jote e dëshpërimit, ti në fakt, je e mbrojtur. Ai, mashtruesi, Unë të kam thënë se nuk do ta dëmtojë shpirtin tënd.
Ti duhet të vazhdosh të lusësh Rruzaren Më të Shenjtë për mbrojtje të vazhdueshme nga mundimet. Duke lutur këtë adhurim të fuqishëm ndaj Nënës Sime të Bekuar ti do të shikosh një ndryshim.
Puna, që ti përpiqesh të vazhdosh ta përfundosh në Emrin Tim, nuk është e lehtë, por ti duhet të qëndrosh e fortë, bija Ime. Sepse ajo është Puna, që kur t’i zbulohet botës, do të sjellë paqe dhe kënaqësi tek fëmijët e Mi.
Ata, fëmijët e Mi, kur ta kuptojnë të Vërtetën, do ta marrin vesh se nuk po lihen mënjanë të harruar nga Krijuesi i tyre. Ngushëllimi që ata do të përjetojnë, përmes njohurisë që Unë do t’iu jap përmes këtij Libri, do t’i tërheqë ata më pranë Meje.
Plani për Luftën përpara
Puna, që ti përpiqesh të vazhdosh ta përfundosh në Emrin Tim, nuk është e lehtë, por ti duhet të qëndrosh e fortë, bija Ime. Sepse ajo është Puna, që kur t’i zbulohet botës, do të sjellë paqe dhe kënaqësi tek fëmijët e Mi.
Ata, fëmijët e Mi, kur ta kuptojnë të Vërtetën, do ta marrin vesh se nuk po lihen mënjanë të harruar nga Krijuesi i tyre. Ngushëllimi që ata do të përjetojnë, përmes njohurisë që Unë do t’iu jap përmes këtij Libri, do t’i tërheqë ata më pranë Meje.
Plani për Luftën përpara
Mos ki frikë, bija Ime, ti je e sigurt, edhe pse ndjehesh e pafuqishme dhe i trembesh pasigurisë. Bota, përfshirë edhe vendi yt, ka për të përjetuar më shumë dhimbje si rezultat i kontrollit global, që do t’i bëjë njerëzit të pafuqishëm, prandaj edhe është e rëndësishme që të përgatiteni tani.
Unë të kam treguar më parë se ti duhet t’i tregosh fëmijëve të Mi që të fillojnë të planifikojnë tani përpara se lufta e frikshme globale të fillojë. Lufta, për të cilën Unë flas, po orkestrohet nga Dragoi i Kuq, tani. Dragoi, energjia e re botërore, po thur tani komplote dhe do të shkatërrojë qytete në Perëndim. Koha është pranë. Lutuni, lutuni për konvertim, pasi kjo ligësi nuk mund të ndalohet, pasi nuk ka mjaft lutje për ta parandaluar atë. Lutuni për ata shpirtra, që përmes kësaj lufte bërthamore, do të vdesin.
Tri Vjet përpara se Komploti të Shpaloset
Lutuni për ata shpirtra, tani. Ndërsa një fuqi globale do të marrë pushtetin gradualisht, me një dhembshuri të rreme, ata, bija Ime, do të synojnë të kontrollojnë lirinë tuaj për të jetuar, për t’u ushqyer dhe për t’u lutur. Prandaj edhe populli Im duhet të mundohet të bëhet i pavarur. Mbillni ushqimin tuaj. Gjeni streha, në kohë, ku ju të mund të takoheni për t’i bërë nderime Shpëtimtarit tuaj Hyjnor. Vetëm qëndroni të fortë. Mos i tregoni shumë njerëzve se përse e bëni këtë. Do të duhen vetëm 3 vjet që shenjat e këtij komploti të shpalosen para syve tuaj.
Në atë kohë, planet tuaja do të japin një formë mbështetjeje, që ju mund ta keni vënë në dyshim dhe menduar, herë pas here, si të çuditshme. Mbillni ushqimin tuaj tani. Blini tani farat që nuk do të jenë të vlefshme për shitje në të ardhmen. Kjo do ta ushqejë familjen tuaj ndërsa zia globale e urisë të ndodhë.
Shkoni tani dhe përgatituni.
Shpëtimtari juaj i dashur
Shkoni tani dhe përgatituni.
Shpëtimtari juaj i dashur