Bija Ime e dashur, ti u refuzove dje kur njerëzit u përpoqën të vënë dyshime në mendjen tënde. Ti vuajte për këtë. Mos u dëshpëro. Fjala Ime do të dëgjohet. Ti do të përballesh me pengesa që do të bëjnë të ndjehesh e zhgënjyer me Punën.
Bija Ime, Unë Jam duke të udhëzuar ty. Ti duhet ta kujtosh këtë dhe kurrë mos e harro premtimin Tim. Unë bëra, ashtu si ti kërkove, dhe të lejova të flesh e qetë natën e kaluar. Ti je më e fortë tani. A nuk e ndjen këtë?
Bëj kujdes se me kë komunikon. Ndjekësit e Mi, apo ata që ti mendon se janë ndjekësit e Mi, nuk janë gjithmonë ashtu si duken. Ti duhet të bësh atë që të thotë zemra. Bota mund të duket ashtu si gjithmonë ka qenë, por ka ndryshim dhe ai po ndodh tani. Ky ndryshim po e çon njerëzimin drejt një errësire që do t’i mbështjelli ata dhe që ia mbulon dashurinë e tyre për Mua.
Përse fëmijët e Mi duhet ta vënë në pyetje të Vërtetën? Ata nuk i ndjekin Mësimet e Mia, megjithëse atyre iu ishte dhënë kjo Dhuratë nga apostujt e Mi, të cilët, përmes dashurisë për Mua dhe përmes fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, i dhanë botës një Dhuratë shumë të veçantë. Dhurata e të Vërtetës u mësua dhe u përhap tek të gjithë fëmijët e Mi nëpër botë. Shumë fëmijë e ndoqën këtë udhëzim ndër shekuj.
Të tjerët, ndërsa e njihnin të Vërtetën, vendosën ta shtrembërojnë atë për t’ia përshtatur mënyrave të veta, dëshirave, joshjeve dhe përpjekjeve për pushtet. Ndjekësit e Mi atëherë nuk mund të dallonin midis të Vërtetës së Fjalës së Hyjit dhe gënjeshtrave të përhapura prej atyre që ishin të gabuar. Në këtë mënyrë punon mashtruesi. Ai shkakton hutim, dëshpërim dhe një ndjenjë të pashpresë, dhe e ka bërë këtë që nga vdekja Ime në Kryq. Por më dëgjoni Mua tani. Ai nuk do të fitojë, bija Ime. Forcat e udhëzimit Hyjnor do ta fusin tek fëmijët besimin e tyre, edhe një herë, përmes Mësimeve të profetëve të Mi.
Kërkoji fëmijëve të Mi që të jenë vigjilentë ndaj ndryshimeve që ata shikojnë në botë. Kërkoji atyre që t’i hapin zemrat e tyre, sytë e tyre dhe mendjet për të dëshmuar gënjeshtrat e përhapura nga Satani.
Prej tij dalin një rrjetë premtimesh të sajuara për t’i bërë fëmijët e Mi të tërhiqen tek mrekullitë e jashtme. Mrekullitë dhe lavdia e rreme janë boshe. Ato nuk reflektojnë dashuri, as dhe nuk ofrojnë ndonjë ngushëllim të vërtetë kur boshllëku i tyre zbulohet.
Forcat djallëzore po bëhen më të forta tani, bija Ime. Ato janë të përgatitura nga Satani, përmes ushtrisë së tij të ndjekësve të ligj. Këta ndjekës, përmes lakmisë dhe dashurisë për vetveten, e ndjekin me adhurim të bindur dhe do të çohen drejt parajsës së tij të çastit. Parajsa e tij e premtuar nuk është asgjë veçse errësirë e zezë dhe në kohën që fëmijët e Mi do ta kuptojnë këtë, koha për shpengim do të ketë kaluar.
Lutje për Shpëtim
Forcat djallëzore po bëhen më të forta tani, bija Ime. Ato janë të përgatitura nga Satani, përmes ushtrisë së tij të ndjekësve të ligj. Këta ndjekës, përmes lakmisë dhe dashurisë për vetveten, e ndjekin me adhurim të bindur dhe do të çohen drejt parajsës së tij të çastit. Parajsa e tij e premtuar nuk është asgjë veçse errësirë e zezë dhe në kohën që fëmijët e Mi do ta kuptojnë këtë, koha për shpengim do të ketë kaluar.
Lutje për Shpëtim
Të gjithë fëmijët e Mi, duhet të zgjohen ndaj kësaj ligësie, edhe po të jetë për dashurinë e familjeve të tyre, nëse duan të shpëtojnë njëri tjetrin. Dashuria Ime do t’i mbajë ata të udhëzuar, nëse ata kthehen tek Unë tani. Ata kurrë nuk duhet të kenë frikë të kthehen dhe të thonë:
“O Zoti im, më udhëhiq drejt Mbretërisë Tënde dhe më mbro nga errësira që e ka pushtuar shpirtin tim. Më dëgjo tani, O Zemra e Shenjtë, dhe përmes Mirësisë Tënde le të shkëlqejë Drita Jote e Dashurisë dhe e Mbrojtjes tejpërtej.”
Ata fëmijë të Mi që e thonë këtë lutje do të dëgjohen. Lutjet e tyre për shpëtim, për vetë ata dhe ata që duan, do të përgjigjen.
Unë, përmes vizionarëve të Mi, të udhëhequr nga Nëna Ime e Bekuar, jam përpjekur me mundim të dërgoj paralajmërime për botën. Shumë, shumë herë vizionarët e Mi, megjithëse të refuzuar në fillim, më në fund u pranuan. Këtë herë, atyre nuk do t’iu jepet luksi i kohës që Mesazhet e tyre të dëgjohen nga shumë prej njerëzve e Mi.
Kujdes nga profetët e rremë
Kujdes nga profetët e rremë
Por Unë duhet të paralajmëroj fëmijët e Mi që të kini kujdes nga profetët e rremë. Shumë vizionarë të vërtetë janë gabuar. Vizionarëve që janë të vërtetë, do t’iu jepen hiret që do ta tregojnë të Vërtetën Time, në një mënyrë të tillë që ato do të shoqërohen nga ngjarje të mbinatyrshme dhe mrekulli që nuk mund dhe nuk do të mohohen.
Zemra më thyhet kur Unë shikoj mënyrën me të cilën shumë prej tyre janë mohuar nga dishepujt e Mi më të shenjtë. Po këta dishepuj, të cilët Unë i kam dërguar për të mësuar fëmijët e Mi, po dështojnë në detyrën e tyre. Ata duhet të kthehen tani tek Unë për udhëzim dhe të luten për hiret që kërkohen për të udhëhequr popullin Tim.
Shërbëtorët e Mi të shenjtë janë shumë të veçantë dhe ata që i kanë marrë Sakramentet duhet ta dëgjojnë thirrjen Time. Detyra juaj është tani ndaj Meje. Rinovoni betimin tuaj tani. Besoni dhe ndiqeni Mesazhin Tim të Shenjtë. Jini të fortë, sepse ju tani të gjithë po thirreni për ta dëshmuar të Vërtetën në Librin e Zbulesës, dhe për të pranuar se koha ka ardhur. Përgatituni tani për këtë Ngjarje të Madhe. Mos më mohoni Mua apo të ktheni shpinën. Predikoni me forcë dhe me bindje. Mos i dobësoni Mësimet e Mia duke u thënë ndjekësve të Mi se çdo gjë do të jetë në rregull. Ky nuk është Mesazhi për të cilin ishit thirrur. Detyra juaj ndaj Meje, Shpëtimtarit tuaj Hyjnor, është të informoni grigjën tuaj për të Vërtetën.
Fëmijëve të Mi nuk duhet t’u thuhet se të gjithë ata do të shpëtojnë. Kjo është një e pavërtetë. Sepse janë vetëm ata që e kërkojnë faljen Time dhe që dorëzohen ndaj Meje dhe Mësimeve të Mia, që do të shpëtohen.
Përse nuk i ndiqni Mësimet e Shkrimeve? Përse përdorni justifikime? Përse i drejtoni gabim dhe i bindni fëmijët e Mi se Hyji do t’i falë të gjithë? Ati Im i Përjetshëm do të falë vetëm ata që besojnë tek Unë dhe që pendohen.
A nuk ju tregoi gjë vdekja Ime në Kryq? Unë vdiqa për të shpëtuar njerëzimin nga marrëzia e Satanit. Prapë ju, përmes tolerancave të keq udhëzuara, iu mësoni fëmijëve të Mi një gënjeshtër. Ju keni rënë viktimë ndaj presionit të njerëzimit për ta kamufluar Doktrinën e Shenjtë, për të cilën ju ishit thirrur për ta predikuar.
A nuk keni fare turp? Kaq të kapur jeni ju, në tërheqjet e botës që Toka ka për t’ju ofruar, saqë ndiqni dogma të rreme, të diktuara tek ju nga toleranca gjithëpërfshirëse që Satani ka përhapur mes fëmijëve të Mi. Ata fëmijë të shkretë të keq udhëzuar kanë nevojë për drejtim. Ata gjithashtu duhet të kuptojnë ndryshimin midis interpretimit njerëzor dhe atij premtimi Hyjnor të bërë nga Unë.
Përse fëmijët e Mi nuk duan të besojnë në ndërhyrjen Hyjnore? Përse e refuzoni këtë kur ju paraqitet juve? Priftërinjtë e Mi, dëgjojeni thirrjen time. Lutuni që mesazhi Im i së Vërtetës të dëgjohet.
Mesazh për Peshkopët
Peshkopëve të Mi, Unë ju them këtë. Zhvishini rrobat, kthejini shpinën pasurive, të cilave ju i keni dhënë besim. Kërkoni përulësinë që kërkohet prej jush. Binduni ndaj Fjalës Sime, tani, ose merrni pasojat. Detyra juaj është tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm. Sa të verbër jeni bërë. Shenjat tani po jepen përmes vizionarëve, në qiell, dhe ju keni dështuar t’i shikoni. Në të kundërt ju uleni në kështjellat tuaja dhe qortoni. Për këtë, mëkatet tuaja nuk do të falen.
Mëkatet e dishepujve të Mi të shenjtë, të atyre që zgjedhin udhën Time, më fyejnë mua tepër. Hapini sytë, zemrat dhe kthehuni tek Mësimet në Librin Tim të Shenjtë.
Mesazh për Kardinalët
Kardinalëve të Mi, Unë ju them këtë. Në çfarë lartësish të mëdha jeni ngritur saqë keni harruar Sakramentet apo të Vërtetën e Mësimeve të Mia për të udhëhequr grigjën Time? Uluni poshtë tani dhe ndiqeni udhëzimin Tim. Mos u çorientoni nga falsitetet që e kanë mbërthyer njerëzimin. Mos më mohoni Mua, edhe ju.
Unë ju kërkoj të gjithëve që të luteni për Papën Tim të dashur e të guximshëm, Papa i fundit i Vërtetë. Ju, dishepujt e Mi, po çoheni në udhë të gabuar nga mashtruesi. Ai e ka treguar veten në korridoret e Kishës Sime dhe metodat e tij djallëzore tani po shfaqen. Ata prej jush që kanë sy, të vazhdojnë të shikojnë, para dhe pas jush. Ai do ta rrëmbejë shpirtin tuaj nëse ju dorëzoheni ndaj mashtrimit të tij.
Ju lutem që të luteni, tani, për të gjithë ju. Lutuni për udhëzimin Tim. Lypni falje dhe më lejoni Mua t’ju udhëheq përsëri.
Ata prej jush që do ta vënë në pyetje këtë udhëzim, të dëgjojnë tani. Përse nuk do të komunikoja Unë me ju në këtë mënyrë? Unë ju mësova të gjithëve, përmes Apostujve, të cilët, nën drejtimin e Shpirtit të Shenjtë, i dhanë botës Mesazhet e Mia, të cilat kanë jetuar deri tani. Tani koha është afër. Gjithë jetën tuaj ju u lutët për udhëzim. Në këtë kohë tani, Unë ju lutem ta dëgjoni thirrjen Time.
Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/11/16/warning-to-clergy/