Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 26 September 2017

Mesazhi i parë marrë nga Shpëtimtari Ynë Jezu Krishti

E Martë, 9 Nëntor 2010, në 03:00

Ja, koha është afër që ti t'i tregosh botës se Drejtësia do t’i bjerë të gjithë atyre që më refuzojnë Mua.
Mëshira Ime nuk njeh kufi për të gjithë ata që e ndjekin të Vërtetën e vuajtjes Sime në Kryq.

Gëzim për ata ndjekës të Mi që i refuzojnë tundimet që hasin çdo ditë. Të tjerët, që ia kthyen shpinën Mësimeve të Mia, janë të verbër ndaj premtimeve të bëra nga Unë kur Unë vdiqa në Kryq për mëkatet e tyre.

Unë jam në dhimbje të thellë dhe ndjehem i dëshpëruar me braktisjen që Unë e vuaj nga mëkatarët e Mi të dashur, për të cilët Unë dhashë jetën Time tokësore.

Toka është në errësirë në këtë kohë. Ata, ndjekësit e Mi, vuajnë shumë bashkë me Mua kur ata vëzhgojnë një botë me mëkatarë, të cilët jo vetëm që i kanë kthyer shpinën Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm, por edhe Mua, Që vuajta një Sakrificë Madhështore për t’i shpëtuar ata nga mbretëria e mallkimit të përjetshëm.

Unë Jam i shqetësuar, dhe derdh lot të hidhur dëshpërimi dhe trishtimi, për mënyrën se si Unë jam refuzuar për herë të dytë. Unë iu bëj thirrje ndjekësve të Mi që të mblidhen në këtë kohë dëshpërimi në botë. Ata duhet ta lënë mënjanë indiferencën e tyre për t’u lutur dhe të bashkohen me Mua për të ndihmuar ata që shpirtrat ua ka vjedhur i ligu.

Ka akoma kohë për mëkatarët që të pendohen. Nuk ka mënyrë të lehtë. Duhet të ndodhë nga zemra. Besimtarë, mos kini frikë të ngrini zërat tuaj të bashkuar për të deklaruar Dashurinë që Unë kam për të gjithë.

Të Krishterë, Myslimanë, Hindu, Judenj dhe të gjitha ato fe të deduktuara nga mendja e gabueshme e njerëzimit – Unë ju bëj thirrje të gjithëve, për herë të fundit, që t’i hapni sytë ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit; Hyjit që ju dërgoi Fjalën me anë të profetëve. E Vërteta është shkruar dhe dokumentuar në Fjalën e Shenjtë të Shkrimeve, të cilën asnjë njeri nuk mund ta përpunojë, ndryshojë apo të përpiqet ta shtrembërojë sipas interpretimeve të tij. 

Ka vetëm një Hyj. Prandaj ulni armët, hapni sytë tuaj dhe më ndiqni Mua për në jetën e përjetshme.

Unë ju dua të gjithëve aq shumë sa dhashë Jetën Time për ju. E keni harruar këtë? Përmes Mëshirës Sime Hyjnore, Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të ktheheni tek Unë, për herë të fundit. Përmes Mëshirës Sime, Unë kthehem në Tokë për t’u përpjekur t’ju ndihmoj që të shikoni në zemrat tuaja dhe të kërkoni të Vërtetën. Mos e lejoni Mashtruesin t’ju shkatërrojë. Kërkoni të Vërtetën. Dashuria – dashuria e pastër – është udha drejt Mbretërisë së Atit Tim.

Ju lutem kujtoni Mëshirën Time Hyjnore. Unë e dua secilin prej jush. Lutuni për falje tani. Zgjatni duart tuaja dhe më lejoni Mua t’ju udhëzoj drejt Mbretërisë së Atit Tim. Unë po kthehem në Tokë ashtu siç është profetizuar. Koha po afrohet kaq shpejt saqë shumë nuk do të jenë të përgatitur. Aq shumë njerëz do të tronditen dhe do të kapen të papërgatitur, saqë ata nuk do ta besojnë se po ndodh. Nuk ka mbetur shumë kohë tani për profetët e Mi që të ndihmojnë në përgatitjen e njerëzimit për këtë Ngjarje Madhështore.

Besimtarë, Unë ju bëj thirrje të gjithëve që t’i kushtoni vëmendje Paralajmërimit Tim. Përhapeni të Vërtetën. Tregojuni njerëzve që të kërkojnë Mëshirën Time. Unë do të përpiqem të shpëtoj secilin shpirt që pendohet, deri në frymën e tij të fundit.

Unë nuk mundem, dhe nuk do të ndërhyj me vullnetin e tyre të lirë. Unë ju bëj thirrje ta dëgjoni dhe t’i kushtoni vëmendje Fjalës Sime. Unë ju dua të gjithëve. Unë ju kërkoj që të luteni për kthimin në besim përpara kohëve të fundit, të cilat janë pothuajse përmbi ne. Unë nuk kam asnjë dëshirë të tremb ndjekësit e Mi, por Unë ju bëj thirrje të gjithëve tani që të shpëtoni shpirtra. Ju duhet t’ia kujtoni gjithsecilit urgjencën për t’i çliruar mendjet e tyre nga synimet materiale. Në vend të tyre, kërkoni virtytet e përulësisë së thjeshtë, pa egoizëm e idhujtari.

Njerëzit e zakonshëm do të duhet ta drejtojnë udhën në përhapjen e të Vërtetës rreth Ardhjes Sime të Dytë.

Për shkak të errësirës shpirtërore në zhvillim të shpejt, të përhapur nga ateizmi dhe vërshimi i adhurimit Satanik, në botën e trishtuar dhe mos-mirënjohëse të sotme, janë shpirtrat e thjeshtë, besimtarët e vërtetë, ata të cilëve do t’iu duhet që ta ndërmarrin këtë detyrë.

Lutuni tani për shpëtimin e njerëzimit ndërsa bota tani drejtohet për në Mundimin e Madh, ashtu siç është parathënë në Shkrimin e Shenjtë. Do të varet nga vullneti i lirë i njerëzimit, nëse ata do të jenë të përgatitur apo jo për të kërkuar shpengim për mëkatet e tyre. Ata kurrë nuk duhet të kenë frikë. Dashuria Ime është përherë e Mëshirshme.

Shpëtimtari juaj