Bija Ime e dashur, përqendrohu dhe dëgjo çfarë Unë kam për të thënë. Ti je tani nëpër vështirësitë e një tranzicioni, që nga koha që ti more Mesazhin e parë, e deri tek të tashmit. Të lutem që të kuptosh se këto Mesazhe po vijnë nga Unë dhe të lutem t’i ndalosh dyshimet e tua, tani. Kjo do të të japë mundësinë që të përqendrohesh në Punën, për të cilën ti je thirrur.
Në lidhje me çështjet, që po ndodhin në botë, tani po qartësohet ditë pas dite ajo që Rendi i lig Botëror po përpiqet të shkaktojë në botë. Kombet e Bashkuara, një nga shumë frontet për këtë Rend të Ri Botëror, janë duke u përpjekur që t’i zhdukin të gjitha Mësimet e Mia dhe do të përdorin çdo armë vdekjeprurëse në dispozicion të tyre për ta bërë këtë.
Mos kini frikë, sepse besimtarët e Mi do të luftojnë fort dhe nuk do të më mohojnë Mua, sidomos në ato vende që më janë përkushtuar Mua dhe që kanë një besim të devotshëm dhe të palëkundur. Ata nuk do të rrinë duarkryq dhe ta lejojnë këtë. Por për shumë prej tyre, për shkak të shpenzimeve të përfshira në sigurimin që fëmijët e tyre të jenë të udhëzuar sipas Dritës, ata do të jenë të pafuqishëm.
Siç ta kam shpjeguar më parë, Zemërimi i Atit Tim të Përjetshëm është gati për t’u shfaqur mbi Tokë, ndërsa njeriu afrohet gjithmonë e më shumë në përpjekjet e tij për të më mohuar Mua.
Bota duket njësoj. Njerëzit duken njësoj. Bota e televizionit, me apelin e vet të zbukuruar, duket e njëjtë. Njerëzit zhysin kokën e tyre në rërë. Ata mendojnë se bota do të vazhdojë ashtu si është. Për fat të keq, ata e kanë gabim.
Detyra Ime, ndaj fëmijëve të Mi, është për t’ju shpëtuar. Jo t’ju lejoj që të vazhdoni të zhyteni në një boshllëk premtimesh, ëndrrash boshe dhe ambiciesh të rreme. Këto janë kënaqësitë të cilave ju i treguat besnikëri për shumë, e shumë vite. Këto janë premtimet që ata prej jush, edhe pse jo për faj të tyre, ishin të bindur se ishte udha që duhej ndjekur për vet-vlerësim, vet-përfitim, vet-shpërblim. Juve ju qe thënë që të kujdeseshit për numrin një, me çdo kusht, ku numri një – ishit ju. Ju, me ambiciet tuaja, joshjen për pasuri për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj, me dëshirën për t’u bërë më mirë se vëllezërit dhe motrat tuaja, në një kërkim të vazhdueshëm e këmbëngulës për vet-lavdërim, keni qenë gënjyer.
Këto ambicie iu ushqyen fëmijëve të Mi, përmes apelit dhe shkëlqimit të këtyre ambicieve, nga mashtruesi. Shumë nga fëmijët e Mi do të qeshin me këtë Mesazh dhe do të thonë se kjo nuk është e vërtetë. Për fat të keq, mashtruesi ekziston dhe shumica e fëmijëve të Mi nuk e pranojnë se ai ekziston.
Ai është dinak, në atë që ai fshihet prapa gjërave, njerëzve, veprimeve dhe stimujve tërheqës. Joshja e tij magjepse, do të thotë që sot, nëse ju e pyesni një person, se cilën do të pëlqente – paranë, apo mundësinë për t’u ribashkuar me familjet e tyre të humbura – ata do të zgjedhin paranë. Pyeteni një tjetër nëse do ta tradhtonte vëllanë apo motrën e vet për përfitim material, dhe përgjigja do të jetë po. Pyeteni një fëmijë të vogël nëse do ta shkëmbente jetën e tij të thjeshtë për një jetë mrekullish dhe kënaqësish, dhe përgjigja do të jetë po.
Përse atëherë fëmijët e Mi e kanë të vështirë ta kuptojnë se kur t’iu dhurohet atyre çmimi i madh, ata pastaj ndjejnë se kanë nevojë për më shumë e më shumë? Një njeri i pasur që fiton një herë, do të vazhdojë rregullisht të përfitojë më shumë. Arsyeja për këtë është se dhuratat e Satanit lënë një ndjenjë boshllëku brenda jush, që ju nuk e kuptoni. Kështu ju vazhdoni përpjekjen tuaj për të kërkuar më shumë dhe kjo është zakonisht në kurriz të mirëqenies së fqinjit tuaj. Asnjë njeri nuk mund të fitojë pasuri të madhe pa vuajtjen në një farë shkalle të njerëzve që ai takon në udhën e tij. Asnjë person, që fiton famë, nuk do të arrijë atje, po të mos ishte që dikush tjetër të mbetej pa të. Një njeri që nuk e ndan pasurinë e tij është i dënuar. Një njeri që nuk ka asgjë është i prirur që të ndajë më shumë sesa ata që janë të bekuar me mbështetjen materiale.
Mësimet e Mia nuk mund të dobësohen

Përse fëmijët e Mi i shpërfillin këto Mësime, të mësuara nga apostujt e Mi, që kur u shkrua Besëlidhja e Re? Përse ata nuk i përmbahen doktrinës që ato përmbajnë? A besojnë ata se ato qenë shkruar nga dishepujt e Mi për të mos u dëgjuar nga njerëzit? Këto Mësime nuk kanë ndryshuar, që kur Unë e lashë Tokën. Ato janë atje për një arsye. Ju mund ta ndryshoni interpretimin e tyre, mund ta dobësoni atë, të shtoni një kuptim të ri, apo të hiqni disa pjesë, por një gjë do të mbetet. Dhe ajo është e Vërteta. E Vërteta gjithmonë do të qëndrojë e njëjtë. Ajo nuk mund dhe nuk do të ndryshojë për t’ju përshtatur njerëzimit. Vërjani veshin kësaj tani. Uluni dhe dëgjoni. Ju nuk mund të shpresoni që të ndiqni këtë rrugë dhe të hyni në Mbretërinë e Atit Tim. Shumë nga ju e justifikojnë pasurinë dhe lavdinë që fitoni dhe ia atribuoni atë fatit. Çfarë ju mund të mos arrini ta kuptoni është se shumë prej jush ia shitën shpirtin të ligut në këtë proces.
Disa nga fëmijët e Mi e dinë se e kanë kryer këtë mëkat të rëndë dhe nuk mendojnë fare për të. Të tjerët me të vërtetë besojnë se janë thjesht duke bërë më të mirën për veten e tyre dhe për familjet e tyre, por ata duhet ta kuptojnë se siguria financiare është e pranueshme; por kërkimi për luks dhe pasuri nuk është i pranueshëm.
Realiteti është se sasi të mëdha pasurish janë fituar përmes mëkatit. Pasuria që mund të fitohet, pa mëkat, do të çojë në mëkat.
Pavarësisht nga Mësimet e Kishës së Atit Tim, nëpër botë, njerëzit prapë nuk i pranojnë Mësimet e Mia. Njerëzit e pasur, që përpiqen për fitime materiale, kanë një zot. Njerëzit e varfër, që përpiqen për pasuri, kanë një zot. Ata janë të dy njësoj. Paraja. Paraja është e pavlerë, nëse fitohet pandershmërisht, dhe ku ata më pak fatlumë nuk përfitojnë.
Paraja, pasuria materiale dhe të gjitha gjërat e mira, të fituara nga ata njerëz që e konsiderojnë veten fatlumë, duhet të ndahen mes atyre që kanë nevojë. Paraja e dhënë për bamirësi është e kotë, nëse bëhet për të kërkuar lavdi apo vëmendje.
Të jeni të sigurt se me ligësinë që është duke u planifikuar, tani, në botë, kur plani për t’ju lënë me xhepat bosh të bëhet një realitet, vetëm atëherë ju do ta kuptoni se sa pak vlerë mban paraja. Kur ata, grupi djallëzor, t’ua marrin paratë tuaja dhe t’ju bëjë të pafuqishëm që t’i prekni ato, pa rënë dakord me kërkesat e tyre, atëherë ju përfundimisht do ta kuptoni se do të keni nevojë për një udhë tjetër drejt lumturisë.

Paraja juaj do të jetë e pavlerë. Do t’ju duhet atëherë t’i mbijetoni udhës së xhunglës. Ata me instinktet e mbijetesës do ta kenë më të lehtë se ata që kurrë më parë nuk iu është dashur të punojnë me gjunjët e përkulur. Farat për të mbjellë ushqimin tuaj do të vlejnë më shumë për ju se sa një milion dollarë. Një fryt i thjeshtë do të vlejë më shumë për ju sesa një makinë luksoze. Sepse kur ju të jeni të zhveshur, ju do t’i thërrisni Atij që ju bëri, Krijuesit tuaj.
Do të jetë atëherë, dhe vetëm atëherë, që ju do ta kuptoni se gjithçka që ka rëndësi është dashuria në zemrën tuaj. Sepse pa dashuri ju nuk mund të rriteni, as dhe nuk mund të hyni në Mbretërinë e Atit Tim.
Mendoni tani. Bëni kujdes në kërkimin tuaj për pasuri. Ndaloni tani përpara se të jetë tepër vonë. Bashkë-ndani dhe ndani dhe ndiqni udhën Time. Ky është një mësim i vështirë për fëmijët e Mi që kanë një ndjenjë pasigurie.
Shpëtimtari juaj i dashur