Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 26 September 2017

Libri i së Vërtetës

E Shtunë, 18 Dhjetor 2010, në 09:40

Mirë, tani ti e di se ajo që Unë premtoj jep fryte. Unë të kam dërguar ty një drejtues shpirtëror, personin që Unë e zgjodha që nga fillimi i udhëtimit tënd. Duhet kohë për të zgjedhurit e paktë që ta marrin Kupën për Punën Time. Bija Ime, ti ke nevojë për një drejtues shpirtëror, me qëllim që Mesazhet e Mia të kuptohen plotësisht, nga një shërbëtor i Imi. Në këtë mënyrë Fjala do të përhapet dhe njerëzit do ta kuptojnë të Vërtetën. Kjo do të jetë një udhë plot me pengesa dhe me kalime të shkurtra, të cilat duken sikur papritur do të hedhin ty në një drejtim të ndryshëm, por mos ki frikë. Ti tani po udhëzohesh dhe do të ndjesh një konfidencë më të madhe në Punën tënde.

Tani shkruaj këtë. 

Libri i së Vërtetës po i paraqitet njerëzimit për t’i ndihmuar ata ta shpengojnë veten në Zemrën Time. Atyre po iu jepet një mundësi për ta shpallur Lavdinë Time, përpara se Unë të kthehem si një Shpëtimtar i Mëshirshëm dhe Gjykatës i Drejtë. Unë kurrë nuk dua të kryej ndëshkime mbi fëmijët e Mi, por në disa rrethana, ata që bashkohen me mashtruesin, me dijeni të plotë, dhe që e vënë atë dhe ndjekësit e tij të ligj në konsideratë kaq të lartë, deri në atë pikë sa t’i bëjnë atij nderime, para një altari, nuk mund të shpëtohen. Ata e dinë se kush janë. 

Ata do ta kenë tepër të vështirë që të kthehen tek Unë. Lutuni për ata.

Kë sulmon Satani 

Mashtruesit i ka mbetur shumë pak kohë mbi Tokë për të shkaktuar trazira dhe prandaj ai i ka intensifikuar aktivitetet e tij, ngado. Ai vë në shënjestër, kryesisht, shërbëtorët e Mi të shënjtë në Kishën e Atit Tim, të rinjtë dhe të bukurit, dhe gjithashtu ata shumë inteligjentë. 

Atyre që vazhdojnë të mburren se nuk besojnë tek Unë, apo tek Ati Im i Përjetshëm, do t’iu jepet veç edhe një mundësi më tepër që t’i hapin zemrat e tyre. 

Unë ndjej dhimbje tek i shikoj ata. Është njësoj sikur të shikosh një makinë plot me njerëz, me fëmijët e Mi të shtrenjtë, duke ecur nëpër një mjegull të dendur, drejt një shkëmbi. Ata kanë marrë një kthesë të gabuar dhe tani, ndërsa besojnë se janë duke u kthyer në rehatinë e shtëpive të tyre, po shkojnë drejt fundosjes në errësirë të thellë pa asnjë shpresë.

Profecitë e Parathëna tani do të Zbulohen 

T’i bësh fëmijët e Mi të dëgjojnë, bija Ime e dashur, nuk do të jetë e lehtë. Ti duhet të këmbëngulësh pavarësisht nga pengesat. Durimi është i rëndësishëm. Këto Mesazhe janë shumë të çmuara dhe plot me dashuri, ashtu si dhe me paralajmërime. Ata, fëmijët e Mi, duhet të ndalojnë dhe ta kuptojnë se profecitë e parathëna, kaq kohë më parë, tani do të zbulohen. Këto ngjarje janë gati të ndodhin në këtë Tokë dhe koha është shumë, shumë e shkurtër.

Unë kurrë nuk do ta zbuloj datën e Ardhjes Sime të Dytë 

Unë kurrë nuk do ta zbuloj ty datën e Ardhjes Sime të Dytë, bija Ime e dashur, sepse kjo nuk është për dijeninë tënde. Por, përpara se Unë të vij, Unë Jam duke i komunikuar mbarë botës, tani, që Unë të mund t’iu tregoj fëmijëve të Mi Mëshirën Time të Drejtë.

Nëna Ime duke punuar në emrin Tim 

Nëna Ime e dashur, duke punuar në emrin Tim, është duke përhapur Mesazhe përmes vizionareve të zgjedhura. Profetë të tjerë të zgjedhur janë duke vuajtur privatisht, me zgjedhjen e tyre, për të shpëtuar shpirtra. Unë ua lejoj atyre që ta vuajnë Dhimbjen Time, si një gjest bujarie kaq të madhe, nga këta besimtarë më të devotshëm. Ata janë përgjegjës për shpëtimin e shumë vetave. Por, ata pësojnë jo vetëm vuajtjet që Unë durova në Kryq, por ndjejnë edhe dhimbjen që Unë e vuaj sot. Për më tepër, ata vuajnë talljen, abuzimin dhe përbuzjen, herë pas here. Megjithatë, përmes përulësisë së tyre, ata durojnë në heshtje, ose në disa raste, për t’u parë nga të gjithë. Të tjerët, shërbëtorët e Mi të shenjtë, që zgjedhin një jetë të vetmisë, më bëjnë Mua një shërbim të madh. Sakrifica e tyre e veçantë e vet-mohimit përsëri ndihmon për të shpëtuar shpirtra.

Dhuratat nga Hyji të marra për të mirëqena 

Për të komunikuar të Vërtetën në një botë moderne, ku teknologjia ka marrë një lartësi kaq marramendëse, është e vështirë. Zëri Im është si një thirrje e dobët në shkretëtirë, e flakur tutje për t’i dhënë prioritet kënaqësive. 

Fëmijët e Mi nuk arrijnë të kuptojnë se, të gjitha mrekullitë që janë krijuar për të mirën e njeriut, përmes teknologjisë, janë një dhuratë nga Ati i Përjetshëm. Të gjitha mrekullitë e zhvillimit të ilaçeve për të mirën e njerëzimit janë gjithashtu një dhuratë. Por, këto dhurata merren të mirëqena, sepse fëmijët e Mi mendojnë se kjo është e gjitha vepër e njeriut, por nuk është kështu.

Dhurata e inteligjencës 

Dhurata e inteligjencës, ashtu si dhurata e këngës, është një dhuratë nga Mbretëria Hyjnore, dhe është pikërisht sepse këto janë dhurata nga Hyji, që ato vihen në shënjestër, nga Satani, i ligu. Është përmes influencës së tij që teknologjia përpunohet për të shkatërruar dhe për të shkaktuar shkatërrim nëpër botë. Sa qesh ai, kur i shikon luftërat të shpërthejnë dhe kur teknologjia përdoret për të spiunuar apo për të vrarë. Sa qesh ai përsëri, kur teknologjia e ilaçeve përdoret jo vetëm për të vrarë, por edhe për ta justifikuar vrasjen. Të gjitha këto krime të frikshme kundër njerëzimit, të mundësuara nga teknologjia, janë duke u fshehur prapa fasadës së të ashtu-quajturës tolerancë.

Toleranca si një maskë për ligësinë 

Toleranca mund të jetë maska më e përkryer për ligësinë. Është e qartë, për këdo që është i vëmendshëm, ndaj Mësimeve të Mia, që menjëherë ta dallojë kur këto krime kundër njerëzimit, të shpalosen para syve tuaj. Në emër të tolerancës, njerëzit vriten, iu mohohet liria e tyre, dhe mbi të gjitha, e drejta për të luftuar për drejtësi morale. Oh po, fëmijë, të jeni të vetëdijshëm, të vëmendshëm dhe në gatishmëri, kur ta dëgjoni fjalën “tolerancë”, pasi ajo është një prej lojrave mashtruese të preferuara të Satanit.

Njerëzit nuk arrijnë të ngrihen për Krishtërimin 

Fëmijët e Mi, me gjithë botën e komunikimeve moderne, nuk arrijnë të ngrihen dhe ta pranojnë Besimin e tyre të Krishterë. Kjo është kryesisht për faktin se ata, shumica e të Krishterëve, jetojnë në botën perëndimore. Ata kanë frikë se mos tallen dhe ngacmohen. Ata kanë plotësisht të drejtë. Ata do të ngacmohen. Por dëgjojeni këtë. Fëmijët e Mi gjithmonë pësojnë ndonjë lloj përbuzjeje kur ata e marrin Kryqin Tim. Atëherë ata mund të jenë të sigurt se po bëjnë Punën Time. 

Ai që vuan, në emrin Tim, do të marrë bekime të mëdha dhe shumë hire. Por të Krishterët që luftojnë për të drejtën për ta shpallur Emrin Tim në publik, do të vuajnë më shumë. Ai apo ajo duhet të qëndrojnë e fortë. Ju jeni Shpresa Ime mbi këtë Tokë. Pa ndjekësit e Mi të devotshëm, fëmijët e Mi nuk mund të sillen mbi atë prag final drejt Mbretërisë së Atit Tim.

Unë i dua të gjithë ndjekësit e Mi. Unë Jam në zemrat e tyre dhe ata e dinë këtë. Dëgjojeni Fjalën Time, tani, përmes kësaj profeteje. Mos i shpërfillni këto Mesazhe. Ato do të ndihmojnë, përmes fjalës së transmetuar gojarisht, që të shpëtojnë miliona shpirtra nëpër botë përpara Ardhjes Sime të Dytë.

Shkoni tani në paqe dhe dashuri.