Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 26 September 2017

Thirrje për të ndaluar Vrasjen dhe Abortin

E Enjte, 16 Dhjetor 2010, në 13:10

Shkruaje këtë, bija Ime. Vdekja, e vendosur për viktima të pafajshme, është një prej mëkateve më të mëdha, që njeriu mund të shkaktojë mbi vëllanë e vet. Ai është mëkati më i rëndë i mishit dhe më shkakton Mua dhimbje të thellë. Mungesa e konsideratës që njerëzimi, sot, e ka për jetën njerëzore sa vjen e bëhet më e dukshme në botë.

Jeta është një Dhuratë e çmuar nga Hyji. Asnjë njeri nuk e ka të drejtën për ta marrë jetën e një tjetri. Asnjë njeri nuk e ka të drejtën për ta marrë jetën e një fëmije, që akoma nuk ka marrë frymën e tij të parë në kohën e lindjes. Ky krim është i tmerrshëm dhe i pafalshëm. Të gjithë shpirtrat vijnë nga Ati Im i Përjetshëm dhe janë krijuar që në momentin e ngjizjes. Fëmijët e vegjël, shpirtrat e pafajshëm, janë duke u vrarë nga vetë njerëzit e dërguar për t’u kujdesur për ta – vetë nënat e tyre, të cilat janë përgjegjëse që po iu mohojnë atyre të drejtën për të lindur.

Përse fëmijët e Mi qëndrojnë duarkryq dhe nuk bëjnë asgjë? Në emër të lirisë këta engjëj të vegjël nga Mbretëria e Atit Tim janë duke u hequr nga kjo Tokë, përpara se koha e caktuar për ta, si fëmijë të Hyjit, të ketë ardhur. A nuk e kuptojnë këto gra se jetët që ato i japin kaq pak vlerë janë ato të Hyjit? Këta fëmijë po vuajnë. Ata durojnë dhimbje agonizuese gjatë vrasjes së tyre, dhe kjo justifikohet nga qeveritë, nga profesioni i mjekësisë, dhe familjet e këtyre grave. A nuk kanë ato ndopak keqardhje në shpirtrat e tyre?

A nuk e kuptojnë ato se veprimi i tyre i tmerrshëm nuk është aspak i ndryshëm nga ai veprim kur njeriu e vret njeriun?

Në fakt ai është një mëkat akoma më i madh, pasi këta fëmijë janë të pambrojtur. Këto gra duhet të lypin mëshirë, nëse janë fajtore. Ose të kërkojnë udhëzim, nga Unë, nëse po mendojnë të kryejnë një abort. Sidoqoftë, ato do të gjykohen sipas mëkatit të tyre. Mëkatet e mishit janë më fyeset në Sytë e Atit Tim. Asnjë numër justifikimesh për vrasjen e një personi tjetër nuk është i pranueshëm nga Unë apo nga Ati Im i Përjetshëm.

Zgjohuni, tani, fëmijët e Mi dhe kuptojeni se marrja e jetës do t’i çojë ata që e kryejnë në zjarret e përjetshme të Ferrit. Nuk do të ketë asnjë kthim nga kjo humnerë, e mbushur me djajë. Të njëjtët djajë, të cilët, përmes punës së mashtruesit – Satanit – e bindin vrasësin se ajo që ai ose ajo po bën është e drejtë! Ai me dinakëri do t’i bindë nënat, për shembull, se ato po marrin “vendimin e duhur”. Duke përdorur çdo mashtrim të lidhur me arsyetimin njerëzor, ai do ta bëjë personin që ta justifikojë veprimin, edhe pse ai është i gabuar. Ai do të përdorë gënjeshtrën se vrasësit kanë të drejtat e tyre. Se ata duhet të kujdesen për interesat e tyre, më parë. Në emër të të drejtave njerëzore, gënjeshtra shfaqet, në mënyrë të tillë që të drejtat e një nëne dhe liria e saj për ta jetuar jetën, ashtu si ajo e zgjedh, të jenë për t’u admiruar. Gënjeshtra pastaj e bind atë se është e drejtë dhe e duhur që të vrasë fëmijën e saj.

Ju lutem ta kuptoni se rritja e genocidit në botë ka qenë parathënë. Është një nga shumë shenjat e thëna në lidhje me kohët e fundit.

Ndaloni të gjithë ju, tani. Dëgjoni. Vrasja është një fyerje shumë serioze. Bëjeni atë dhe ju nuk do të shpëtoheni. Nuk ka kthim prapa. Pendohuni, ju që e keni kryer këtë mëkat të tmerrshëm. Kërkoni falje, tani. Unë, përmes Mëshirës Sime, do ta dëgjoj lutjen tuaj. Ju mund, dhe do të shpëtoni, nëse ju vjen me të vërtetë keq për mëkatin tuaj të rëndë. Unë do të dëgjoj. Unë do të fal. Por koha nuk është në anën tuaj.

Besimtarë, lutuni fort për këta fëmijë të Mi të humbur dhe endacakë, të cilët janë gënjyer nga mashtruesi dhe nga ndjekësit e tij në pozicione pushteti. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja, tani. Ju duhet, që të gjithë, ta mbroni të drejtën e jetës njerëzore, e cila nuk mund të preket nga duart e njeriut, në asnjë lloj rrethane.

Lutuni tek Unë, çdo ditë. Ofroni çdo sakrificë që mund të keni, për viktimat e pafajshme.


Shpëtimtari juaj i dashur