Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 16 January 2013

Dhimbja e gjembave tani është duke u ndjerë prej udhëheqësve në Kishat Katolike dhe të Krishtera

E Premte, 11 Janar 2013, në 11:25

Bija Ime fort e dashur, të lutem më ndjej Mua dhe dëgjo ndërsa Unë e zbuloj Dhimbjen Time. Koka Ime, e mbuluar me gjemba, është duke u shtypur me dhimbje, ndërsa Unë e duroj dhimbjen e Kryqëzimit Tim, dy mijë vjet pas Kohës Sime në tokë.

Koha për Ardhjen Time të Dytë është shumë afër. Asnjë njeri të mos e vërë në dyshim Premtimin Tim për të ardhur përsëri. Asnjë njeri të mos dyshoj se ajo mund të jetë në çdo kohë. Përgatiteni shpirtin tuaj, sepse koha është afër. Është shumë më mirë, që ju të përqendroheni në gjendjen e shpirtit juaj, sesa në të ardhmen e mirëqenies suaj.

Dhimbja e gjembave tani është duke u ndjerë prej udhëheqësve në Kishat Katolike dhe të Krishtera. Ata vuajnë, kështu, ndërsa janë duke iu imponuar doktrina, të diktuara prej udhëheqësish politikë, të cilat dalin nga goja e bishës.

Për të gjithë ata që e sulmojnë Fjalën Time, përmes këtyre Mesazheve, Unë duhet t'ju paralajmëroj se beteja midis Hyjit dhe Satanit, në kohën e mbarimit, është tani. Ati Im ju faltë për keqbërjet tuaja. Le të hedhë Ai Mëshirën e Tij mbi mënyrat tuaja të gabuara dhe kokëforta, të cilat të gjitha e pranojnë mëkatin.

Dhimbja e Kurorës së Gjembave, të cilat po ngulen, në agoni, përmbi Kishat e Mia të Krishtera mbi tokë, është duke u ripërsëritur, në këtë kohë, ashtu siç është parathënë. Dhimbja e refuzimit – e refuzimit të Fjalës Sime, Ekzistencës Sime dhe Mësimeve të Mia – po ndjehet jo vetëm nga Unë, por edhe nga të gjithë ata shpirtra të thjeshtë që më nderojnë Mua, që e shpallin Fjalën Time të Shenjtë dhe që më duan Mua.

Zemra Ime është e ndërthurur me ata në dashuri dhe vuajtje. Ata do ta njohin këtë menjëherë, sepse Unë tani iu dhuroj atyre Hirin e Lotëve të Dashurisë dhe Kthimit në besim, kur ata ta recitojnë këtë Lutje të Kryqëzatës.

Lutja e Kryqëzatës (93) Për Lotët e Kthimit në besim

O Jezusi im i dashur, Ti je pranë zemrës sime. 
Unë jam një me Ty.
Unë të dua Ty.
Unë të adhuroj Ty.

Më lejo ta ndjej Dashurinë Tënde. 
Më lejo ta ndjej Dhimbjen Tënde.
Më lejo ta ndjej Praninë Tënde.

Më dhuro Hirin e përulësisë, që të bëhem i denjë për Mbretërinë Tënde në Tokë, ashtu si është në Qiell.

Më dhuro Lotët e Kthimit në besim, që me të vërtetë ta ofroj veten tek Ti, si një dishepull i vërtetë, për të ndihmuar Ty në Misionin Tënd, për të shpëtuar çdo shpirt të vetëm në Tokë, përpara se Ti të vish përsëri për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit.

Amen.


Shkoni ndjekësit e Mi të dashur. Unë premtoj se Unë do t'ju dhuroj Hirin e Lotëve të Kthimit në besim që ju me të vërtetë të bëheni të bashkuar brenda Zemrës Sime të Shenjtë kur ta recitoni këtë lutje.

Zemra Ime ju pushton, dishepujt e Mi të dashur dhe besnikë. Unë ju dua. Unë Jam me ju tani, në një mënyrë që ju do ta keni të vështirë ta mohoni.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/11/the-pain-of-thorns-is-now-being-felt-by-leaders-in-the-catholic-and-christian-churches/