Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 22 January 2013

Gjithçka do të bëhet për të shkaktuar përçarje në Grupet tuaja të Lutjes

E Enjte, 17 Janar 2013, në 23:17

Bija Ime fort e dashur, Zjarri i Shpirtit të Shenjtë është intensifikuar mes Grupeve të Mia të Lutjes dhe ato do të përhapen tani nëpër mbarë botën, dhe do të shumëfishohen, njëmijë-fish. Hiri i dhuruar mbi këto Grupe do t'iu mundësojë atyre që të ngrihen shpejt dhe të shtohen ashtu si Unë e kisha qëllimin për to.

Ndërsa Zjarri i së Vërtetës e pushton Tokën, po ashtu edhe errësira do të zbresë, si një mjegull e madhe dhe e dendur. I ligu dhe djajtë e tij do të torturojnë sa më shumë njerëz të munden me qëllim që t'i largojnë ata nga Unë. Unë nuk mund t’ia lejoj atij ta bëjë këtë.

Dhimbja e ndarjes nga këta shpirtra të gjorë, që jepen vullnetarisht ndaj gënjeshtrave, që iu ushqehen atyre prej Satanit, është shumë e vështirë për Mua për t’u duruar. Sidoqoftë, asgjë nuk mund ta ndalojë Fjalën e Hyjit, megjithëse mund të mos duket kështu për shumë prej jush.

Përmes Fuqisë Sime, Unë do të përhap dashuri përmes atyre shpirtrave që i përgjigjen thirrjes Sime për Lutje. Kur ata e dorëzojnë tek Unë vullnetin e tyre të lirë, Unë mund të bëj çfarë është e nevojshme për t'i tërhequr ata drejt Dashurisë së Hyjit. 

Kjo Dashuri ka munguar në jetët e tyre, për disa kohë. Ata pastaj do ta dallojnë boshllëkun që e kishin ndjerë përbrenda, përpara se Unë t'iu sillja atyre këtë lehtësim. Lehtësimi që atyre iu ka munguar është qetësia e shpirtit, e cila mund të vijë vetëm nga Unë.

Ejani tek Unë dhe Unë do t'ju ndihmoj që të shikoni gjithçka që ka rëndësi. Dëgjojeni Zërin Tim, tani, ndërsa i mbledh të gjitha kombet dhe e bashkoj familjen Time që të mund t'ju përgatis për jetën tuaj të re ku vdekja nuk do të ekzistoj më. As vdekja e trupit dhe as e shpirtit nuk mund të ekzistojë në Parajsën Time të Re. 

Vdekjes do t'i vijë fundi. Parajsa Ime e Re është gati, por ajo duhet të mbushet me çdo shpirt të vetëm të gjallë sot në botë. Kjo është dëshira Ime e madhe.

Ju, ndjekësit e Mi, duhet të përgatiteni tani për sprovat e tmerrshme, që do t’ju duhet të hasni për shkak se iu përgjigjët thirrjes Sime. Gjithçka do të bëhet për të shkaktuar përçarje në Grupet tuaja të Lutjes. Shumë priftërinj, për shembull, do të përpiqen t'i ndalojnë ato. 

Juve do t'ju thuhet të mos i ndiqni ato. 

Juve do t'ju thuhet se ato nuk janë të lejuara. 

Juve do t'ju thuhet se Lutjet e Mia vijnë nga shpirti i lig. 

Juve do t'ju jepet çdo lloj justifikimi – të gjitha ato thjesht me qëllimin për ta penguar Punën Time që të mos kryhet.

Unë ju këshilloj të punoni së bashku në paqe dhe harmoni. Mos lejoni që ndryshimet në mendime ta ndalojnë këtë Punë. Kjo është një kohë kur Satani do të përpiqet t'ju ngrejë të gjithëve kundër njëri-tjetrit, që të mos shpërndahen globalisht Lutjet e Kryqëzatës, ashtu si ju kam udhëzuar Unë.

Grupet e Lutjes ‘Jezusi për Njerëzimin’ duhet të ngrihen kudo. Ato do të jenë një pjesë përbërëse e formimit dhe e koordinimit të Ushtrisë Sime të Mbetur mbi Tokë. Ju duhet të punoni pranë, në dashuri dhe harmoni, dhe të jeni në kontakt me bijën Time, Maria. 

Unë e kam udhëzuar atë që t'ju asistojë, aty ku është e mundur, për t'ju udhëzuar. Unë i kam dërguar asaj një grup njerëzish që do t'i koordinojnë këto grupe në rajone të ndryshme të botës. Secili prej jush duhet të përqendrohet në zonën tuaj dhe të lidheni me njëri-tjetrin. Maria do të udhëzohet, nga Unë, në lidhje me mënyrën se si Unë dëshiroj që ata të organizohen dhe formatin që Unë dëshiroj.

Unë do ta bekoj secilin Grup të Lutjes, kur ata bien dakord me Udhëzimin Tim. 

Unë kam nevojë që të përfshihen pjesëtarë të klerit si dhe të përdoren Libra Lutjesh. Maria do t'ju informojë se çfarë pritet së shpejti.

Përgatituni për këtë Mision global, si asnjë tjetër. Ky është Misioni Përfundimtar për të shpëtuar shpirtrat dhe çdo hap i udhës është i diktuar nga Unë, Jezu Krishti. Prandaj, Unë kërkoj që ju ta vini gjithë besimin tuaj tek Unë. Gëzoni sepse jeni të bekuar që ju jepet ky rol në periudhën më të rëndësishme në historinë e botës. Për këtë, ju do të merrni shumë dhurata nga Unë, sepse Unë kam nevojë për ndihmën tuaj për të shpëtuar shpirtrat.

Më lejoni Mua t'ju jap Bekimin e Mbrojtjes për Grupet e Kryqëzatës së Lutjes ‘Jezusi për Njerëzimin’ në çdonjërin vend, ndërsa ato po ngrihen.

Kini Dashurinë Time, Bekimin Tim, dishepujt e Mi të dashur. Ju më sillni Mua paqe, dashuri dhe ngushëllim në këtë kohë.

Jezusi juaj i dashur