Monday, 7 January 2013

Virgjëra Mari: “Arsyeja që kaq shumë njerëz janë në dhimbje të tillë dhe në errësirë, është se ata nuk besojnë në Zot”


E Enjte, 3 Janar 2013, ora 21:00

Bija ime, arsyeja që kaq shumë njerëz janë në dhimbje të tillë dhe në errësirë, është se ata nuk besojnë në Zot.

Besimi, që ishte si qëllim të futej në çdo shpirt nga të zgjedhurit, ka humbur. Kaq shumë njerëz janë larguar nga Zoti dhe shikojnë tani se jeta e tyre është e zbrazët dhe pa kuptim. Kur një shpirt i kthen shpinën Zotit, ai bëhet i shqetësuar. Ata e mbushin atë boshllëk me një dashuri për gjërat e rreme, të cilat kurrë nuk do t'i përmbushin dëshirat e tyre për paqe.

Paqja e vërtetë mund të gjendet vetëm përmes Zemrës së Shenjtë të Birit tim. Kur ju e pranoni Jesu Krishtin, si Shpëtimtarin tuaj, ju kurrë nuk do të vdisni. As edhe nuk do të mbeteni të tharë në shpirt. Biri im ju sjell shpëtimin dhe madje dhe më i dobëti mes jush do të gjejë forcën e brëndshme, kur ju e thërrisni Atë.

Atyre që kurrë nuk ju është treguar e Vërteta, për shkak se ju është mohuar atyre, do t'ju ofrohet Dora e Mëshirës nga Biri im. Ai do t'i ndriçoj mëndjet e tyre, sepse ata janë që Ai dëshiron t'i sjelli në Mbretërinë e Tij të Lavdishme.

Lavdia e Zotit do t'ju shpëtoj, nëse e lejoni të Vërtetën t'ju jepet me një zemër të hapur. Kur ju e njihni Mirësinë e Zotit, ju kurrë nuk do të vini dikë apo diçka para Tij. 

Ju lutem të luteni që Drita e të Vërtetës ta hapi mëndjen, zemrën, trupin dhe shpirtin e secilit prej jush gjatë Paralajmërimit. Prandaj dhe Zoti po e dërgon një Dhuratë të tillë të Mëshirës. Ju lutem t'i përgjigjeni Thirrjes së Tij.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/virgin-mary-the-reason-why-so-many-people-are-in-such-pain-and-darkness-is-because-they-do-not-believe-in-god/