Monday, 14 January 2013

Jesusi: “Ju egzistoni vetëm prej Fuqisë së Zotit. Vetëm prej dashurisë së Zotit ju mund të jetoni përherë”


E Hënë, 7 Janar 2013, ora 22:15

Bija Ime e dashur, ti mund të pyesësh veten se, përse kur Unë komunikoj me ty, të duket si gjëja më e natyrshme në botë.

Disa herë ti pyet se përse nuk ndjehesh e mbizotëruar nga Prania Ime. Unë e lejoj këtë, sepse përndryshe ti do ta kishe të pamundur të qëndroje para Pranisë Sime, pasi do të binte të fikët prej Fuqisë së Dritës Sime. Prapë, Unë të lejoj të shikosh vetëm një shfaqje të vogël të kësaj Drite Hyjnore si një Dhuratë e veçantë. Vetëm atëherë ti do ta kuptosh se sa e fuqishme është Drita Ime, Dashuria Ime dhe Shpirti Im.

Nëse njeriu të mund t'i hidhte një sy vetëm një copëze të Pranisë Sime Hyjnore, ai do të ndjehej kaq i pushtuar sa nuk mund ta duronte dot Dritën, sepse ajo do ta verbonte.

Kjo është distanca që mëkati ka vendosur mes njeriut dhe Krijuesit të tij. Kur Drita Ime i tregohet shpirtrave, ata vetëm mund të përqafohen nga Unë në Mbretërinë Time, kur ata janë pastruar. Vetem ata nga ju që e përulin veten para Meje, mund të përfshihen nga Drita e Mëshirës Sime. Pavarësisht se sa shumë ju pohoni se më doni Mua, ju duhet ta shpengoni veten shpesh para Meje, nëse doni që t'ju jepet kjo Dhuratë e Mëshirës Sime.

Çdo mëkatari Unë I them këtë. As edhe një orë nuk kalon kur në mendimet tuaja, përmes buzëve tuaja dhe sipas veprimeve tuaja që ju nuk mëkatoni. Por, kur ju me qetësi e pranoni dobësinë tuaj dhe jeni të mbushur me dashuri për Mua, dhe Unë mund ta shoh trishtimin tuaj, atëherë Unë do t'ju fal mëkatet tuaja në çast.

Kur Unë të vij t'ju mbuloj me Mëshirën Time Hyjnore, para Ardhjes Sime të Dytë, do të jetë për t'ju ofruar juve pastrimin që ju duhet, që të mund të përqafoheni dhe të merreni të sigurtë në Dritën Time Hyjnore. Drita Ime, në atë ditë, do të mbuloj tokën. Shumë, edhe pse të verbuar nga Drita e Mëshirës Sime të Madhe, menjëherë do ta pranojnë Dorën Time të Shpëtimit.

Për t'u pranuar në Dritën e Mëshirës Sime, ju duhet ta pranoni që Fuqia e Zotit është e përjetshme. Ju egzistoni vetëm prej Fuqisë së Zotit. Vetëm prej Dashurisë së Zotit, ju do të jetoni përherë. Ata që e refuzojnë Dritën, mund të gjejnë vetën errësirë. Errësira do të thotë vetëm një gjë – që ju pranoni jetën e vuajtjes së përjetshme që ju ofrohet nga i ligu.

Lejoheni Dritën Time të ndriçoj mbi ju, por si fillim, ju duhet ta fitoni të drejtën të merrni pjesë në këtë Dritë të fuqishme, e cila ju ofron një vënd në Mbretërinë Time, përgjithmonë.

Unë ju bekoj. Unë ju bëj thirrje. Ejani tek Unë pa frikë, sepse Unë ju pres me padurim. Vetëm nëse vini tek Unë, ju do ta kuptoni atëherë të Vërtetën e Premtimit Tim.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/only-by-the-power-of-god-do-you-exist-only-by-the-love-of-god-will-you-live-forever/