Kerko Mesazhet ketu

Friday, 11 January 2013

Ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (92) për Hirin e Këmbënguljes

E Diel, 6 Janar 2013, në 17:50

Bija Ime fort e dashur, është përmes Shpirtit të Shenjtë që njerëz të panjohur, nga mbarë bota, po i përgjigjen tani kësaj thirrjeje nga Qielli.

Mund të jetë vetëm përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë që me mijëra shpirtra janë mbledhur së bashku me dashuri në zemrat e tyre për të ndjekur Grupet e Mia të Kryqëzatës së Lutjes.

Ju do ta kuptoni, menjëherë, kur një Mision nga Hyji është i vërtetë, prej numrit të atyre që janë thirrur dhe që bashkohen në një në Emrin Tim të Shenjtë. Asnjë pikëpyetje nuk ngrihet. Asnjë lloj pagese nuk kërkohet. Asnjë argument. Të gjithë thjesht mblidhen së bashku, prej dashurisë së tyre për Mua. Për shkak të përgjigjes së shumë shpirtrave ndaj Lutjeve të Mia të Kryqëzatës, në kaq shumë kombe, Unë tani iu jap atyre këtë Bekim.

Dishepujt e Mi të dashur, ju më sillni Mua gëzim dhe ngushëllim të madh. Për besnikërinë dhe këmbënguljen që ju keni treguar, Unë ju bekoj me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. 

Që nga kjo ditë, për çdo detyrë që ju ndërmerrni, për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat përpara Ardhjes Sime të Dytë, Unë do t'ju dhuroj një hir të veçantë, të cilin ju do ta dalloni menjëherë. Ky është Hiri i Këmbënguljes përballë vështirësive.

Ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (92) për Hirin e Këmbënguljes

O Jezus i dashur, unë të kërkoj Ty Dhuratën e Këmbënguljes.

Unë të lutem Ty të hedhësh mbi mua Hiret e duhura për të mbështetur Fjalën Tënde Më të Shenjtë.

Unë të kërkoj Ty të më largosh çdo dyshim të mbetur.

Unë të kërkoj Ty ta vërshosh shpirtin tim me mirësi, durim dhe këmbëngulje.

Më ndihmo të qëndroj me dinjitet kur ofendohem në Emrin Tënd të Shenjtë.

Më bëj të fortë dhe më mbulo me Hirin për të vazhduar përpara, madje edhe kur të jem i lodhur, të më mungojë fuqia dhe kur të përballem me të gjitha vështirësitë që do të vijnë, ndërsa punoj pa u lodhur për të ndihmuar Ty të shpëtosh njerëzimin. Amen.

Shkoni, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, dhe dijeni se Zemra Ime buçet nga dashuria dhe gëzimi, ndërsa e shikoj dashurinë tuaj kur ju i përgjigjeni Thirrjes Sime.

Unë ju dua. Unë ju mbuloj me Gjakun Tim të Çmuar.

Jezusi juaj