Wednesday, 2 January 2013

Jesusi: “Me anë të fuqisë së kultit, ai do të kryej atë që do të duket të jetë kurim për të shëruar njerëzit që janë të sëmurë për vdekje”


E Dielë, 30 Dhjetor 2012, ora 17:50

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj t'ju tregoj se ndryshimet, të cilat do të pregatisin botën për Ardhjen Time të Dytë, do të shikohen nga e gjithë bota.

Luftrat në Lindjen e Mesme do të shtohen dhe do të përhapen. Ato do të përfshijnë Perëndimin ashtu si dhe Lindjen. Trazirat do të ndalohen nga njeriu i paqes, bisha, antikrishti. Me kalimin e kohës shumë do të besojnë se ai është Zoti, Mesiah; kaq shumë fuqi do të duket se ka ai. Fuqia e tij i është dhënë nga babai i të ligut, Satani.

Me anë të fuqisë së kultit, ai do të kryej atë që do të duket të jetë kurim për të shëruar njerëzit që janë të sëmurë për vdekje. Ata do të kurohen nga sëmundja e tyre përkohësisht dhe njerëzit do të besojnë se fuqitë e tij do të vijnë nga Qielli. Se ai do të jem Unë, Jesu Krishti. Ata do të besojnë se ai vjen për të pregatitur botën për Epokën e Re dhe se Ardhja e Dytë po ndodh para tyre.

Ai do të kryej mbrekulli të tjera, por ato do të jenë thjesht një iluzion. Disa shërbëtorët e Mi të shenjtë do të bien në gjunjë para tij dhe do ta adhurojnë atë. Liderat politik do ta duartrokasin atë publikisht. Ai do të duket si mesia i mirë dhe i përulët dhe do të imitoj të gjitha cilësitë e Mia. Për fat të keq ai do të mashtroj shumë.

Unë ju lutem, dishepujt e Mi, t'i paralajmëroni njerëzit se Unë, Jesu Krishti, nuk do të vij si njeri. Kjo nuk mund të ndodhi. Unë tashmë kam ardhur në tokë si njeri dhe kjo nuk mund të ndodhi për herë të dytë. Kur Unë të vij përsëri, do të jetë në të njëjtën mënyrë që u largova dhe pastaj i ligu do të zhduket dhe Parajsa Ime e Re do të zëvendësoj tokën.

Mos u mashtroni. Të jeni vigjëlent. Unë do të vazhdoj t'ju paralajmëroj për antikrishtin dhe gënjeshtrat që ai do t'i tregoj botës. Në këtë mënyrë, ju mund të më ndihmoni Mua të shpëtoni ata shpirtra të gjorë që do të ndjekin atë skllavërisht në gropat e ferrit.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: