Tuesday, 22 January 2013

Ju lutem ta pranoni këtë Dhuratë të re të Shërimit që Unë ju dhuroj tani


E Martë, 15 Janar 2013, ora 22:50

Bija Ime e dashur, ndërsa ky Mision vazhdon të rritet dhe të zgjerohet nëpër botë, ai do të vij me mbrekulli të reja, të cilat, prej Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime, do t'ju dhurohen atyre që vuajnë tmerrësisht. Kur Unë erdha herën e parë, Mëshira Ime u përhap tek ata shpirtra që kishin nevojë për Ndihmën Time.

Do të ketë nga ata që do të ndjejnë mungesën e besimit dhe ata që do të pësojnë vuajtje të tmerrshme fizike. Ata që vijnë tek Unë, Unë do t'ja u lehtësoj vuajtjen. Unë do ta bëj këtë për të ndezur besimin tek shpirtrat e tyre, por do të jetë vetëm përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, që ata mund të shërohen.

Më sillni Mua vuajtjet tuaja. Më sillni Mua shqetësimet tuaja. Më sillni Mua dhimbjen tuaj. Ejani tek Unë, përmes lutjeve tuaja, dhe Une do të dëgjoj. Unë dëshiroj t'ju marr të gjithëve ju në Krahët e Mi të Shenjtë dhe t'ju mbroj.

Lu lutem ta pranoni këtë Dhuratë të re të Shërimit që Unë ju dhuroj tani. Ajo është në formën e një Fushate Lutje dhe do të kuroj mëndjen, trupin dhe shpirtin tuaj.

Me anë të kësaj lutje, Unë ju dhuroj Dhuratën e çmuar të Shërimit. Duke e thënë atë, ju do ta kuptoni se kjo kërkesë për ndihmë do t'ju sjelli juve dhe ata që ju përfshini në lutjen tuaj, dhurata të mëdha nga Qielli. 
Si e tillë, ajo vjen me një mbrojtje të veçantë për ripërtëritjen e atyre që janë të humbur, që janë të pasigurtë për besimin e tyre dhe që ndjejnë shqetësim. Ata mundohen nga dyshimet. Ata mund të vuajnë nga sëmundje fizike, të cilat e shkatërrojnë aftësinë e tyre për të më lejuar Mua t'ju sjell paqe, dashuri dhe ngushëllim.

Për të marrë këtë bekim, ju lutem të thoni këtë Fushatë Lutje.

Fushata e Lutjes (94) Për të kuruar mëndjen, trupin dhe shpirtin

O Jesus I dashur, unë vij para Teje, i dërrmuar, i sëmurë, me dhimbje dhe me një dëshirë të madhe për të dëgjuar Zërin Tënd.
Le të më preki Prania Jote Hyjnore që të mbushem me Dritën Tënde Hyjnore në mëndjen, trupin dhe shpirtin tim.
Unë besoj në Mëshirën Tënde.
Unë e dorëzoj plotësisht dhimbjen dhe vuajtjen time para Teje dhe kërkoj që Ti të më dhurosh hirin e besimit tek Ty, për të më kuruar mua nga kjo dhimbje dhe errësirë, me qëllim që të bëhem përsëri i plotë dhe të mund të ndjek Udhën e të Vërtetës dhe të lejoj Ty të më drejtosh drejt jetës në Parajsën e Re.  
Amen.

Së pari është besimi ai që duhet t’ju preokupoj. Pastaj, me anë të hirit të Mëshirës Sime, Unë do t'i përgjigjem kërkesës suaj për shërim, sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.

Jesusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal ne anglisht: