E Mërkurë, 9 Janar 2013, në 10:45
Bija Ime fort e dashur, sa familjar Jam Unë, përmes gjuhëve të njeriut, çdo ditë të vetme, dhe prapë, sa larg Jam Unë prej tyre.
Shumë njerëz, instinktivisht, e thërresin Emrin Tim me zë të lartë, në momente shprehjesh, pa e kuptuar me të vërtetë se si e përdorin Emrin Tim. Jo vetëm që Unë nuk Jam i nderuar; asnjë lloj respekti nuk tregohet ndaj Meje. Emri Im përdoret për të sharë të tjerët, në momente grindjesh të mëdha. Sa më lëndon dhe më trondit kjo Mua; që Unë Jam i përdorur në këtë mënyrë.
Shumë e përdorin Emrin Tim në biseda të përditshme, por jo në një mënyrë, që vë në pah Rolin Tim si Shpëtimtarin e racës njerëzore.
Sa do të dëshiroja që Unë të mund t'i bëja thirrje atyre ateistëve dhe agnosticistëve, që ata të mund ta dëgjonin se si e përdorin Emrin Tim, në bisedat e tyre ditore. Nëse është një zakon, atëherë përse nuk përdorni një formë tjetër shprehje? Përse më përfshini Mua, nëse nuk më pranoni Mua? Përse më përdorni Mua si një formë blasfemie, kur ju nuk besoni se Unë Ekzistoj?
Sa shumë njerëz më shpërfillin Mua sikur të mos isha i rëndësishëm në jetën e tyre. Unë Jam i shtyrë mënjanë, sikur Unë të Jem pa asnjë rëndësi.
Shumë shpirtra, që besojnë tek Unë, nuk e praktikojnë besimin e tyre. Si të tillë, ata nuk arrijnë t’i përgatisin shpirtrat e tyre. Shumë njerëz nuk e dinë se kur do të merren nga kjo tokë dhe të shkojnë në jetën tjetër dhe kanë bërë një gabim të tmerrshëm. Sepse, ata nuk janë të denjë për të hyrë në Mbretërinë Time.
Ditën kur shpirtrat ta gjejnë veten të ndarë në dy grupe, e Vërteta e të ardhmes së tyre më në fund do t’iu jetë zbuluar. Mjerë ai njeri që nuk është përgatitur për këtë ditë të madhe dhe që e ka harxhuar kot kohën që i është akorduar atij në tokë.
Për të tjerët, që kanë refuzuar ta dëgjojnë të Vërtetën dhe që publikisht më poshtëruan dhe më refuzuan Mua, tmerri i tyre do të jetë i pamundur të përshkruhet. Do të ketë të qara, histeri dhe tronditje të dëshmuara në atë ditë, kur këta shpirtra të shikojnë se udha që ata zgjodhën i çoi ata vetëm drejt zjarreve të ferrit.
Kjo është koha e ripërtëritjes shpirtërore për njerëzit që kanë qenë bekuar me Dhuratën për të parë se si profecitë e ditëve të lashta po ndodhin tani në botë ashtu siç janë parathënë.
Unë e vështroj botën dhe shikoj konfuzion të tmerrshëm, ndërsa njerëzit janë duke u përpirë nga gënjeshtrat rreth mënyrës se si u krijua bota – gënjeshtra këto, që janë sajuar për t’i larguar njerëzit nga e Vërteta.
Unë shoh se si njerëzve të mirë iu thuhet ta hedhin poshtë kuptimin që ata kanë për Mësimet e Mia dhe t'i hedhin këto Mësime mënjanë në favor të pranimit të Mëkatit. Pastaj ata janë të inkurajuar për ta duartrokitur mëkatin derisa ata ta bindin veten se Unë, Jezu Krishti, do të bëj një sy qorr.
E Vërteta e Mësimeve të Mia shtrihet në vetë thelbin e Krishtërimit. Kur ju e hiqni të Vërtetën, apo e ndryshoni atë, ajo nuk është më e Vërteta. Gjithçka që mbetet është një guaskë.
Është koha për të dalluar nëse jeni të përgatitur apo jo, që t’ia lejoni vetes të mashtroheni nga spiritualizmi modern i epokës së re, apo që të qëndroni të palëkundur dhe të mbroni Fjalën e Shenjtë të Hyjit. Mund të mos duket të ketë rëndësi për ju tani, por kur dita të vijë, kur Unë të vij për të Gjykuar, vetëm e Vërteta do të jetë e pranueshme në Mbretërinë Time.
Kur ju pranoni gënjeshtra, ju nuk jeni duke qenë të ndershëm. Ju nuk jeni duke qenë besnikë. Prandaj dhe nuk do të merrni Hire. Ju do të jeni si një enë e zbrazët, që lundron nëpër dete, duke u mburrur për një ngarkesë që ekziston vetëm në mendjen tuaj. Do të jetë pa asnjë vlerë për cilindo, kjo ndjenjë e rreme e sigurisë. Ajo nuk do t'ju japë të drejtën për çelësat e Parajsës Sime të Re.
Lutuni çdo ditë, sikur e nesërmja të jetë dita juaj e fundit, sepse ju nuk e dini kohën e Ardhjes Sime të Dytë. Ajo do të ndodhë papritur. Kur ajo ditë të agojë, do të ketë fare pak kohë për tu kthyer pas. Ju ose do të më pranoni Mua, dhe Premtimin Tim për t'ju sjellë në Mbretërinë Time, ose do të dërgoheni në vendin nga i cili nuk ka asnjë kthim.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/09/when-you-take-away-the-truth-or-tamper-with-it-it-is-no-longer-the-truth-all-that-is-left-is-a-shell/