Thursday, 31 January 2013

Unë i bëj thirrje ndjekësve të Mi që t’i kujtojnë njerëzit mbi rëndësinë e leximit të Biblës së Shenjtë

E Mërkurë, 23 Janar 2013, ora 16:40

Bija Ime e dashur, Unë Jam i gëzuar dhe i kënaqur prej dashurisë që dishepujt e Mi mbajnë në zemrat e tyre për Mua.

Qielli gëzon me shpejtësinë në të cilën Mesazhet e Mia Hyjnore dhe Lutjet po përhapen nëpër botë. Kjo është koha, e parashikuar shumë kohë më parë, kur Ungjilli Im I Shenjtë do të predikohet nëpër mbarë botën.

Unë i bëj thirrje ndjekësve të Mi t'i kujtojnë njerëzit mbi rëndësinë e leximit të Biblës së Shenjtë, Fjala e krijuar sipas Vullnetit të Atit Tim.

Sot, Fjala Ime po flitet, përsëri, për të ngulitur në mëndjet e njerëzve, sot, rëndësinë e Mësimeve të Mia. Mospranimi I Fjalës së Zotit do të çoj në vdekjen e shpirtit.

Çdo njeri mbi tokë ka lindur me vullnetin e lirë. Për çdo njeri, me jetën e dhuruar nga Ati Im, i është ofruar Sakramenti I Pagëzimit, por jo çdo fëmije të Zotit i është dhënë mundësia ndaj kësaj Dhurate të rëndësishme, e cila e pastron shpirtin dhe largon djajtë.

Çdo njeri ka patur të drejtën të njohi të Vërtetën e Mësimeve të Mia, por jo çdo njeriu i është dhënë e Vërteta. Në vënd të saj, fetë e rreme u ushqyen në shpirtrat e të pafajshmëve. Kjo solli në urrejtje për njëri tjetrin, kur gënjeshtrat e krijuara dhe të përhapura nga fetë të tilla të rreme, infektuan zemrat e njerëzve.

E Vërteta është se Fjala Ime e Shenjtë është ushqim për shpirtin. Pa atë shpirti dobësohet. Kur shpirtit i mungon paqja, e cila vjen prej Dashurisë Sime, ai kërkon ngushëllim në krahët e gjërave materiale, të cilat, me kalimin e kohës, e thajnë atë nga çdo kënaqësi

Tani që Fjala Ime e Shenjtë po ndizet në zemrat e njerëzve të lodhur, Dashuria Ime do të përhapet kur e Vërteta t'i jepet njerëzimit. Kjo Dashuri do të tërheqi shpirtrat e uritur dhe kështu Plani Im për Shpëtim do të vazhdoj. Unë do të përdor çdo mundësi, duke përdorur zemrat e njerëzve të përulët – të cilët me të vërtetë më duan Mua – për të shpëtuar të gjithë rracën njerëzore. Nuk ka rëndësi se cilin zot ata adhurojnë, sepse së shpejti, e Vërteta do t'ju tregohet atyre. Pastaj ata nuk do të duan asgjë tjetër, përveç se Praninë Time të Lavdishme.

Jezusi juaj

Mesazhi ne anglisht: