Friday, 25 January 2013

Virgjëra Mari: “Ju duhet të luftoni çdo ligj dhe çdo argument që përkrah abortin”


E Shtunë, 19 Janar 2013, ora 20:45

Bija ime, kur veprat e liga të shtohen, në mënyrën kur kombet të përpiqen të fusin abortin, Shpirti I Shenjtë do të zbresi mbi fëmijët e Zotit, që ata të mund të fitojnë guxim për t'i kundërshtuar.

Aborti është një nga mëkatet më të rënda në Sytë e Atit Tim. Asnjë arsye nuk mund t'i paraqitet Atij, që të justifikoj këtë vepër të ligë kundër Krijesës së Zotit. Aborti është një ofensë ndaj Krijimit të Shenjtë të njerëzimit dhe ai sjell me vete një ndëshkim të tmerrshëm.

Çdo argument do të bëhet për ta justifikuar atë mes kombeve tuaja, por asgjë nuk mund ta bëj atë të pranueshëm tek Zoti. Askush nuk e ka të drejtën të ndërhyj me Dhuratën e Jetës, të krijuar nga Zoti, Krijuesi I gjithçkaje.

Shumë shpirtra të gjorë besojnë se ata tregojnë ngushëllim kur e falin abortin, por ajo që ata bëjnë është se falin vrasjen, e cila është një mëkat i rëndë. Ju duhet të luftoni çdo ligj dhe çdo argument që e përkrah abortin dhe ta shpëtoni jetën e fëmijve të Zotit brënda barkut të nënës. Ju kurrë nuk duhet të ndjeni frikë kur e shpallni shenjtërinë e jetës.

Lutuni, lutuni, lutuni për ata shpirtra që nuk mund ta pranojnë rëndësinë e jetës dhe Veprën e Shenjtë të Krijimit të Zotit. Këta shpirtra kanë nevojë për lutjet dhe durimin tuaj. Tregojuni atyre se ju nuk do t'i pranoni kërkesat e tyre për t'ju bërë ju që të falni vrasjen e fëmijve të palindur të Zotit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht: