Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 9 January 2013

Virgjëra Mari: Kohët që vijnë do të jenë sfiduese për të gjithë të Krishterët

E Premte, 4 Janar 2013, në 12:30

Fëmijët e mi të dashur, ju duhet të luteni që Kishat e Krishtera të zgjohen ndaj të Vërtetës së këtyre Mesazheve. Do të jetë përmes fuqisë së numrit të tyre që ato do të vazhdojnë t’'i përmbahen Mësimeve të Birit tim.

Ai, Biri im i çmuar, dëshiron besnikërinë e të gjithë ndjekësve të Tij. Ju duhet të luteni që ata mes Kishave të Tij, me përgjegjësinë për shpalljen ditore të Fjalës së Tij të Shenjtë, të mbeten besnik ndaj Tij gjatë gjithë kohës.

Unë duhet t'ju bëj thirrje që të mos e dëgjoni çfarëdo lloj doktrine të re, e cila do të jetë e paraqitur në Emrin e Birit tim, Jezu Krishtit, por që nuk vjen në Emrin e Tij të Shenjtë.

Kohët që vijnë do të jenë sfiduese për të gjithë të Krishterët. Juve do t'ju duhet këmbëngulje e madhe nëse dëshironi të qëndroni të vërtetë ndaj Hyjit.

Kur të jeni të sfiduar, të ngacmuar dhe të persekutuar, prej të Krishterëve të tjerë, për të pranuar ligje të reja, të cilat ju do t'i njihni në zemrat tuaja se nuk janë nga Hyji, atëherë ju duhet të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës për të qëndruar besnikë ndaj Besimit tuaj.

Lutja e Kryqëzatës (91) Më mbaj besnik ndaj Besimit tim


O Nëna e Bekuar e Shpëtimit, më mbro në orën time të nevojës, kur të përballem me të ligun.

Më ndihmo ta mbroj Fjalën e Hyjit me forcë dhe kurajo, pa asnjë frikë në shpirtin tim. 

Lutu që unë të mbetem besnik ndaj Mësimeve të Krishtit dhe që t'ia dorëzoj plotësisht frikën time, shqetësimet e mia dhe trishtimin tim, krejtësisht.

Më ndihmo, që të eci përpara pa frikë në këtë udhë të vetmuar, për të shpallur të Vërtetën e Fjalës së Shenjtë të Hyjit, edhe kur armiqtë e Hyjit e bëjnë këtë detyrë pothuajse të pamundur.

O Nënë e Bekuar, unë kërkoj që, përmes ndërmjetësimit tënd, besimi i të gjithë të Krishterëve të mbetet i fortë, në çdo kohë, gjatë persekutimit. Amen.


Fëmijë, ju duhet të kujtoni se kur besimi juaj të jetë vazhdimisht i sfiduar, i fyer dhe i tallur, atëherë Biri im vuan me ju. Kjo vuajtje dhe persekutim është ashtu si ka qenë gjatë gjyqit të Tij mizor, gjatë të cilit Ai ishte akuzuar për herezi thjesht sepse foli të Vërtetën.

E Vërteta, kur flitet, tërheq kundërshtim, zemërim dhe nganjëherë edhe dhunë. Dijeni se Biri im do t'ju japë forcën që ju duhet, për ta duruar këtë periudhë të vështirësisë së madhe.

Dëgjojeni fëmijë thirrjen time. Unë do të ndërhyj, në emrin tuaj, për t'ju ruajtur të fortë, dhe Biri Im do t'ju vërshojë me hire të veçanta për t'ju aftësuar që t'i shmangeni ngacmimeve për të pranuar ligje blasfemike, të cilat do të shkaktojnë përçarje të madhe në Kishat e Krishtera dhe, sidomos, në Kishën Katolike.

Unë ju dua dhe ju ofroj lutjet e mia në çdo hap të udhëtimit tuaj në udhën e të Vërtetës.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/04/virgin-mary-the-times-ahead-will-be-challenging-for-all-christians/