Wednesday, 30 January 2013

Jesusi: “Me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, ju do të profetizoni në Emrin Tim të Shenjtë në mbarë botën”


E Martë, 22 Janar 2013, ora 10:24

Bija Ime e dashur, Drita Ime do të ndriçoj tani në ato vënde ku nuk është treguar e Vërteta.

Atje ku Zoti as edhe nuk përmëndet, Prania Ime Hyjnore tani do të mbushi çdo cep të këtyre vëndeve që nuk më nderojnë Mua, edhe pse ata janë të vetëdijshëm se Kush Jam Unë. Perdja e errësirës do të ngrihet dhe, më në fund, këta shpirtra të etur do të pijnë Shpirtin Tim të Shenjtë dhe do të përtypin Fjalën Time të Shenjtë. Pas gjithë kësaj kohe, përmes përhapjes së Grupeve të Mia të Lutjeve, atyre do t’ju jepet e Vërteta.

Unë i referohem atyre vëndeve ku kishat tuaja qëndrojnë bosh, ku Sakramentet rrallë herë bëhen të mundshme dhe ku Meshat ditore nuk festohen më. Varet nga ju, dishepujt e Mi të dashur, të përhapni Fjalën Time të Shenjtë, që shpirtrat e errët dhe ata që nuk dinë asgjë për Mua, të ndriçohen dhe të inkurajohen, me butësi, për të ardhur tek Unë.

Unë ju bekoj dhe me anë të Fuqisë së Dashurisë Sime të thellë për secilin prej jush, Unë do t'i shtoj radhët tuaja së tepërmi. Grupet e Mia të Lutjes do të ngrihen në çdo vënd dhe me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, ju do të profetizoni në Emrin Tim të Shenjtë në mbarë botën.

Kujtohini të gjithë për Mësimet e Mia. Kujtohini njerëzit të lexojnë Biblën e Shenjtë, një nga Dhuratat më të mëdha të dhuruara ju nga Ati Im. Thoni Lutjet e Mia; lexoni Mesazhet e Mia të Lavdishme dhe lutuni që ju të mund të kapni madje dhe ata me zemrat më të ngurta.

Unë do t'ju dhuroj ju shumë Dhurata dhe Unë do t'ju udhëzoj në çdo hap që ju  merrni në Udhën e të Vërtetës.

Jesusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: