E Mërkurë, 2 Janar 2013, në 20:00
Bija Ime fort e dashur, ti duhet t'i informosh të gjithë ndjekësit e Mi, se lutjet e tyre do të ndihmojnë në zbutjen e shumë prej asaj që ka qenë parathënë.
Lutja është aq e fuqishme, saqë nëse do të thuhen mjaft prej lutjeve që Unë i kam dhënë botës, përmes Kryqëzatës së Lutjes, atëherë shumë prej mundimit të vështirë mund të pakësohet.
Unë gjithashtu duhet të theksoj edhe fuqinë e faljes. Kur ju të jeni të persekutuar, në Emrin Tim, ju duhet të luteni për ata shpirtra që ju shqetësojnë. Kur ju luteni për ta, me zemër, Unë do t’i mbuloj ata me dashurinë tuaj. Kur ju luteni për armiqtë tuaj, ju e vononi misionin e Satanit për t’i marrë shpirtrat nga Unë.
Bija ime, Mua më duhet tani të të udhëzoj ty, dhe ndjekësit e Mi, që të qëndroni të qetë përballë kundërshtimit të shumtë ndaj këtyre Mesazheve. Ju kurrë nuk duhet t’i frikësoheni Fjalës së Hyjit, madje edhe kur ajo ju sjell shumë dhimbje nga bota e jashtme.
Mos mendoni se është e lehtë për tu futur në Mbretërinë Time. Për secilin prej jush që me të vërtetë më do Mua, do të ketë një ose dy më shumë njerëz të tunduar për t'ju ndaluar në besnikërinë tuaj ndaj Meje. Kjo ka qenë kështu që prej Vdekjes Sime në Kryq. Do të mbetet kështu deri në Ardhjen Time të Dytë.
Dishepujt e Mi do t'i tërheqin ato shpirtra që më kërkojnë Mua. Pastaj dishepujt e Mi do t'i pushtojnë këta shpirtra, dhe kështu ndjekësit e Mi do të shtohen për t’u bërë në një, të bashkuar me Mua. Nuk do të jetë kurrë pa vuajtje, kjo udhë e vetmuar drejt Mbretërisë Sime.
Kur ata të hedhin akuza kundër jush, mendoni për udhën Time drejt Kalvarit. Mendoni për heshtjen Time, dhe dinjitetin e të përqendruarit thjesht në qëllimin Tim të vetëm, për të shpëtuar shpirtrat, gjatë çdo sekonde që ju të duroni tallje, në Emrin Tim.
Kjo do ta bëjë udhën tuaj më të durueshme. Lërini kundërshtarët tuaj të bërtasin abuzime; lërini ata t'ju quajnë budallenj; lërini ata t’i deklarojnë Mesazhet e Mia si herezi. Sepse kur ju ta bëni këtë, gjuhët e tyre të liga nuk do të kenë asnjë fuqi mbi ju.
Duajini të gjithë ata që ju persekutojnë, në Emrin Tim. Pastaj lutuni për ta. Dhe kur ju t’i falni ata, ju do ta shkatërroni fuqinë që Satani e mban mbi ta.
Ky është sekreti i përulësisë.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/02/love-all-those-who-persecute-you-in-my-name-then-pray-for-them/