E
Enjte, 24 Nëntor 2011, në 21:00
Bija
Ime fort e dashur, mos ki frikë sepse koha është pranë për ty dhe për mbarë
botën. Ky
udhëtim ka qenë intensiv për ty, bija Ime, përgjatë një periudhe kohe që ka
qenë tepër e shkurtër. Ti
i je bindur Vullnetit Tim të Shenjtë që në fillim, megjithëse kishe dyshimet e
tua.
Pavarësisht se u përbuze në disa qarqe, dhe në veçanti nga ata që pohojnë
të jenë dishepuj të shenjtë të Mitë dhe të Nënës Sime të dashur, ti kurrë nuk
ke hezituar t’i komunikosh botës Fjalën Time të Shenjtë. Shpërfille gjithë këtë
lëndim sepse ai tani ka kaluar.
Tani
që Unë vij me Mëshirën Time të madhe të gjithë fëmijët e Mi me besim të vërtetë
do të bien në falënderim të përulur për të më mirëpritur Mua dhe për ta pranuar
Mëshirën Time. E Vërteta tani do të zbulohet.
Ngrihuni
që të gjithë dhe priteni me gëzim ardhjen Time.
Bota
do të ndryshohet përgjithmonë.
Mbajeni
mend, është prej Dashurisë Sime të thellë për të gjithë ju, duke përfshirë ata
prej jush që e përbuzin Fjalën Time të Shenjtë, apo që më mohojnë Mua, që Unë
vij për t’ju shpëtuar edhe një herë.
Shpëtimtari dhe
Shpenguesi juaj
Jezu
Krishti