E
Premte, 9 Dhjetor 2011, në 22:00
Bija
Ime fort e dashur, sa dëshiroj që fëmijët e Mi, sidomos ata që vuajnë në Evropë
nën shtypje, vetëm të ktheheshin tek Ati Im për ndihmë.
Grupi
i lig, të cilit Unë i jam referuar herë pas here, tani po afrohet me përpjekjet
e tyre për të kontrolluar të gjithë fëmijët e Mi të gjorë në këtë pjesë të
botës.
Ata,
pengje të pafajshëm në një plan mizor për të futur një Monedhë Botërore me
qëllim për të kontrolluar të tërë Evropën, duhet të luten fort tani për ndihmë
nga Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm.
Kurrë
mos u dorëzoni, fëmijë, ndaj persekutimit, që po kryhet pas dyerve të mbyllura.
Lutuni për t’i dobësuar këto rrethana. Thirreni Hyjin Atë, në Emrin Tim, Birin
e Tij të dashur, Jezu Krishtin, për ta evituar këtë krizë dhe thoni:
“Hyji Atë, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu
Krishtit, unë të lutem Ty ta ndalosh këtë paturpësi për të kontrolluar fëmijët
e Tu. Të lutem mbroji të gjithë fëmijët e Tu, në këto kohë të tmerrshme, që të
mund të gjejmë paqe dhe dinjitet për të jetuar jetët tona të lirë nga i ligu.”
Bija
Ime, lutja mund dhe do t’i japë fund këtyre planeve famëkeqe.
Hyji
Ati i Gjithëpushtetshëm, ashtu si e kam thënë, do t’i ndëshkojë ata përgjegjës
për këtë komplot të lig nëse ata nuk kthehen në besimin tek Krijuesi i tyre i
Gjithëpushtetshëm.
Kini
besim tek Unë. Kini besim tek Ati Im i Përjetshëm dhe lutuni që ky persekutim
të ndalohet përpara se plani i vërtetë për t’i shkatërruar, kontrolluar dhe
dëmtuar këta shpirtra të jetë zbuluar eventualisht.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu Krishti