E
Hënë, 5 Dhjetor 2011, në 15:15
Bija
Ime më e dashur, përgatitjet për Paralajmërimin Tim për ta përgatitur
njerëzimin kanë përfunduar.
Unë
dua të falënderoj ndjekësit e Mi të shtrenjtë të cilët, përmes dashurisë së
tyre për Mua, kanë ndihmuar në shpëtimin e sa miliona shpirtrave.
Koha
për Ardhjen Time të Dytë është pothuajse përmbi botë. Megjithatë, sa shumë nuk
janë akoma të përgatitur, por Mëshira Ime do t’i mbrojë ata.
Ardhja
Ime do të jetë një Ngjarje e Lavdishme dhe burra, gra dhe fëmijë do të bien në
gjunjë me gëzim, të mrekulluar dhe me dashuri në zemrat e tyre, për Mua
Shpëtimtarin e tyre Hyjnor.
Shumë
do të përjetojnë lehtësim të plotë, sepse njeriu nuk mund ta duronte torturën,
që po ushtrohet mbi të nga Satani dhe nga milionat e engjëjve të tij të errët,
të cilët janë fshehur në çdo cep të botës dhe që po shkaktojnë dhimbje të
tmerrshme.
Ata,
djajtë e Satanit, kaq të shpërfillur nga shumë prej fëmijëve të Mi sepse ata
thjeshtë nuk e besojnë se ata ekzistojnë, po shkaktojnë pakënaqësi dëshpëruese
në botë.
Ata
krijojnë urrejtje mes njerëzve, zili, xhelozi dhe një dëshirë për të vrarë.
Atyre nuk iu ka mbetur shumë kohë, fëmijë, sepse Unë, Shpëtimtari juaj, do të
kthehem së shpejti ashtu siç premtova.
Lutuni,
të gjithë ju, për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat në botë, që edhe ata
gjithashtu të jenë gati për Parajsën e Re mbi Tokë.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti