E Hënë, 28 Nëntor
2011, në 20:00
Bija
Ime fort e dashur, ti duhet ta kujtosh se kur më shërben Mua, jeta jote do të
jetë gjithmonë një shtrat gjembash. Asgjë
nuk do të jetë e lehtë, por ta dish se kur je një shpirt i zgjedhur, kjo nuk
vjen pa sakrificë. Në këtë udhëtim që ti ndërmerr duke ecur Krah Meje, ti do të
pështyhesh, pengohesh, tallesh, shkelmohesh dhe torturohesh atëherë kur më pak
e pret. Të gjithë ata që e shpallin Fjalën Time haptas do të vuajnë gjithashtu
të njëjtat keqtrajtime.
Sidoqoftë,
vetëm kur ti t’i pranosh këto poshtërime dhe sprova, si pjesë e kryqit që e
mban kur zgjodhe të punosh për Mua, atëherë ti do ta arrish pjekurinë drejt
përsosmërisë shpirtërore që pritet prej teje.
Pranoji,
bija Ime, poshtërimet, dhimbjen dhe vuajtjen e hedhur drejt teje. Sigurisht që
tashmë ti dhe gjithë ushtarët e Mi të dashur, të cilët i pranojnë udhëzimet e
Mia më të shenjta përmes këtyre Mesazheve, duhet ta dini se Jam Unë Ai që ecën
përkrah jush.
Shpëtimtari juaj i
dashur
Jezu
Krishti