Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 24 May 2016

Virgjëra Mari: Ndëshkimi ka për të ndodhur

E Enjte, 1 Dhjetor 2011, në 23:00

(Ky Mesazh u mor pas një shfaqjeje, që zgjati 30 minuta, gjatë së cilës Virgjëra e Bekuar Mari qante vazhdimisht, që e shqetësoi tepër vizionaren Maria e Mëshirës Hyjnore, e cila tha se të copëtohej zemra tek e shikoje.)

Fëmija im, brenga ime ndaj ligësisë kaq të dukshme në botë ma thyen Zemrën, kur i shoh ata shpirtra të humbur të zhyten më thellë në humnerën e errësirës nga e cila nuk ka asnjë kthim.

Satani i ngacmon tani, fëmijët e mi, ndërsa ai me shpejtësi i vjedh shpirtrat e atyre që nuk kanë aspak dashuri për Hyjin në zemrat e tyre. Është e frikshme, bija ime, që po të njëjtët shpirtra nuk e kanë idenë se me çfarë do të përballen pas vdekjes.

Lotët e mi të trishtimit vërshojnë në një lumë të pafund hidhërimi ndërsa unë shoh gjithashtu torturën dhe vuajtjen e ashpër që Biri im po e duron pikërisht tani.

Dora e Atit tim qiellor është gati për të rënë si ndëshkim, tani në disa pjesë të botës. Ato kombe që po planifikojnë një mizori të tmerrshme për të vrarë kombe do të ndëshkohen rëndë. Unë nuk mund ta mbaj Dorën e Atit tim, e tillë është thellësia e Zemërimit të Tij.

Lutuni për ata që përballen me këtë ndëshkim të rëndë. Lutuni për shpirtrat e tyre. Veprimet e tyre duhen ndaluar, ose përndryshe ata do t’i fshijnë jetët e miliona fëmijëve të mi të gjorë. Veprimet e tyre djallëzore nuk mund të lejohen, pasi ata do të synojnë që të shkaktojnë shkatërrim të tmerrshëm mbi ato kombe të tjera që ata i shohin si të jenë armiqtë e tyre.

Lutuni, lutuni, lutuni përpara ndëshkimit, për ta lehtësuar vuajtjen e të pafajshmëve.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Brengave