E
Mërkurë, 30 Nëntor 2011, në 15:30
Bija
Ime fort e dashur, ata që janë kaq në ankth për ta vërtetuar dashurinë e tyre për
Mua, shumë shpesh gjejnë dëshpërim në shpirtrat e tyre, që i lë ata të ndjehen
të zbrazët nga Dashuria Ime. Kjo mund të jetë kaq e papritur, saqë mund ta lërë
shpirtin në një gjendje braktisjeje të tillë sa t’i duket sikur kurrë nuk do të
përmirësohet nga ndjenjat e dobësisë dhe të mungesës së besimit.
Mos
kini frikë, fëmijë. Braktisja është diçka që ju do ta ndjeni kur të jeni pranë
Meje. Unë ndjeva të njëjtën braktisje ndërsa isha në Tokë prej Atit Tim të
dashur. Unë u ndjeva i humbur dhe i vetmuar ndërsa përpiqesha të komunikoja me
Të shumë herë.
Kjo
është një sprovë e rëndë që ju do ta vuani kur ju të jeni një besimtar i
vërtetë në Hyjin. Kjo është mënyra e Satanit për t’ju tërhequr tutje kështu që
pas njëfarë kohe ai shpreson që ju të hiqni dorë nga kërkimi juaj për Mua dhe
të bini prapë në udhët e botës, të cilat janë joshëse, por që nuk kënaqin.
A
nuk e dini se lutja do ta parandalojë këtë të ndodhë? A nuk e kuptoni se Unë e
lejoj këtë për të mirën tuaj dhe si pjesë e përgatitjes suaj për të fituar një
forcë shpirtërore që arrihet vetëm përmes kësaj braktisjeje?
Udhët
e Atit Tim janë të vështira që ju, fëmijë, t’i kuptoni. Vetëm besoni tek Unë,
Jezusi juaj, dhe më thërrisni Mua për t’ju dhënë hiret që ju duhen për të
luftuar me Mua për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja. Ata duhet të
shpëtohen nga planet djallëzore që po orkestrohen në botën tuaj nga ato fuqi që
kërkojnë t’ju kontrollojnë përmes vetë gjërave që juve ju nevojiten për të
mbijetuar.
Mbajeni
mend, fëmijë, Unë Jam aq pranë tek gjithë ndjekësit e Mi sa kur të ndodhë
Paralajmërimi ushtria Ime do të ngrihet menjëherë për t’u bërë një kundërshtare
e fuqishme e Satanit.
Shpresa,
fëmijë, nuk duhet të humbasë kurrë. Unë do t’ju shpëtoj nga tmerret e botës
suaj, e cila është në rrëmujë të plotë të shkaktuar nga mungesa e besimit në
Atin Tim të Përjetshëm.
E
gjithë kjo ka për të ndryshuar kur bota do të dëshmojë provën që i duhet për ta
pranuar Ekzistencën e Hyjit Atë.
Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit